By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 qershor 2025
June 8, 2025
Policia amerikane e imigracionit arrestoi gabimisht një sherif federal, duke menduar se ishte emigrant
June 7, 2025
Shqipëria më kërkuese se sa Serbia po ndeshja mbaron baras
June 7, 2025
Gruaja në Mynih qëllon me thikë një burrë dhe një grua, pastaj qëllohet. Vdes në spital
June 7, 2025
Vdes atdhetari Selim Shala
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjermania, Franca dhe vende të tjera të BE-së kërkojnë përshpejtim të dëbimit të emigrantëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Gjermania, Franca dhe vende të tjera të BE-së kërkojnë përshpejtim të dëbimit të emigrantëve
Rajon / Botë

Gjermania, Franca dhe vende të tjera të BE-së kërkojnë përshpejtim të dëbimit të emigrantëve

Kosova Times
Last updated: 2024/10/04 at 8:47 PM
Kosova Times Published October 4, 2024
Share
SHARE

Shtatëmbëdhjetë vende evropiane i bënë thirrje Komisionit Evropian të premten të shtrëngojë rregullat e BE-së për rikthimin e emigrantëve të parregullt në vendet e tyre të origjinës. Kjo mësohet nga një dokument i nënshkruar një javë përpara takimit të nivelit të lartë, ku pritet që emigracioni të jetë ndër çështjet që do të shqyrtohen.

Letra drejtuar organit ekzekutiv të bllokut është firmosur nga 14 nga 27 vendet anëtare, ndër to Gjermania, Franca dhe Italia, si dhe tri vende të tjera nga zona e lëvizjes së lirë Shengen– Norvegjia, Zvicra dhe Lihtenshtajni.

Ky zhvillim vjen pas mbajtjes së disa proceseve zgjedhore në mbarë BE-në, ku dominoi çështja e emigracionit, si dhe kërkesave në rritje nga disa pjesë të kontinentit për një sistem më të fortë kontrolli.

“Mesazhi kryesor për Komisionin për të cilin biem të gjithë dakort është se na duhet një sistem më i fortë riatdhesimi, me kritere më të qarta dhe më pak interpretime nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë”, tha një diplomat i një prej vendeve firmëtare.

Vendet nënshkruese thonë se rregullat e tanishme lënë hapësira të tepruara për interpretime, të cilat u janë lënë gjithnjë e më shumë në dorë gjykatësve dhe jo qeverive të zgjedhura me votë, shtoi diplomati, i cili kërkoi mos t’i bëhej publik emri për shkak të ndjeshmërisë së temës.

Komisioni Evropian nuk pati koment të menjëhershëm, por emigracioni pritet të luajë një rol kyç në zgjedhjet parlamentare të Gjermanisë vitin e ardhshëm dhe kjo çështje pritet të dominojë axhendën e Komisionit të ri që pritet ta fillojë detyrën në dhjetor.

Emigracioni pritet të jetë gjithashtu pjesë e axhendës së udhëheqësve të BE-së që do të takohen për bisedime në 17-18 tetor, ndërsa muajin e kaluar Gjermania riktheu në fuqi kontrollet e përkohshme në kufi. Kryeministri francez Michel Barnier tha se Parisi do të shqyrtojë një masë të ngjashme.

Koalicioni qeveritar i Gjermanisë ka ashpërsuar qëndrimin për emigracionin pas një rritjeje të fluksit të emigrantëve dhe të mbështetjes për të djathtën e skajshme në opozitë dhe konservatorët.

MASAT E KONTROLLIT

Javën e kaluar, votuesit në Austri i dhanë fitoren për herë të parë Partisë së Lirisë, e cila ka qëndrime anti-emigracion, euro-skeptike dhe për marrëdhënie më të mira me Rusinë.

Pas dekadave të tëra diskutimesh, Bashkimi Evropian ra dakort për disa rregulla të reja vitin e kaluar, për ndarjen e kostove dhe përgjegjësive për kujdesin ndaj emigrantëve. Letra, me përmbajtjen e së cilës u njoh agjencia e lajmeve Reuters, thotë se duhen forcuar politikat për riatdhesimin.

“Personat që nuk kanë të drejtën e qëndrimit, duhet të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në letër.

Letra i bën thirrje Komisionit Evropian të propozojë një ligj të ri ku do të thuhej qartë se qeveritë kanë të drejtën të arrestojnë emigrantët e paligjshëm që përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare – një opsion që është diskutuar që nga viti 2018, por që nuk është miratuar ndonjëherë.

Letra gjithashtu bën thirrje për harmonizimin dixhital të çështjeve të regjistruara për emigrantët, në mënyrë që të gjitha vendet të kenë të njëjtin program kompjuterik. Kjo do të ndihmonte për identifikimin dhe trajtimin e rasteve të të njëjtëve emigrantë që paraqiten në vende të ndryshme të BE-së.

Letra i bën thirrje Komisionit të propozojë që emigrantët të kenë detyrimin të bashkëpunojnë me autoritetet.

“Ndodh rëndom tani që procedurat e riatdhesimit ndërpriten, pasi personat nuk bashkëpunojnë për t’u identifikuar, apo zhduken krejtësisht nga radari, ose bëjnë apelime të vazhdueshme”, tha diplomati evropian.

You Might Also Like

Policia amerikane e imigracionit arrestoi gabimisht një sherif federal, duke menduar se ishte emigrant

Gruaja në Mynih qëllon me thikë një burrë dhe një grua, pastaj qëllohet. Vdes në spital

Gjermania në frikën e sulmeve ruse: Planifikohet zgjerim i madh i rrjetit të bunkerëve dhe strehimoreve

Trump kërcënoi Muskun se do të përballet me pasoja të rënda nëse financon Demokratët

Trikala: Nënë e bir u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre

TAGGED: #BE, #Dëbimi, #Emigrantët
Kosova Times October 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

MacShane: Serbia po përgatit sulme të reja në veri të Kosovës

Kosova Times Kosova Times July 13, 2024
U vendosën gurëthemelet e çerdhes në Podujevë dhe të shkollës fillore në fshatin Dumosh të Podujevës
Franca përgatitet për luftë : “Konflikti në Ukrainë, tashmë në vitin e tretë, ka rikthyer luftën në shkallë të gjerë…”
Specialja do ta rishqyrtojë uljen e dënimit për Salih Mustafën
Krasniqi: Të gatshëm për krijimin e qeverisë nëse dështon VV
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?