By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aktakuzë për shpëlarje parash, sekuestrohen pasuri mbi 350 mijë euro
June 26, 2025
Vitia: Investime të reja në shëndetësi për Shtimen, dorëzohet autoambulanca
June 26, 2025
Murati: Vetëm VV kundër që nënkryetari i Kuvendit t’i takojë Listës Serbe
June 26, 2025
Vdes 74-vjeçari në rrugë në Ferizaj
June 26, 2025
LVV e quan ‘Zonë të Krimit’ Komunën e Prizrenit
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Festohet njëqind vjetori i lindjes së Ish-Presidentit Jimmy Carter
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Festohet njëqind vjetori i lindjes së Ish-Presidentit Jimmy Carter
Rajon / Botë

Festohet njëqind vjetori i lindjes së Ish-Presidentit Jimmy Carter

Kosova Times
Last updated: 2024/09/30 at 5:30 PM
Kosova Times Published September 30, 2024
Share
SHARE

Jimmy Carter është Presidenti i parë amerikan që arrin moshën 100-vjeçare. Zëri i Amerikës sjell hollësitë mbi organizimet në Xhorxhia kushtuar këtij përvjetori historik të presidentit të 39-të amerikan.

Teatri Fox në Atlanta priti dhjetëra artistë dhe mijëra të ftuar, në koncertin me rastin e 100 vjetorit të lindjes së ish-Guvernatorit të Xhorxhias dhe ish-Presidentit amerikan, Jimmy Carter.

“Është një mënyrë për t’u bashkuar”, thotë kryetari i bordit të qendrës ‘Carter’, Jason Carter.

Ai beson se koncerti ku morën pjesë artistë që kishin bërë fushatë për gjyshin e tij më 1970, është një mënyrë bashkimi edhe mes partive të ndryshme, për të festuar njeriun që njihet si “Presidenti Rock ‘n’ Roll”.

“Kjo i bashon njerëzit dhe tejkalon ndasitë mes vendeve, kulturave dhe racave. Sonte këtu bashkohen demokratët dhe republikanët”, thotë ai.

Në këtë festë mungoi vetë Jimmy Carter. Ish-Presidenti ndodhet nën kujdes profesional për mbajtjen nën kontroll të dhimbjeve në shtëpinë e tij në një qytet të vogël 240 kilometra në jug të Atlantës.

“Është një qytezë me 600 banorë në një zonë periferike. Ai ka ndihmuar në Afrikë vende të ngjashme me pak banorë. Aty ai ndjen një lidhje të fortë, prandaj po e shënon këtë moment duke qëndruar në shtëpi”, thotë nipi i Presidentit Carter.

Jimmy Carter është presidenti i parë amerikan që lindi në një spital. Lillian Carter e solli atë në jetë më 1 tetor 1924 në qytetin Plains të Xhorxhias.

“Arsyeja e vetme pse ai lindi në spital ishte sepse nëna e tij po punonte atë ditë”, thotë Jill Stuckey, mike e familjes Carter që punon si mikëqyrëse e Parkut Historik Kombëtar ‘Jimmy Carter’.

Aty vizitorët mund të shohin fermën e tij të fëmijërisë nga epoka e depresionit, shkollën e vjetër në Plains ku ai ndoqi mësimet, depon e hekurudhës që ai e shndërroi në seli fushate gjatë kandidaturës së suksesshme më 1976 në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Zonja Stuckey thotë se qyteti Plains e nderon ish-presidentin çdo ditë, por kjo ditëlindje historike shënohet duke ndihmuar të tjerët.

“100 qytetarë të rinj po marrin shtetësinë për nder të tij”, thotë zonja Stuckey.

Ditëlindja e 100-të e Ish-Presidentit Carter është e para që ai e kalon pa gruan e tij Rosalynn, e cila vdiq nëntorin e kaluar.

“Të jesh pa shokun e shpirtit pas 77 vite e gjysmë martesë është shumë e vështirë”, thotë zonja Stuckey.

Festa e ditëlindjes, që filloi në Teatrin Fox në shtator dhe përfundon në Plains më 1 tetor, bashkoi familjen e madhe të presidentit të 39-të amerikan, përfshirë stërnipin e tij, Charlie Carter.

“Ndoshta 101 vjetori mund të jetë festë edhe më e madhe”, përgjigjet ai në një pyetje të Zërit të Amerikës.

Jimmy Carter mban rekordin për karrierën më të gjatë pas largimit nga Shtëpia e Bardhë. Pasi përfundoi mandatin më 1981, ai dhe gruaja e tij themeluan Qendrën globale jofitimprurëse ‘Carter’ me bazë në Atlanta, e cila lufton sëmundjet e neglizhuara tropikale, angazhohet për zgjidhjen paqësore të konflikteve dhe mbikëqyr zgjedhjet në mbarë botën… për çka u nderua me Çmimin Nobel për Paqe më 2002.

You Might Also Like

Të paktën 21 persona u vranë në sulmet ajrore dhe të shtënat në Gaza

Policia austriake thotë se vdekja e stjuardesës është mbyllur

Nxehtësi rekord deri të dielën, 6 qytete me paralajmërim të kuq

Sistemet ruse Pantsir dështojnë të ndalin turmën e dronëve në Irak

Kina pret ministrat e Mbrojtjes iranianë dhe rusë në sfondin e një ‘ndryshimi të rëndësishëm’

TAGGED: #100 vjet, #Jimmy Carter
Kosova Times September 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani takon Ndihmës Sekretarin e Shtetit të ShBA-ve: Diskutime për paqen dhe dialogun Kosovë-Serbi”

Kosova Times Kosova Times August 31, 2024
SHBA sanksionon ish-drejtorin e prokurimit në Ministrinë e Tregtisë, Nexhat Krasniqi
Arrestohet një shtetas i huaj në aeroportin “Adem Jashari”
Kosova e nis me këmbë të mbarë, merr një pikë në Tel Aviv
Borrell: Partneriteti i Kinës me Rusinë ka kufij
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?