By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Putini do të sulmojë Evropën, dhe Kina do të sulmojë Tajvanin? Parashikimi për vitin 2026
December 6, 2025
Si një përrallë: Ky është, pa ekzagjerim, tregu më magjik i Krishtlindjeve në Evropë
December 6, 2025
Një recetë bakllavaje me djathë që do t’ju lërë pa fjalë
December 6, 2025
Në vend të patateve: Qepët e pjekura me djathë janë një pjatë e shkëlqyer shoqëruese për mishin e pjekur
December 6, 2025
Trazira të mëdha në Apple: Personeli kyç po largohet, presioni po rritet për shkak të inteligjencës artificiale
December 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shigeru Ishiban zgjidhet Kryeministër i ri i Japonisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Shigeru Ishiban zgjidhet Kryeministër i ri i Japonisë
Uncategorized

Shigeru Ishiban zgjidhet Kryeministër i ri i Japonisë

Kosova Times
Last updated: 2024/10/01 at 4:50 PM
Kosova Times Published October 1, 2024
Share
SHARE

Parlamenti i Japonisë zgjodhi të martën politikanin Shigeru Ishiban si kryeministër të ri të vendit. Ai pason Fumio Kishidën, nga e njëjta parti, që u detyrua të largohej nga detyra për shkak të një skandali korrupsioni.

Zoti Ishiba planifikon të zhvillojë zgjedhje të parakohshme parlamentare më 27 tetor, për të marrë votëbesimin e publikut.

Ai ka bërë thirrje për një aleancë më të fortë ushtarake rajonale.

Zoti Ishiba ka propozuar krijimin e një versioni aziatik të NATO-s. Po ashtu ai ka propozuar një partneritet më të barabartë në fushën e sigurisë mes Japonisë e Shteteve të Bashkuara, përfshirë komandimin e përbashkët të bazave ushtarake amerikane në Japoni.

Ai emëroi në kabinetin e tij dy ish-ministra të mbrojtjes, me të cilët ka punuar ngushtë – Takeshi Iwaya në postin e ministrit të Jashtëm dhe Gjeneral Nakatanin si shef të Mbrojtjes – duke vënë theksin tek politikat e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Vetëm dy nga 19 ministrat janë gra. Qeveria ka qenë nën presion për të rritur numrin e grave në poste publike. Aktualisht gratë përbëjnë vetëm 10% të Dhomës së Ulët të parlamentit, duke e vendosur Japoninë pothuajse në fund të renditjes botërore sa i takon të barazisë gjinore.

Shumica e anëtarëve të kabinetit të tij, përfshirë vetë zotin Ishiba, nuk janë të lidhur me fraksionet e udhëhequra dhe të kontrolluara nga politikanët me ndikim të fuqishëm në parti dhe asnjë nuk është pjesë e grupit të fuqishëm të ish-kryeministrit Shinzo Abe, emri i të cilit ka qenë i lidhur me skandale të mëdha.

Sipas gazetës me prirje liberale ‘Asahi’, mungesa e një baze të qëndrueshme pushteti, mund të nënkuptojë gjithashtu se qeveria e zotit Ishiba do të jetë e brishtë dhe “mund të rrëzohet shpejt”, edhe pse ai shpreson të krijojë unitet brenda partisë, ndërsa përgatitet për zgjedhje.

You Might Also Like

Amerika e Trump parashikon shembjen e Evropës në 20 vitet e ardhshme. Gjermania përgjigjet

Qeveria në detyrë miraton kërkesën e MFPT-së për ndarje buxhetore

Fermerët intensifikojnë bllokadat e tyre – Rrugët kombëtare dhe zyrat doganore të bllokuara

Moti në Shqipëri me kushte atmosferike të paqëndrueshme me kthjellime afatshkurtra

Numri i marrëveshjeve për pranimin e fajësisë rritet ndjeshëm

TAGGED: #Japoni, #Kryeministër, #Shigeru Ishiba
Kosova Times October 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shkupi, 60 vjet pas tërmetit, pa gjelbërim

Kosova Times Kosova Times July 26, 2023
Ambasadorët e BE-së arritën marrëveshje për dërgimin e një letre Serbisë për hapjen e kapitulli 3
Moti përvëlues, temperatura deri në 35 gradë
“Keqadministrim i metadonit”: Faji hidhet nga një institucion në tjetrin
Nis punimet samiti i OSBE-së në Shkup
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?