By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vera, 203 milionë udhëtime të regjistruara që nga 27 korriku
August 22, 2025
Gjykatësi amerikan urdhëron mbylljen e burgut me aligatorë Alcatraz
August 22, 2025
Teatri ikonik i Rusisë spiunon stafin e vet
August 22, 2025
SHBA-të thuhet se kanë ndërprerë pesë kontakte per bisedimet për Ukrainën
August 22, 2025
Kim Jong-un nderoi ushtarët e Koresë së Veriut që morën pjesë në betejat në rajonin Kursk
August 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hungaria pret zhbllokimin e fondeve të BE-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Hungaria pret zhbllokimin e fondeve të BE-së
Rajon / Botë

Hungaria pret zhbllokimin e fondeve të BE-së

Kosova Times
Last updated: 2022/11/29 at 5:11 PM
Kosova Times Published November 29, 2022
Share
SHARE

Hungaria pret që muajin e ardhshëm Brukseli të heqë embargon ndaj fondeve të ngrira për rimëkëmbje nga COVID-i dhe pret që t’ia dorëzojë ato më 2023, nëse plotësohen kushtet.

Kështu deklaroi më 29 nëntor kryenegociatori i Budapestit me Bashkimin Evropian, Tibor Navracsics.

Zyrtarët e Komisionit Evropian deklaruan javën e kaluar se blloku ende nuk e pranon se Hungaria ka bërë përparim të mjaftueshëm në reformat kundër korrupsionit dhe ato në fushën e gjyqësorit që të hiqet pezullimi i fondeve.

Pozicioni zyrtar i bllokut për zhbllokimin e fondeve pritet të bëhen publik të mërkurën, ndërkaq vendimi përfundimtar do të merret nga ministrat e Financës dhe Ekonomisë, të cilët do të takohen muajin e ardhshëm.

“Ne po presim dritën e gjelbër nga Komisioni se ne kemi përfunduar negociatat… në dhjetor”, tha Navracsics për gazetarët në Budapest.

“Skenari realist” është që blloku do të miratojë me kusht planin e rimëkëmbjes së Hungarisë pas pandemisë në vlerë prej 5.8 miliardë eurosh, tha Navracsics. a

Ai tha se beson që blloku do të vazhdojë pezullimin e fondeve prej 7.5 miliardë eurosh derisa Budapesti të plotësojë të gjitha kushtet.

Hungaria po shpreson që “vitin e ardhshëm, të gjitha fondet e pezulluara të BE-së të jenë në dispozicionin tonë”, tha ai.

Brukseli vazhdimisht është përplasur me kryeministrin e krahut të djathtë të Hungarisë, Viktor Orban, dhe me Qeverinë e tij, pasi blloku argumenton se autoritetet hungareze po përbuzin demokracinë dhe sundimin e ligjit.

Budapesti shpesh kritikon Brukselin, përfshirë edhe sanksionet që BE-ja ka vendosur ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Navracsics tha se një rezolutë e miratuar javën e kaluar nga Parlamenti Evropian ka bërë thirrje që fondet të vazhdojnë të jetë të bllokuara dhe sipas tij, kjo ka bërë që “disponimi politik” në Bruksel të jetë kundër Hungarisë.

Nëse fondet për planin e rimëkëmbjes nga pandemia e koronavirusit nuk zhbllokohen deri në vitin e ri, 70 për qind e këtyre fondeve do të humben.

Muajin e kaluar, Parlamenti hungarez nisi miratimin e reformave për luftën kundër korrupsionit, përfshirë edhe themelimin e një “autoriteti të pavarur” për të kontrolluar më mirë përdorimin e fondeve të BE-së.

You Might Also Like

Gjykatësi amerikan urdhëron mbylljen e burgut me aligatorë Alcatraz

SHBA-të thuhet se kanë ndërprerë pesë kontakte per bisedimet për Ukrainën

Kim Jong-un nderoi ushtarët e Koresë së Veriut që morën pjesë në betejat në rajonin Kursk

The Economist: Shefi i inteligjencës amerikane i heq autorizimin e sigurisë analistit të lartë të CIA-s për Rusinë

Bloomberg: Deklaratat e Lavrovit mbi Garancitë e Sigurisë për Ukrainën kanë krijuar përçarje në bisedimet e Rusisë me SHBA-në

Kosova Times November 29, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Varësia nga nafta. Rusia humb para në “luftën tarifore”

Kosova Times Kosova Times April 13, 2025
Ursula von der Leyen sot në Shkup dhe Sarajevë
“Na iku karriera”: Saga e papërfunduar e Teatrit të Operës dhe Baletit
Pepe: Portugalia, ndër skuadrat më të mira me statistika
Trepça në pritje të kredisë prej 20 milionë eurosh
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?