By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump miraton shitje armësh prej 51 milionë dollarësh për Ukrainën dhe aleatët
October 3, 2025
Osmani: Parandalimi i destabilizimit nga Serbia, kyq i sigurisë
October 3, 2025
35 vjet nga bashkimi i Gjermanisë
October 3, 2025
Sulmoi zyrtarët policorë në Jarinjë, arrestohet një shtetas i Serbisë
October 3, 2025
91 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
October 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: FSK merr mbështetje në rrugën drejt anëtarësimit në NATO
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > FSK merr mbështetje në rrugën drejt anëtarësimit në NATO
Lajme

FSK merr mbështetje në rrugën drejt anëtarësimit në NATO

Kosova Times
Last updated: 2024/10/02 at 11:31 AM
Kosova Times Published October 2, 2024
Share
SHARE

Forcat e Sigurisë së Kosovës do të kenë gjithmonë mbështetjen e miqve ndërkombëtarë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO si dhe ofrimin e sigurisë e stabilitetit në vend. Kështu u tha në konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe Partnerët 2024”, në të cilën u lavdërua arritja e FSK-së ndër vite.

“Gjatë këtij rrugëtimit të ndërlikuar, asnjëherë nuk kemi qenë të vetëm, partnerët tanë ndërkombëtarë kanë luajtur një rol thelbësor në formësimin, modernizimin dhe fuqizimin e kapaciteteve tona, për këtë falënderimet tona shkojnë jo vetëm për ndihëm materiale, po  edhe për përkushtimin e treguar për stabilitet në rajon. FSK qëndron e fortë dhe e gatshme për të përmbushur misionin si garantues për paqe ndërkombëtare”, tha Shemsi Syla, zv/ministër I Mbrojtjes.

Ndërsa, komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari tha se mbështetja e miqve është thelbësore për zhvillimin e forcave, e cila është shndërruar në storie suksesi.

“Unë si komandant vazhdimisht jam koordinuar me partnerët tonë që të shtyjmë përpara projektet tona të mëdha pasi që kjo është thelbësore për udhëtimin tonë përpara. Kam theksuar vazhdimisht që ne trajnohemi, stërvitemi, bashkëzbarkojmë vetëm me shtetet e NATO-s dhe kjo është tregues i seriozitetit tonë për fokusin tonë strategjik për anëtarësim në aleancën më të rëndësishme aleate në botë”, tha Jashari.

Ndërkaq, Christian Nawrat, gjeneral i zyrës ndërlidhëse dhe këshilluese të NATO-s në Kosovë tha se NATO mbetet plotësisht e përkushtuar për të luajtur rolin e saj në mbështetjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë, mbarë rajonin, veçanërisht në sfondin e tensioneve për të cilat të gjithë jemi të vetëdijshëm.

“NALT është një nga shtyllat e NATO-s për këtë mbështetje siç udhëzohet nga Këshilli i Atlantikut të Veriut, puna jonë ndihmon strukturën civile që mbikëqyr FSK në zhvillimin e politikave të nevojshme”, tha ai.

Edhe ambasadorët përsëritën mbështetjen ndaj FSK-së në të gjitha fushat.

“Përkushtimi ynë në Kosovë mbetet i fuqishëm edhe sot duke pas parasysh që trupat italiane përfaqësojnë kontingjentin më të madh në Kosovë me mbi 1600 trupa në misionin e KFOR-it me ekspert të ofrojnë praktikat më të mira që ndihmojnë për të zgjeruara kapacitetet e Kosovës”, tha Antonello De Riu, ambasador i Italisë në Kosovë.

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili tha se Turqia mendon se mbajtja e sigurisë në Kosovë është kritike në mënyrë që të mbahet stabiliteti brenda për brenda regjionit.

“NATO  përmes KFOR dhe përmes bashkëpunimit bilateral kontribuojnë në mënyrë të rëndësishme për një ambient shumë të sigurt dhe Turqia ka kënaqësinë që të ofrojë mbështetje përmes komandantit të KFOR-it”, tha ambasadori turk.

Jonathan Hargreaves, ambasador i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë tha se vendi i tij është shumë i lumtur dhe i kënaqur me progresin e FSK-së, për të siguruar që FSK është profesionale, gjithëpërfshirëse dhe llogaridhënëse.

“Jemi shumë të kënaqur me rolin tonë këtu, është shumë e rëndësishme për stabilitetin rajonal dhe jemi shumë të kënaqur që mund të vazhdojmë me kontributin tonë në punën e NALT dhe në ministri të Mbrojtjes”, tha Hargreaves.

Në konferencën e cila mbahet në tetor të çdo viti, para të pranishmëve u prezantua puna e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

You Might Also Like

Osmani: Parandalimi i destabilizimit nga Serbia, kyq i sigurisë

Sulmoi zyrtarët policorë në Jarinjë, arrestohet një shtetas i Serbisë

91 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

ZRRE takon zëvendësambasadorin gjerman për thellimin e bashkëpunimit

Moti ne Shqipëri i vranët, dhe me reshje shiu

TAGGED: #FSK, #NATO
Kosova Times October 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vëllimi i depozitave në valutë në Rusi ra në minimum që nga fundi i vitit 2008

Kosova Times Kosova Times December 11, 2022
Punëtorët teknik të sektorit privat protestojnë në 20 komuna për pagë
Mbi 700 pickime të rriqrave në Malishevë, 3 persona janë dërguar në QKUK
Shqyrtohen Projektligjet për zyrtarët dhe pagat në sektorin publik
Guvernatori: Asnjë partner nuk ka kërkuar ta ndërrojmë rregulloren
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?