By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kreu i intelegjencës ruse vendos hapjen e shoqatës së historianeve rus në Beogard
June 13, 2025
Horoskopi ditor për 13 qershor
June 13, 2025
Mali i Zi do t’i bashkohet misionit të BE-së për të trajnuar ushtrinë ukrainase
June 12, 2025
Rrahje, goditje elektrike, uri. 846 ditë në robëri ruse.
June 12, 2025
Mercenarët e Wagner PMC krijuan një rrjet burgjesh në Mali ku torturuan vendasit
June 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëri, mungojnë masat ligjore për fushatat zgjedhore online
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shqipëri, mungojnë masat ligjore për fushatat zgjedhore online
Rajon / Botë

Shqipëri, mungojnë masat ligjore për fushatat zgjedhore online

Kosova Times
Last updated: 2024/10/01 at 9:11 PM
Kosova Times Published October 1, 2024
Share
SHARE

Në Shqipëri, ekspertë të zgjedhjeve po nxitin autoritetet që të kryejnë rregullime ligjore ose vetërregullime etike mbi fushatat zgjedhore online, ndërsa teknologjitë e reja kanë marrë një zhvillim dhe përhapje të gjerë.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, thotë se fushatat online mund të rregullohen vetëm përmes detyrimeve ligjore, të cilat ende mungojnë.

Ekspertë të pavarur pohuan për Zërin e Amerikës se mungon së pari vullneti i partive politike, të cilat krahas shfrytëzimit të internetit pa ndonjë bazë ligjore, vazhdojnë abuzimet në terren gjatë fushatave.

Ndonëse teknologjitë e reja kanë ndryshuar fuqishëm jetën politike shqiptare dhe fushatat e saj zgjedhore, Shqipëria nuk ka ndryshuar ligjet e kësaj fushe.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, thotë se në ligj ende janë masat e dy tre dekadave më parë vetëm sa u takon fushatave në mediave tradicionale, radio e tv dhe nuk përfshijnë teknologjitë e reja, të cilat janë bërë mjete kryesore në fushatë zgjedhore.

Ai shtoi se rregullimet ligjore të kësaj fushe mbeten në vullnetin e partive politike, ndërsa nevojitet imponimi me ligj, sepse vetërregullimi nuk funksionon në Shqipëri, sipas tij, sidomos gjatë fushatës zgjedhore, ku secili synon fitoren me patjetër.

“Çështja e funksionimit të rrjeteve sociale, e mediave online, të platformave të ndryshme komunikuese, të portaleve të ndryshme, është një kaos i vërtetë në Shqipëri: Kushdo mund të thotë e të bëjë çfarë të dojë dhe të mos mbajë asnjë lloj përgjegjësie. Shpërdorimi i lirisë së shprehjes ka mbërritur përtej çdo limiti”, tha zoti Celibashi.

Këto komente zoti Celibashi i bëri gjatë fjalës në konferencën e Qendrës për Zbatimin e Ligjit dhe Institutit International IDEA, ku ekspertët kërkuan të parandalohen fushatat joetike online, fjalimet fyese me gjuhë urrejtje, të shmanget informimi i pasaktë i votuesve, përdorimi i llogarive të rreme online dhe të bëhet transparencë mbi financimet e fushatave online.

Por ekspertë të pavarur ende mbeten skeptikë për këto hapa. Drejtuesja e Open Data Aranita Brahaj thotë për Zërin e Amerikës se publikimi online i përmbajtjeve të pavërteta dhe diskriminuese më shumë se sa rregullim institucional do të kërkojë një rregullim mbi verifikimin e fakteve.

Ajo tha që nëse në kohë reale njerëzit që ndjekin fushatat zgjedhore dhe raportojnë mbi problematikat, disiformimin dhe faktet e gabuara, do të ishte një rrugë suksesi dhe do ta ndihmonte publikun që në kohë reale ai të merrte edhe kundërfaktet.

“Mendoj që vendi do të vazhdojë të mbetet nën problematika të theksuara që kanë të bëjnë me terrenin zgjedhor, pra me veprimtari në çdo zonë ku ka zgjedhës, ose ndryshe, me fenomenin “Patronazhist”, i cili nuk është vetëm fenomeni i pasjes së informacionit potencial mbi zgjedhës të caktuar, por edhe veprimi me influencë, i veprimit me pazare elektrale, me blerje elektorale ndaj votuesve që ndodhen në territorin e Shqipërisë ose të zhvendosur në Diasporë, por me lidhje interesash, lidhje ekonomike, familjare shumë të ngushta me terrenin e tyre”, tha zonja Brahaj.

Kosova nga ana tjetër falë ndryshimeve ligjore, po përgatitet të kryejë një vëzhgim më të mirë të fushatave zgjedhore në rtv, portale dhe rrjete sociale, si dhe në aspektin financiar të tyre, kjo e fundit me mbështetjen e UNDP-së përmes një platforme online, një sfidë e re që vjen për herë të parë në zgjedhjet e shkurtit dhe tetor të vitit të ardhshëm.

“Me një rregullore të re janë rregulluar të drejtat dhe obligimet e subjekteve politike gjatë tubimeve e në fushatën e zgjedhjeve, kontributet, ndalimin e ndihmave financiare, deklarimin financiar të fushatës së zgjedhjeve, procedurat e monitorimit të fushatës së zgjedhjeve nga Zyra për Regjistrim, Çertifikim, Kontroll Financiar, monitorimi i fushatës nga Këshilli I Pavarur për Media”, tha Kreshnik Radoniqi, kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës.

Ndërsa në Shqipëri ende kërkohen modele etike, ndërsa vendi aspiron të bëhet pjesë e BE-së, dhe veprimtarët ende nxitin partitë për të bërë këto premtime përballë një situate me krime zgjedhore dhe militantë partiakë të gatshëm për shkelje, thotë zonja Brahaj.

“Mos harrojmë që Shqipëria është vendi ku shtabe elektorale edhe financohen nga krimi i organizuar, ku përveç financimit të partive politike, kemi edhe financim të krimeve zgjedhore, Shqipëria është vendi ku influenca është edhe një marrëveshje mes grupeve kriminale dhe klasës politike. Këto po dalin si çështje edhe nga hetimet e SPAK-ut, që po adresohen drejt gjykatës. Ky terren kaq i vështirë meriton një monitorim, një vëzhgim dhe ndërhyrje në të gjithë ciklin zgjedhor, duke pasur vëmendje si ndaj terrenit ashtu edhe krimeve në hapësirën virtuale digjitale”, tha zonja Brahaj.

Disa masa të marra nga KQZ deri tani në këtë fushë vlerësohen si të pamjaftueshme, ndërsa vetërregullimi nuk ka dhënë rezultate në Shqipëri as në procese zgjedhore, as në procese të tjera, ndaj zgjidhja mbetet tek ndryshimet ligjore që të parashikohet përdorimi I teknologjive të reja në fushata zgjedhore.

You Might Also Like

Kreu i intelegjencës ruse vendos hapjen e shoqatës së historianeve rus në Beogard

Mali i Zi do t’i bashkohet misionit të BE-së për të trajnuar ushtrinë ukrainase

Rrahje, goditje elektrike, uri. 846 ditë në robëri ruse.

Mercenarët e Wagner PMC krijuan një rrjet burgjesh në Mali ku torturuan vendasit

Kompania, avioni i së cilës u rrëzua në Indi, do t’u paguajë 100,000 euro familjeve të çdo personi të vdekur

TAGGED: #Shqipëri, #Zgjedhje
Kosova Times October 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ligji gjerman i zinxhirit të furnizimit megjithatë ka ndryshuar diçka

Kosova Times Kosova Times April 15, 2024
Babai: Nuk doja ta vr*sja djalin, goditi të motrën dhe situata doli jashtë kontrolli
Gjermania barazon
Reporterët pa Kufij dhe Bashkimi Evropian lëshuan paketën Freedom TV dhe radio
Kina propozon kufizimin e qasjes së fëmijëve në telefona
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?