By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Peshku më i shëndetshëm për trurin dhe zemrën: Kushton më pak se 4 euro, mjekët ua rekomandojnë të gjithëve
January 31, 2026
Qumësht i artë: Mbron zemrën, pastron mëlçinë, forcon imunitetin dhe përgatitet vetëm në 10 minuta
January 31, 2026
Përgatitni shpejt një supë të shijshme me krem ​​domatesh dhe kënaqni familjen tuaj…
January 31, 2026
EKSPERTËT PARALAJMËROJNË: Këto pije rrisin rrezikun e kancerit, ato janë veçanërisht të rrezikuara…
January 31, 2026
Lajm i keq për punëtorët nga Ballkani, numri i të papunëve ka arritur një shifër të pabesueshme…
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dështon sërish miratimi i buxhetit të Prishtinës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Dështon sërish miratimi i buxhetit të Prishtinës
Lajme

Dështon sërish miratimi i buxhetit të Prishtinës

Kosova Times
Last updated: 2024/09/30 at 12:34 PM
Kosova Times Published September 30, 2024
Share
SHARE

Kuvendi Komunal i Prishtinës mbajti mbledhje të jashtëzakonshme, ku në rend të ditës ishte “Propozim-vendimi për miratimin e buxhetit të Komunës së Prishtinës për vitin 2025”.

 

Për të dytën herë me radhë ky buxhet nuk gjeti përkrahjen e shumicës. Kjo pasi asamblistët e VV-së  lëshuan mbledhjen ku po diskutohej buxheti i Prishtinës për vitin 2025 për çfarë nuk kishte kuorum për votimin.

Paraprakisht kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama tha se buxheti është i gjatë dhe transparent që mundëson zhvillimin e kryeqytetit.

“Të gjitha procedurat i i kemi diskutuar dhe përpilimi i buxhetit është një proces shume transparent dhe gjitha kërkesat e qytetarëve shkojnë nëpër drejtori përkatëse. Ky buxhet mundëson transformimin dhe zhvillimin e kryeqytetit”, tha ai.

Valbona Makolli, drejtoreshë e  Financave në Komunën e Prishtinës, tha se buxheti për kryeqytetin do të jetë mbi 128 milionë euro.

“Kryeqyteti për vitin 2025 do të këtë mbi 128 milionë euro ku do të ndahet në kategori sikurse paga dhe mëditje, mallra dhe shërbime, subvencione e kategori të tjera”, tha ajo.

Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla tha se ky buxhet nuk i shërben kryeqytetit.

“Siç e dini ky është një moment vendimtar që determinon vizion për zhvillim. Është moment kritik dhe se VV nuk mund të mungoj siç nuk ka munguar as një herë në raste të tilla. Kemi përkrahur dhe kemi mbështetur çdo iniciativë që është në të mirë të kryeqytetit. Për këtë buxhet as nuk jemi pyetur as nuk jemi konsultuar. Vazhdojmë të mendojmë që ky buxhet nuk i shërben Prishtinës është buxhet zgjedhor i LDK-së i krijuar nga zyrtarë të LDK për interesat e tyre partiake për ta shtyrë përpara agjendën zgjedhore”, ka thënë ai.

Edhe Nora Kelmendi nga VV tha se me këtë buxhet nuk shohin zhvillimin e kryeqytetit.

“Kjo është hera e dytë që ky buxhet po diskutohet. Ky dokument do të duhej të përcaktonte të ardhmen dhe ne kemi për detyrë të analizojmë këtë dokument. Por ne nuk po e shohim vizionin për zhvillimin e kryeqytetit e që do duhej të ishte në përputhje me nevojat e qytetarëve. Ky buxhet është punuar sa për sy e faqe”, tha ajo.

Shefja e grupit të asamblistëve të LDK-së në Prishtinë, Jeta Rafuna ka ftuar partitë opozitare që ta votojnë buxhetin.

“Po i bëj thirrje partive opozitare që të mos bllokojnë këtë projekt. Bllokimi rrezikon mirëqenien e qytetarëve. Është buxhet për arsim, për shëndetësi e zhvillim ekonomik”, tha ajo.

Kurse Bahri Gashi nga AAK tha se edhe pse ka mangësi por si Aleancë do ta votojnë buxhetin. Edhe Gëzim Mehmeti nga AKR në Prishtinë, ka thënë se përkrahin miratimin e buxhetit.

“Pozita ka pasur dështime, gabime por edhe projekte që kanë mbetur në letër. Por sot nuk është dita për t’i llogaritur dështime,  kemi një vendim të rëndësishëm se çfarë do të bëhet për kryeqytetin. Mos miratimi i buxhetit do të thotë ndalimi i projekteve jetike në shumë fusha dhe ndalimi i hapësirave të gjelbra për qytetarët. Pavarësisht që kemi shume arsye, ne nuk lejojmë që të mbahen peng projektet për kryeqytetin. Sot jemi të gatshëm dhe do ta votojë buxhetin sepse e mbështes qytetin tim”, ka thënë Mehmeti.

Endrit Zabërgja nga  Nisma tha se vota e tyre do të jetë pro dhe u ka bërë thirrje opozitës që të jemi të ndërgjegjshëm.

You Might Also Like

Osmani: Sakrifica e Pajazitit, Zejnullahut e Hoxhës – themel për Kosovën

Kurti: Rënia e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës i dha hov UÇK-së dhe vetëbesimit popullor

Osmani e Kurti bëjnë homazhe për Zahir Pajazitin dhe bashkëluftëtarët në 29-vjetorin e rënies

Arrestohen dy persona, sekuestrohen mbi 9 kg drogë

29 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e Edmond Hoxhës

Kosova Times September 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

Brenda pushimeve tre mujore të Leonardo DiCaprio – dhe të gjitha modelet e reja që ai ka marrë gjatë rrugës

Kosova Times Kosova Times August 9, 2023
Arminka Heliç iu përgjigj Rod Blagojeviç: Qëllimi është të minohet rruga euroatlantike e BiH
Bisedimet SHBA-Ukrainë kanë dështuar. Kështu po reagon bota ndaj kësaj
Simion kryeson zgjedhjet presidenciale të Rumanisë
Arrestohet në Hungari 45-vjeçari shqiptar i dënuar për vjedhje, me qëllim ekstradimin në Shqipëri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?