By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 nëntor
November 3, 2025
FR: Vuçiç nuk di si t’i qetësojë protestat dhe faljet e tij nuk janë bindëse
November 2, 2025
Koalicioni VLEN del fitues në shumicën e komunave shqiptare
November 2, 2025
Adoleshentja britanike, tetë muaj shtatzënë, pret lindjen në burgun e Gjeorgjisë
November 2, 2025
Rënie e numrit të bagëtisë, kërkohet më shumë përkrahje nga institucionet
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani me Baerbock: Marrëveshja e Brukselit të zbatohet e plotë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani me Baerbock: Marrëveshja e Brukselit të zbatohet e plotë
Lajme

Osmani me Baerbock: Marrëveshja e Brukselit të zbatohet e plotë

Kosova Times
Last updated: 2024/10/01 at 2:17 PM
Kosova Times Published October 1, 2024
Share
SHARE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës së punës në Gjermani, ka takuar ministren e Jashtme, Annalena Baerbock.

Në takim, Presidentja Osmani theksoi se Gjermania është partner strategjik në aspektin politik, të sigurisë dhe atë ekonomik, ndaj Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të saj.

Presidentja Osmani ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes gjermane edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, NATO, BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Situata aktuale politike dhe ajo e sigurisë ishin gjithashtu tema të diskutimit të Presidentes Osmani dhe ministres Baerbock.

Presidentja Osmani ka theksuar se synimi i institucioneve të Kosovës është integrimi i serbëve në shoqëri dhe institucione, porse një gjë e tillë po pengohet nga Serbia dhe presidenti i saj. Në këtë kontekst, Presidentja ka potencuar se në procesin e dialogut me Serbinë, Kosova ka treguar përkushtim për t`i adresuar çështjet që janë në interes të qytetarëve dhe të paqes e stabilitetit rajonal.

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova e ka pranuar marrëveshjen bazike dhe aneksin e Ohrit të propozuar nga Bashkimi Evropian dhe mbështetur nga ShBA-të, ndaj marrëveshja duhet të zbatohet si e plotë.

Ndër të tjera, në këtë takim janë rikonfirmuar marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve dhe janë diskutuar mundësitë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale, duke përshirë angazhimin e përbashkët në përmbushjen e agjendës së gjelbër.

Sipas Presidentes Osmani, marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë fuqizohen edhe më shumë nga numri i konsiderueshëm i mërgimtarëve kosovarë, të cilët janë integruar me sukses në shoqërinë gjermane. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Zbulohet përmendorja e Lekë Dukagjinit në Shpenadi të Prizrenit

Rikthehet regjimi i lëvizjes së automjeteve pa kontrolle mes Shqipërisë dhe Kosovës

Organizonin luftëra ilegale me qen, arrestohen 9 veta nga Maqedonia dhe Kosova

Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos

Rama: Në takimin e Nanos me Millosheviqin nuk pati asgjë prej tradhtari

TAGGED: #Annalena Baerbock, #Vjosa Osmani
Kosova Times October 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Orbán mund të humbasë të drejtën e votës në BE – Ohryzko

Kosova Times Kosova Times June 27, 2025
Kurti vizitoi punimet në Stadiumin e Atletikës në Novosellë
Rikthehet Liga e Kampionëve, PSG apo Dortmund në finale?
Macron dhe Von der Leyen takohen sot me Xi Jinping
SPAK lëshon 50 urdhër-arreste, aksion për arrestimin e kontigjentët e krimit në Lezhë, Nikël e Vlorë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?