By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: OKB: Shumica e strehimoreve të Libanit janë mbushur me të zhvendosur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > OKB: Shumica e strehimoreve të Libanit janë mbushur me të zhvendosur
Rajon / Botë

OKB: Shumica e strehimoreve të Libanit janë mbushur me të zhvendosur

Kosova Times
Last updated: 2024/10/04 at 3:59 PM
Kosova Times Published October 4, 2024
Share
SHARE

Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara thanë të premten se shumica e gati 900 strehimoreve të Libanit janë mbushur plotësisht dhe se njerëz që po ikin nga bombardimet izraelite, janë duke fjetur nëpër rrugë dhe parqe publike.

“Gati të gjitha 900 strehimoret kolektive të vendosura nga Qeveria në Liban janë mbushur tashmë”, tha Rula Amin nga agjencia e OKB-së për refugjatë.

Ajo tha se janë duke punuar me autoritetet vendore për të gjetur më shumë vende dhe se, në ndërkohë, disa hotele dhe madje klubet e natës në Bejrut janë duke i hapur dyert për të strehuar njerëz të zhvendosur.

Autoritetet libaneze thonë se mbi 1.2 milion libanezë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre dhe gati 2.000 janë vrarë në vitin e fundit, prej se u përshkallëzua konflikti mes Izraelit dhe grupit libanez të mbështetur nga Irani, Hezbollah. Por, shumica e tyre janë zhvendosur dhe vrarë në dy javët e fundit.

Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.

“Rrugët janë të mbushura me automjete, njerëzit po flenë në parqe publike, nëpër rrugë, në plazh”, tha Mathieu Luciano, shef i Zyrës së Organizatës Ndërkombëtare për Emigrantë në Liban.

Ai konfirmoi se shumica e strehimoreve janë mbushur plot, përfshirë ato në Bejrut, dhe se në disa prej tyre ka ende hapësirë.

Shumë prej strehimoreve janë shkolla, shtoi ai, që nënkupton se mësimi është ndërprerë.

Të premten, ushtria izraelite e mbylli pikë kalimin kryesor kufitar mes Libanit dhe Sirisë, duke e bllokuar kalimin e automjeteve, edhe pse Amin tha se disa njerëz po kalonin në këmbë.

“Ne kemi parë njerëz duke ecur, të etur për të ikur nga Libani. Pra, ata ecën nëpër atë rrugë të shkatërruar”, tha ajo.

Rreth 60 për qind të mbi 185.000 njerëzve që kanë ikur në Siri deri tani, janë fëmijë dhe adoleshentë, disa prej tyre pa prindërit e vet, tha Amin.

You Might Also Like

Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të

Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse

VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet

Kroati fiton gjashtë çmime Eurojackpot me nga pothuajse 60,000 euro secila

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

TAGGED: #Liban, #OKB, #Strehimore
Kosova Times October 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Hoti akuzon qeverinë për acarim të raporteve me botën demokratike

Kosova Times Kosova Times March 16, 2024
Kundërofensivë e ngadalshme: “Koha të mendohet për planin B për Ukrainën”
Ushtarët e KFOR-it me stërvitje rreth ndërhyrjes në rast aksidenti masiv
Osmani në Sofje, takon homologun e tij bullgar dhe mbretin e Jordanisë
Javë me mot kryesisht të vranët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?