Shkruan: Skënder MULLIQI
Serbia haptazi po kërkon luftë në Ballkan. Po kërkon të, bën luftë më boshnjakët, po kërkon të, bënë luftë edhe në Kosovë. Këto janë porositë e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili çdo ditë po i provokon shqiptarët. Është e pakuptueshme që të gjitha këto thirrje për luftë, po kalojnë heshturazi nga BE-ja. Luftën në Ukrainë Serbia po dëshiron të shfrytëzon për sulm përfundimtarë ndaj Kosovës. Këto viteve të fundit kemi pasur mundësi të dëgjojnë shumë herë se Serbia po armatoset, dhe kjo po bëhet pikërisht nga ata që e ndihmuan lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ky shtet natyrisht se ka mungesë të demokracisë, po mbizotëron diktatura dhe klasa e kriminelëve të luftës. Në vend që ky regjim neofashist të dobësohet deri në largim, duke e armatosur dhe duke e ndihmuar më donacione te majme ekonomike, disa shtete të BE-së po e forcojnë atë. Ky shtet është bërë problematik për Ballkanin. Evropa dhe Amerika duhet të rrënojnë Dodikun, Millatoviqin e Malit të Zi dhe Vuçiqin e Serbisë. Kjo do të ishte e ndershme dhe parimore për proceset. Para pak kohësh Stejt Departamenti amerikan në lidhje më procesin e normalizimit të marrëdhënieve, bëri të ditur se politika amerikane kërkon që në këtë proces të ndodhë njohja nga Serbia e pavarësisë të Kosovës. Po ashtu kërkohet që të respektohen marrëveshjet e deritashme pa asnjë vonesë.Kjo jep shpresa që më në fund do të kemi një presion ndaj obsturkcionve të vazhdueshme politike të Serbisë në procesin e dialogut. Ndodhen krime të tmerrshme nga serbet në ish-Jugosllavi dhe Serbia nuk u dënua për gjenocid. Serbia bëri dëme të mëdha materiale dhe nuk i pagojë dëmet e luftës. Serbia e Millosheviqit largojë afër 1 milion shqiptarë nga vatrat e tyre shekullore, dhe Kosovën e vogël bashkësia ndërkombëtare shumë pa drejtë e futën në maratonën e bisedimeve për normalizim të marrëdhënieve pas asnjë kusht. Nuk u kërkua që Vuçiqi i cili që 12 vite e drejton Serbinë, të kërkojë falje më krimet serbe të luftës, pjesë e të cilave ishte edhe ai vet. A thua shtrohet pyetja sikur të gjithë këto akte makabre t’i kishin bërë shqiptarët ndaj popujve të tjerë, çka do të kishte ndodhur më Kosovën por edhe më Shqipërinë. Faktet dhe koha po tregon së do të kishin qenë shumë të ashpër në pa parashikueshmëri./ Serbisë pos që ju dënuan disa kriminelë të luftës në krye të shtetit serb, kanë mbetur pa dhënë përgjegjësi para TPI-së në Hagë edhe më mijëra kriminelë serbë të cilët po shëtisin të lirë edhe 25 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë. U dhunuan afër 20 mijë gra dhe vajza nga regjimi i Milloosheviqit dhe kjo,dhe 1500 të zhdukur shqiptarë të luftës po heshten nga bota demokratike. BE-ja i futi bisedimet Kosovë-Serbi në qorrsokak edhe për faktin se u lejua ajo çka nuk ish dashur të lejohet, që bisedimet teknike te marrin formën e bisedimeve politike që prejudikojnë statusin politikë të Kosovës të pavarur. Është koha e ndreqjes të këtyre gabimeve dhe lëshimeve të mëdha të faktorit ndërkombëtar ose të lejojnë edhe një luftë të re në Ballkan, të cilën po e kërkojnë më ngulm Rusia dhe Serbia, për ndryshim më dhunë të kufijve ekzistues, në realizimin e ideve fashiste serbe-rusomëdha në Evropë dhe në Ballkan. Nuk ka dyshim së agresioni ushtarakë rus në mënyrë flagrante ka cenuar të drejtat ndërkombëtare, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Më këtë akt të intervenimit ushtarak Rusia ka rrënuar marrëveshjen e Minskut, që është fund të dialogut politik. Edhe Serbia po kërkon të njëjtën gjë në Ballkan, se nuk po i respekton marrëveshjet nga dialogu, duke kërkuar që më forcë të ndryshon kufijtë në realizmin e idesë “ të gjithë serbët në një shtet. Kërkesa e hapur serbe ruse për shtete etnike, do të thotë luftë totale!