By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si e shohin eksperte rus Ballkanin ne kete shekull?
October 30, 2025
Fillon në Paris gjyqi i shtetasve bullgarë për përdhosjen e memorialit të Luftës së Dytë Botërore të lidhur me Kremlinin
October 30, 2025
Horoskopi ditor për 30 tetor:
October 30, 2025
“Putin, Haga po të pret.” Si po thumbohen ambasadat ruse për luftën në Ukrainë
October 29, 2025
Më shumë se 130 persona u vranë gjatë bastisjeve të policisë në Rio de Janeiro
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbi 20.000 ushtarë nga rajonet Volga të Rusisë janë vrarë në luftën në Ukrainë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Mbi 20.000 ushtarë nga rajonet Volga të Rusisë janë vrarë në luftën në Ukrainë
Rajon / Botë

Mbi 20.000 ushtarë nga rajonet Volga të Rusisë janë vrarë në luftën në Ukrainë

Kosova Times
Last updated: 2024/10/02 at 6:05 PM
Kosova Times Published October 2, 2024
Share
SHARE

Më shumë se 20.000 ushtarë nga Povolzhei e Rusisë – territore që përbëjnë disa rajone përreth Lumit Volga – janë vrarë në Ukrainë prej se Moska e nisi pushtimin e plotë të shtetit fqinj në vitin 2022, sipas përllogaritjeve të ueb-faqes të Radios Evropa e Lirë, Idel.Realities.

Të dhënat nga Idel.Realities tregojnë se Bashkortostani ka numrin më të lartë të të vrarëve, rreth mbi 3.000 ushtarë, i ndjekur nga Tatarstani me 2.724 ushtarë dhe Perm Krai me 2.296 ushtarë.

Humbjet më të vogla nga 14 rajonet e Povolzheit u raportuan në Penza (461) dhe Morodovia (307).

Të dhënat janë llogaritur duke përdorur raporte nga të afërmit e të vrarëve dhe deklaratat zyrtare.

Autoritetet në këto rajone e kanë mbështetur vazhdimisht luftën, duke dhënë ndihmë financiare për t’i nxitur banorët t’i bashkohen ushtrisë.

Përveç ushtarëve të thirrur përmes mobilizimeve, shumë nga rajoni që iu bashkuan luftës ishin të burgosur dhe mercenarë ushtarakë privatë, si dhe “kontraktniki” – burra që nënshkruajnë vullnetarisht kontrata për të luftuar, të joshur nga pagat jashtëzakonisht të larta dhe përfitimet për veteranët, duke përfshirë ato për vejushat dhe të mbijetuarit.

Qeveria ruse hesht rreth humbjeve të saj në luftë prej se e nisi pushtimin në shkurt të vitit 2022. Shifra e saj e fundit zyrtare erdhi në shtator të atij viti, kur njoftoi se ishin vrarë 5.937 ushtarë rusë. Në atë kohë, pala ukrainase po raportonte humbjet ruse gati dhjetë herë më të larta se kjo shifër.

Kjo e ka bërë të vështirë për gazetarët, analistët dhe vëzhguesit e jashtëm ta vlerësojnë plotësisht ndikimin e luftës në popullata të caktuara.

Ky numër, së bashku me të dhënat e publikuara nga REL-i javën e kaluar, është treguesi më i fundit se si barra e luftës së Kremlinit kundër Ukrainës po bie në mënyrë disproporcionale mbi rajonet më të largëta të Rusisë, larg qendrave të popullsisë së pasur si, Moska dhe Shën Petersburg.

Mediazona dhe Shërbimi rus i BBC-së kanë konfirmuar emrat e 71.057 ushtarëve rusë të vrarë deri në muajin e kaluar, me Bashkortostanin dhe Tatarstanin që renditen në vend të parë dhe të katërt, përkatësisht, për nga humbjet në shkallë kombëtare.

Në përgjithësi, humbjet ruse në luftën në Ukrainë tani i tejkalojnë ato të të gjitha konflikteve pas Luftës së Dytë Botërore, që kanë përfshirë Bashkimin Sovjetik dhe Rusinë që nga rënia e Perdes së Hekurt.

You Might Also Like

Si e shohin eksperte rus Ballkanin ne kete shekull?

Fillon në Paris gjyqi i shtetasve bullgarë për përdhosjen e memorialit të Luftës së Dytë Botërore të lidhur me Kremlinin

“Putin, Haga po të pret.” Si po thumbohen ambasadat ruse për luftën në Ukrainë

Më shumë se 130 persona u vranë gjatë bastisjeve të policisë në Rio de Janeiro

Një britanik i arrestuar në Kiev, i dyshuar për spiunazh. Përgatit një sulm terrorist?

TAGGED: #Rusi, #Ukrainë
Kosova Times October 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
LajmeRajon / Botë

Politico: Trump mund të braktisë zgjerimin e NATO-s drejt lindjes për marrëveshje me Putinin

Kosova Times Kosova Times July 2, 2024
Lara Colturi, e bronztë në Francë
Lavrov njoftoi gatishmërinë e Rusisë për të përdorur çdo mjet për të shmangur humbjen në Ukrainë
Abdixhiku për Kurtin: Në vend të përrallave për zhvillim, le të flasë për dimrin e vështirë energjetik
Gërvalla merr pjesë në Takimin Ministror në Taormina
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?