By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Triumfi i Shqipërisë ndaj Serbisë, Begaj: Ndeshje që do mbahet mend gjatë
October 11, 2025
Shqipëria triumfon 1-0 në Leskovc ndaj Serbisë
October 11, 2025
Festoi golin e Reni Manajt dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet autori
October 11, 2025
Ndërroi jetë aktorja legjendare Diane Keaton
October 11, 2025
Forcat e Armatosura Shqiptare të tretët në garën e `Cambrian Patrol`
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vonesa në kërkimin dhe gjetjen e të pushkatuarve gjatë regjimit komunist
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Vonesa në kërkimin dhe gjetjen e të pushkatuarve gjatë regjimit komunist
Rajon / Botë

Vonesa në kërkimin dhe gjetjen e të pushkatuarve gjatë regjimit komunist

Kosova Times
Last updated: 2024/09/30 at 7:53 PM
Kosova Times Published September 30, 2024
Share
SHARE

Në takimin e zhvilluar në prani të përfaqësuesve të Autoritetit për Informim mbi Dosjet e ish Sigurimit të Shtetit, kryetari i shoqatës se ish të burgosurve politikë të Shkodrës, Zenel Drangu, tha se, me gjithë premtimet, ende nuk kanë nisur në terren gërmimet për gjetjen e trupave të kundërshtarëve politikë të pushkatuar gjatë regjimit komunist.

“Ka mbetur në kuadër të fjalëve dhe se bëhet pengesë një vendim i Këshillit të Ministrave. Tek varrezat e Rrmajit dihet se gjenden 10 të ekzekutuar dhe Autoriteti i Dosjeve ka thënë se po fillojmë sot, po fillojmë nesër, por deri tani nuk është bërë asgjë. Ka qenë fjala për të filluar gërmimet tani, në muajin shtator, por nuk u bë e mundur. Të paktën të nisë puna për t’u gjetur ata që mund të gjenden, me qëllim që familjarët e tyre të kenë një vend varrimi ku të çojnë një tubë me lule”, thotë ai.

Anëtari i bordit drejtues të Autoritetit për Informim mbi Dosjet e ish Sigurimit të Shtetit, Gjergj Marku, tha gjatë takimit se pritet një vendim i qeverisë, i cili do të mundësojë nisjen e gërmimeve për gjetjen e eshtrave të ekzekutuarve gjatë komunizmit.

“Ne aktualisht presim edhe një VKM që shpresojmë të bëhet nga qeveria për të filluar me gjetjen e tyre. Në këtë moment jemi në kuadrin e kërkimit dhe gjetjes së dëshmive. Kemi caktuar vendet e ngjarjeve në të gjithë territorin e Shqipërisë ku ne mendojmë dhe shpresojmë të gjejmë këto persona të zhdukur në regjimin komunist”, thotë ai.

Prej të paktën 5 vitesh Autoriteti, në bashkëpunim me familjarët dhe institucionet, po punon për evidentimin e vendit te pushkatimit të kundërshtarëve politikë të regjimit.

Në vitin 2018 qeveria e Shqipërisë nënshkroi një marrëveshje me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, por deri tani puna eshtë në fazën përgatitore dhe gërmimet në terren për gjetjen e eshtrave ende nuk ka filluar. Ndërkohë, familjarët e të zhdukurve vazhdojnë ende të kërkojnë mes malesh, por edhe tek institucionet, me shpresën se në arkivat e kohës së diktaturës do të kenë mbetur gjurmë të krimit.

Kolë Vladaj, nga Shala e Dukagjinit, thotë se prej 33 vitesh vazhdojnë të kërkojnë eshtrat e gjyshit të tyre, të ekzekutuar pa gjyq në vitin 1945, dhe ende nuk i kanë gjetur. Ai thotë se kanë kërkuar ndihmë edhe tek autoriteti i dosjeve për të gjetur gjurmë të vendit të ekzekutimit, por kjo ka qenë e pamundur.

Kryetari i Shoqatës Antikomuniste të ish të Burgosurve Politikë të Shqipërisë, Et’hem Fezollari, thotë se ende në institucione ka persona të së kaluarës që pengojnë procesin e gjetjes së të zhdukurve në komunizëm.

“Mjaft me mashtrime. Populli është i ngopur. Ne i kemi vënë detyrë vetes që kjo punë të shkojë deri në fund. Të mos ngelin në harresë”, thotë ai.

Gjatë periudhës së komunizmit në Shqipëri mendohet se u ekzekutuan, me gjyq dhe pa gjyq, rreth 6 mijë kundërshtarë politikë. Pas rrëzimit të komunizmit, familjarët nisën me nxitim kërkimet dhe rreth 2 prej tyre u gjetën dhe u rivarrosën me nderime.

You Might Also Like

Ja si dukej sheshi i pengjeve: Natanyahu u fishkëllye, Trump u duartrokit në këmbë

57 rajone të Rusisë po përballen me mungesë benzine

Rusët e lanë Vuçiçin në baltë: I premtuan një kontratë afatgjatë gazi, pastaj ndryshuan mendje për ta mbajtur në duart e tyre

Lukashenko urdhëron kontroll urgjent të gatishmërisë luftarake të ushtrisë

Tregtari ukrainas i kriptovalutave kryen vetëvrasje pas rënies së tregut

TAGGED: #Regjimi komunist, #Të pushkatuarit
Kosova Times September 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Murati: Votimi i fshehtë në Bundestag, shembull për zgjidhjen e ngërçit

Kosova Times Kosova Times May 6, 2025
Deti i Zi nën kontrollin e zbulimit ajror të NATO-s – detaje
Vdes njëri nga tre të plagosurit në Pejë
Një 58-vjeçar humb jetën pasi bie në hapësirën e ashensorit  në Ferizaj
Bëhet gati një draft statut për Asociacionin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?