By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Senatori Graham: Trump mbështet sanksione më të ashpra kundër Rusisë
June 30, 2025
WP: SHBA-të përgjojnë bisedën e zyrtarëve iranianë në lidhje me sulmet amerikane
June 30, 2025
Lufta në Ukrainë është zbehur në sfond. Atje po zhvillohen beteja të ashpra, rusët po grumbullojnë trupat e tyre.
June 30, 2025
Kryeministri shqiptar poston një foto me inteligjencën artificiale të tij dhe Farage me rroba banje
June 30, 2025
Mediat gjermane mbi arrestimet e qytetarëve dhe frikën e Vuçiçit nga zgjedhjet: “Sikur në prag të luftës civile”
June 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qeveria shterpë, presidentja jo produktive!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Qeveria shterpë, presidentja jo produktive!
Opinion

Qeveria shterpë, presidentja jo produktive!

Kosova Times
Last updated: 2024/10/01 at 8:30 AM
Kosova Times Published October 1, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Paaftësia për të prodhuar, mungesa e aftësisë krijuese, varfëria e mendimit dhe krijimtarisë, të qenët i pafrytshëm dhe i padobishëm për shoqërinë e bëjnë një qeveri të jetë shterpë apo jo produktive për shtetin dhe qytetarët. Shterpësia e punës së një diplomacie ndikohet edhe nga abortet politike për sjelljen e njohjeve të reja apo të anëtarësimit të shtetit në organizata ndërkombëtare.

Takimet formale pa protokoll shtetëror nuk ofrojnë asgjë për Kosovën

Dy liderët e shtetit të Kosovës, presidentja dhe kryeministri javën e kaluar qëndruan në New York. Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së takuan kryeministra dhe shefa të shumë shteteve, shumicën prej të cilëve i takuan ndaras.

Presidentja Vjosa Osmani dhe Albin Kurti në mesin e takimeve patën edhe takime me përfaqësuesit e katër shteteve mosnjohëse të Kosovës.

Takimin e parë që e bëri publik presidentja Osmani ishte ai me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin, të cilit i kërkojë njohjen e shtetit të Kosovës nga Vatikani!

Të njëjtin, pra, Kardinalin Pietro Parolin e takuan bashkë Albin Kurti dhe zëvendësja e tij në Qeveri, Donika Gërvalla-Schwarz.

Vatikani ishte njëri nga katër shtetet mosnjohëse që i takuan ndaras liderët shtetërorë të Kosovës: Mauritiusi, Greqia dhe Bahamasi!

Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, presidentja, kryeministri dhe kryediplomatja i takuan 32 liderë vendesh të ndryshme dhe morën pjesë në tryeza dhe samite vendesh në javën kur të gjithë politikanët botërorë zbarkojnë në New York.

Për dallim nga presidentja që arriti t’i afrohet presiedentit në ikje të ShBA-së, Joe Biden për një bisedë të shkurtër kortezie, kryeministri me eskortën e tij kishte biseda “produktive” për zhvillimet aktuale dhe të ardhmen me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, James O’Brien, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof dhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin, Kryeministrin e Grenadës, Dickon Mitchell, dhe Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

Me diplomaci shterpë nuk lindin njohje të reja për Kosovën!

Këto ishin të dhëna zyrtare nga takimet e liderëve shtetëror të Kosovës në margjinat e e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Pas këtyre takimeve të ngjeshura priten rezultate evidente, në të kundërtën i pret zhgënjimi i madh qytetarët e vendit tonë!

Nëse nuk na vjen së paku një njohje ndërkombëtare nga këto takime formale në fund të mandatit politik të kësaj qeverie, atëherë, jo vetëm që nuk e meritojnë të mbeten në pushtet, e meritojnë ndëshkimin me votë të qytetarëve, për t’u mbajtur në mend si “Qeveria më shterpë” dhe si presidentja më jo produktive në historinë më të re të Kosovës së pavarur!

Me takimet e ndara në New York, presidentja dhe kryeministri e përçuan imazhin më të keq të mundshëm të Kosovës tek ata lider vendesh që i takuan në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke e margjinalizuar në ekstrem ekzistencën e shtetit të tyre!

Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 mund të shënojnë fundin e karrierës politike për “shpëtimtarët e kombit”, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, të cilëve nuk do t’u mbetët gjë tjetër, veçse të sillen rreth “NEWBORN”-it në Prishtinë për të takuar ndonjë vizitorë rasti, sa për t’i treguar se ishin “politikan të përgjegjshëm, edhe pse pa asnjë rezultat në politikën e jashtme dhe pa asnjë sukses në politikën e brendshme”!

You Might Also Like

Kuvendarët që po vendosin vija, po i shndërrojnë njerëzit në skllevër të zakonshëm

Gazimestani i Kosovës është shndërruar në vend të urrejtjes raciste serbomadhe ndaj shqiptarëve ilirian

Rreziqet e zgjuara të politikave radikalizuese

Fatmir Limaj e tha burrërisht: – Kushtetuesja veç e shkroi me ligj!

Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times October 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ministrja Gërvalla i bën thirrje diasporës për regjistrim

Kosova Times Kosova Times April 12, 2024
Vazhdojnë protestat në mbështetje të serbëve të arrestuar në veri
Tetë profile të reja do t’i shtohen shkollave profesionale
Abdixhiku: Qeveria e Kosovës ndan unitetin politik në Maqedoni
Turqia nis hetime për 612 njerëz pas tërmeteve vdekjeprurëse
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?