By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kremlini përjashton bisedimet Zelensky-Putin jashtë Moskës
February 2, 2026
Rusia ka rinisur sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës
February 2, 2026
Kush është Jeffrey Epstein, si u pasurua dhe kush është bashkëpunëtorja e tij Ghislaine Maxwell
February 2, 2026
Një anije mallrash 100 metra e gjatë u përplas në Stamboll
February 2, 2026
SHBA-të janë tërhequr nga OBSH-ja, cilat do të jenë pasojat për botën?
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Putin propozon krijimin e një “unioni të gazit natyror” me Kazakistanin dhe Uzbekistanin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Putin propozon krijimin e një “unioni të gazit natyror” me Kazakistanin dhe Uzbekistanin
Rajon / Botë

Putin propozon krijimin e një “unioni të gazit natyror” me Kazakistanin dhe Uzbekistanin

Kosova Times
Last updated: 2022/11/29 at 3:50 PM
Kosova Times Published November 29, 2022
Share
SHARE

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka propozuar krijimin e një “unioni të gazit” me Kazakistanin dhe Uzbekistanin me qëllim që të krijohet një mekanizëm për transportin e gazit natyror në mes këtyre tri shteteve dhe shteteve të tjera, përfshirë Kinën.

Një ditë pasi presidenti kazak, Qasym-Zhomart Toqaev, tha se ka biseduar në Moskë me Putinin për këtë çështje, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov konfirmoi më 29 nëntor se ky propozim po diskutohet mes këtyre tri shteteve sepse ka “nevojë për sinkronizim” pasi që të gjitha këto shtete shesin gaz natyror.

Faza e parë e propozimit të Putinit përfshin “krijimin e një mekanizmi koordinues” për këtë plan, tha Peskov.

“Kjo çështje me gjasë do të diskutohet me një entitet juridik për të vendosur bashkëpunimin mes tri shteteve dhe për të siguruar zhvillimin e infrastrukturës për tregjet e jashtme”, tha Peskov.

Zëdhënësi i Toqaevit, Ruslan Zheldibai shkroi në Facebook më 29 nëntor se presidenti kazak dhe ai rus kanë diskutuar se si të “koordinojnë veprimet e përbashkëta për transportin e gazit rus përmes territoreve të Kazakistanit dhe Uzbekistanit”.

“Presidentët Qasym-Zhomart Toqaev dhe Vladimir Putin kanë thënë se mendojnë se është e nevojshme të zhvillojnë biseda të detajuara me pjesëmarrjen e ekspertëve për të gjetur një zgjidhje të arsyeshme për këtë çështje që e konsiderojnë se është në interes të të gjitha palëve të përfshira”, shkroi Zheldibai.

Peskov theksoi se pasi që rajonet veriore të Kazakistanit varen nga gazi natyror që transportohet nga Siberia e Rusisë, do të ishte ekonomikisht e dobishme për të rritur furnizimet me gazin rus në vend se të ndiqet plani i Qeverisë kazake për ndërtimin e një gazsjellësi të ri, që do të siguronte furnizime me gaz kazak për rajonin. Kjo, sipas zëdhënësit të Kremlinit, do t’i kursente Astanës “dhjetëra miliarda dollarë”.

Rusia është një prej eksportuesve më të mëdha të gazit natyror, ndërkaq sasia e gazit natyror që prodhojnë Kazakistani dhe Uzbekistani mezi është e mjaftueshme për konsum të brendshëm.

Këto dy shtete në Azinë Qendrore kanë një gazsjellës të përbashkët për në Rusi dhe një gazsjellës që transporton gazin natyror nga Turmenistani për në Kinë.

Moska ka rritur dërgesat me gaz natyror për në Kinë që kur shtetet evropiane nisën të ulin varësinë e tyre ndaj gazit rus, pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit.

You Might Also Like

Kremlini përjashton bisedimet Zelensky-Putin jashtë Moskës

Rusia ka rinisur sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës

Kush është Jeffrey Epstein, si u pasurua dhe kush është bashkëpunëtorja e tij Ghislaine Maxwell

Një anije mallrash 100 metra e gjatë u përplas në Stamboll

SHBA-të janë tërhequr nga OBSH-ja, cilat do të jenë pasojat për botën?

Kosova Times November 29, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti viziton Gjermaninë, merr pjesë në Kongresin e SPD-së

Kosova Times Kosova Times December 9, 2023
“Edhe ne jemi çikat e Kosovës” – Vajza rome nga Prizreni lufton paragjykimet
Pezullohet aktiviteti i linjave Podujevë-Prishtinë
” Parisi digjet – mijëra demonstrues në rrugë, policia hedhe gaz lotsjellës (VIDEO)
Rusia teston një raketë balistike ndërkontinentale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?