By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kaos në Greqi: Demonstruesit kundër gjenocidit në Gaza nuk i lejojnë izraelitët të zbresin nga anija turistike
July 22, 2025
Vetëndëshkim, ryshfet, uri, kufoma në pyje… Histori të frikshme të ushtarëve rusë po përhapen
July 22, 2025
Kurti në takim lamtumirës me diplomaten sllovene
July 22, 2025
Ndalohet lëvizja e automjeteve mbi 15 tonë nga ora 11:00 deri në 17:00
July 22, 2025
Kuvendarët e pa përgjegjshëm po e rrezikojnë shtetin e Kosovës
July 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: OSBE mbështet bashkëpunimin në mes Kosovës e Karolinës së Veriut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > OSBE mbështet bashkëpunimin në mes Kosovës e Karolinës së Veriut
Lajme

OSBE mbështet bashkëpunimin në mes Kosovës e Karolinës së Veriut

Kosova Times
Last updated: 2024/10/04 at 3:42 PM
Kosova Times Published October 4, 2024
Share
SHARE

Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) dhe Akademia e Drejtësisë e Karolinës së Veriut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ADKV) nënshkruan sot një marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi.

Bëhet e ditur se marrëveshja është rezultat i punës programore të Misionit të OSBE-së që synon zhvillimin e mëtutjeshëm të kapaciteteve të AKSP-së për t’i trajnuar profesionalisht gjeneratat e reja të zyrtarëve të sigurisë publike.

“Marrëveshja u nënshkrua nga Zëvendësdrejtori i ADKV-së, z. Christopher Anderson, i cili vizitoi AKSP-në në cilësinë e përfaqësuesit kryesor të ADKV-së dhe nga Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të AKSP-së, z. Kastriot Jashari, përkrahur nga Jeta Tela-Shema nga Ministria e Punëve të Brendshme”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të OSBE-së.

Në këtë njoftim thuhet se nëpërmjet kësaj marrëveshje, AKSP dhe ADKV zotohen që t’i shkëmbejnë planprogramet dhe standardet e sigurimit të cilësisë, të krijojnë rrjet të instruktorëve, si dhe t’i ndajnë synimet e planifikimit strategjik që do të çojnë të dy akademitë drejt një të ardhmeje të fuqishme të edukimit për siguri publike dhe zhvillim të karrierës.

“Akademia e Drejtësisë e Karolinës së Veriut dhe Departamenti i Drejtësisë i Karolinës së Veriut janë të përkushtuar për ta mbështetur marrëveshjen e nënshkruar sot dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me AKSP-në. ADKV është e përkushtuar të zhvillojë karrierat e profesionistëve të sigurisë publike përmes mbështetjes dhe bashkëpunimit tonë në të ardhmen. ADKV është falënderuese ndaj Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe Qeverisë së Kosovës për mbështetjen e dhënë në suazat e përpjekjes për ta nënshkruar këtë marrëveshje” – tha Anderson.

Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të AKSP-së, z. Jashari, tha: “Dëshiroj ta falënderoj Misionin e OSBE-së në Kosovë dhe Zëvendësdrejtorin e Akademisë së Drejtësisë në Karolinën e Veriut, Chris Anderson, për arritjen e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme ndërmjet dy akademive. Ndër dobitë e shumta të kësaj marrëveshjeje historike, do të doja të theksoja veçanërisht shkëmbimin e ekspertëve të fushës dhe hartimin e kurrikulës, si dhe vullnetin e akademive për ta çuar përpara zhvillimin e akademisë në nivel ekzekutiv dhe sigurimin e cilësisë.”, thuhet tutje në njoftim.

Gjithashtu, bëhet e ditur se nënshkrimi i marrëveshjes së sotme vjen pas vizitës së parë të ADKV-së në AKSP në vitin 2023 – me përkrahje të OSBE-së – që ndihmoi në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy akademive dhe njoftimin e AKSP-së me mekanizmat e akredituar dhe të testuar të sigurimit të cilësisë, si dhe me kurrikulën dhe përgatitjen e instruktorëve, që përbëjnë standardet kryesore të vendosura nga Shoqata Ndërkombëtare e Drejtorëve të Standardeve dhe Aftësimit për Agjencitë e Zbatimit të Ligjit (IADLEST ) dhe të përdorura nga akademitë në SHBA. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kurti në takim lamtumirës me diplomaten sllovene

Ndalohet lëvizja e automjeteve mbi 15 tonë nga ora 11:00 deri në 17:00

Haxhiu e Hennessey vizitojnë Qendrën Korrektuese të Dubravës

Spiropali pret ambasadorin e Spanjës: Intensifikim i diplomacisë atsh

Osmani sot mban konferencë, i drejtohet Kushtetueses

Kosova Times October 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Pse nuk u arrestua Putini në Mongoli?

Kosova Times Kosova Times September 3, 2024
Kosovë, temperaturat e larta dëmtojnë biznesin e vogël
Tërmet i fuqishëm godet Italinë
Kurti vlerëson vendimin e vendeve të NATO-s për buxhetin për mbrojtje
Putin në vizitë në Mongoli, a mund të arrestohet?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?