By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Propozimi i qeverise per pagë minimale 500 euro, mbeshtetet nga sindikata por jo nga biznesi
October 30, 2025
Çitaku: Nuk do të lejojmë të shkelet Kushtetuta
October 30, 2025
Në QKUK kryhet një intervenim kirurgjik i rrallë
October 30, 2025
MKRS: Me dinamikë po zhvillohen punimet në Galerinë Kombëtare të Kosovës
October 30, 2025
Skenarët e një zgjidhjeje të mundshme në Egje
October 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjermania feston Ditën e Bashkimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Gjermania feston Ditën e Bashkimit
Rajon / Botë

Gjermania feston Ditën e Bashkimit

Kosova Times
Last updated: 2024/10/03 at 8:13 AM
Kosova Times Published October 3, 2024
Share
SHARE

3 Tetor – Gjermania feston Ditën e Bashkimit. Por megjithë dinamikën e përgjithshme pozitive edhe 35 vjet pas rënies së Murit të Berlinit mes landeve lindore e perëndimore ka ende dallime politike, ekonomike dhe sociale.

Contents
Scholz skeptik për propozimin për ndalimin e AfD-sëDallime politike, ekonomike dhe sociale“E lirë, e bashkuar dhe e papërfunduar”
Festimet e sivjetshme për Ditën e Bashkimit Gjerman zhvillohen në Shverin (Schwerin), në kryeqytetin e landit lindor Mecklenburg-Pommerani. Kryeministrja e landit Manuela Schwesig (SPD) tha se “Ne festojmë me të gjithë Gjermaninë”.

Dita e Bashkimit Gjerman është një ditë shumë e veçantë për të gjithë tha Schwesig, duke kujtuar guximin e atyre që dolën në rrugë për demokraci dhe liri në RDGJ në vitin 1989.

Manuela Schwesig
Manuela SchwesigFotografi: Hannes P Albert/dpa/picture alliance

“Ne kemi privilegjin e madh të jetojmë në liri, paqe dhe demokraci”. – tha ajo.  Gjermania Lindore dhe ajo Perëndimore ishin të ndara për 45 vjet me radhë

Scholz skeptik për propozimin për ndalimin e AfD-së

Në kuadër të festimeve për Ditën e Bashkimit Gjerman, kancelari Olaf Scholz (SPD) iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve gjatë një takimi me ta që zhvillohet nën moton “Dialog me qytetarët”. Scholz tha se është skeptik për propozimin për ndalimin e AfD-së, por theksoi rëndësinë e mbikqyrjes së kësaj partie nga Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës. Scholz tha gjithashtu se pretendon të jetë kandidati i SPD-së për kancelar në zgjedhjet federale të vitit 2025.

Kancelari gjerman Olaf Scholz në dialog me qytetarëtKancelari gjerman Olaf Scholz në dialog me qytetarët
Kancelari gjerman Olaf Scholz në dialog me qytetarëtFotografi: Nadja Wohlleben/REUTERS

Dita e Bashkimit të Gjermanisë është shpallur edhe festë kombëtare e Gjermanisë, sepse më 3 tetor 1990 hyri në fuqi Traktati i Bashkimit me të cilin ish-RDGJ iu bashkua Republikës Federale të Gjermanisë. Që nga kjo kohë është rritur një brez i tërë që nuk ka më kujtime nga Gjermania e ndarë.

Dallime politike, ekonomike dhe sociale

Megjithatë edhe 35 vjet pas rënies së Murit të Berlinit meslandeve lindore dhe perëndimore ka ende dallime politike, ekonomike dhe sociale. Gjithësesi dinamika e përgjithshme e rritjes është pozitive. Shumica e njerëzve në lindje e vlerësojnë gjendjen e tyre ekonomike si të mirë, por nuk ndihen të kuptuar siç duhet dhe sa duhet nga politika.

Gjermanolindorët kanë më pak besim tek institucionet demokratike sesa gjermanët në Perëndim dhe në landet e reja ka më pak njerëz që janë të kënaqur me sistemin politik të Republikës Federale të Gjermanisë. Këtë e treguan edhe zgjedhjet në Tyringi, Saksoni dhe Brandenburg, në të cilat partia ekstremiste e djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) fitoi 29 deri në 33 për qind të votave, ndërsa partia Aleanca Sahra Wagenknecht (BSW) fitoi 12 deri 14 për qind të tyre.

“E lirë, e bashkuar dhe e papërfunduar”

Përfaqësuesi i qeverisë për Gjermaninë Lindore, Carsten Schneider, i cili është nga landi lindor i Tyringisë, ka analizuar së bashku me autorë të shumtë të shquar zhvillimin ekonomik dhe social të landeve lindore. Në raportin e tij për gjendjen në Lindje Schneider arrin në përfundimin se Gjermania është “e lirë, e bashkuar dhe e papërfunduar”.

Ekspozitë me rastin e Ditës së Bashkimit GjermanEkspozitë me rastin e Ditës së Bashkimit Gjerman
Ekspozitë me rastin e Ditës së Bashkimit GjermanFotografi: Martin Schutt/dpa/picture alliance

Vendi ka ndryshuar shumë që nga viti 1990, përfshirë edhe ndryshimet në Perëndim, thotë Carsten Schneider. “Kështu demokracia favorizohet si modeli kryesor social si në Lindje dhe në Perëndim, por ka edhe pakënaqësi me politikat dhe me zbatimin e politikave.

Papunësia në lindje vazhdon të jetë ende më e lartë se në perëndim – por shumë të rinj që dikur u larguan për të punuar në landet perëndimore po rikthehen në landet lindore.

You Might Also Like

Raportuesja Speciale e OKB-së akuzon 63 vende per krimet ne Gaza, perfshire vendin e origjines se saj

Qeveria bullgare miraton fondet për veprimtarinë e shoqatave bullgare jashtë vendit gjatë vitit 2025

Uashingtoni me ligj detyrohet: Nuk ka vizatime kufijsh apo ndarje territoresh në Ballkanin Perëndimor, “spiunët” rusë dhe kinezë po hetohen

Lukoil po shet kompaninë e saj jashtë vendit, përfshirë dhe në Serbi te kompania qipriote Gunvor Group, në pritje të miratimit të OFAC

Vuçiq kërkon një Dodik të ri?

Kosova Times October 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Bloomberg: Një takim sekret për Ukrainën u zhvillua në Riad

Kosova Times Kosova Times January 9, 2024
Kisha Serbe: Në Kosovë e Serbi po tentojnë të na portretizojnë si pjesëmarrëse në sulmin në veri
Ministri serb i Mbrojtjes: Pozita e Serbisë në dialog, më e komplikuar
Moti në Shqipëri i qëndrueshëm me temperatura deri në 41°C
Prokuroria mbikëqyrë procesin e votimit në veri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?