By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Krasniqi: Zgjedhjet e reja janë tashmë të imponuara
October 31, 2025
Gashi: Diaspora akademike, potencial i fuqishëm për zhvillimin e arsimit
October 31, 2025
U publikuan letrat e diplomatit francez Anton Vas nga viti 1812
October 31, 2025
Abdixhiku: Nuk ka shumicë parlamentare, zgjedhjet e reja të pashmangshme
October 31, 2025
Haradinaj: Zgjedhjet parlamentare të mbahen sa më shpejt
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mundësia e luftës bërthamore dhe karamboli ballkanik?!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Mundësia e luftës bërthamore dhe karamboli ballkanik?!
Opinion

Mundësia e luftës bërthamore dhe karamboli ballkanik?!

Kosova Times
Last updated: 2024/10/05 at 4:56 PM
Kosova Times Published October 5, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Skënder MULLIQI

Lufta është gjëja më e fëlliqur kanë thënë shumë dijetarë të kohës. Para 80 viteve, nëse jam i saktë, në qytetin japonez Hiroshima është hedhur bomba atomike, që shkaktojë mijëra viktima? Me vite të tëra pas eksplodimit, kanë vdekur njerëzit nga pasojat e saj. Hiroshima është bërë simbol i një ngjarje të tmerrshme e cila kurrë nuk mund të harrohet. Dihet sigurisht pas një kohe të gjatë që secili njëri normal nuk do të dëshironte, që bota të ballafaqohet më armë bërthamore. Dhe, kjo vjen vetëm nga njerëzit çmendurak, siç është diktatori rus, Vladimir Putin. Ky dhe Medvedev po e përsërisin mundësinë që Rusia të përdorë bombën atomike, nëse ukrainasit të cilët po luftojnë edhe në territorin e Rusisë, mund të ballafaqohen më armatimin bërthamor . Ekziston frika se lufta ndërmjet dy republikave të ish Bashkimit Sovjetik, edhe mund të këtë një epilog të tillë, sepse vështirë të besohet që Rusia do të lejon të mundet në këtë luftë, edhe përkundër ndihmës që po i bëhet Ukrainës nga bota perëndimore, pikërisht për faktin se posedon më së shumti koka bërthamore në glob. Për shkak të dobësive të BE-së, dhe jo shumë qartësive të Amerikës dhe përpjekjeve të Rusisë që përmes Serbisë të fusë ndikimin në Ballkan, është shkaktuar në rajon një karambol, si në Mal të Zi, BH-në dhe në Maqedoninë e Veriut. Vetëm Shqipëria dhe Kosova qartazi kanë mbetur me orientime pro-perëndimore. Shtetet e rajonit nuk duken që janë afër inkuadrimit në BE. Njerëzit gjithnjë e më shumë po kanë frikë se edhe ashtu ndoshta kurrë nuk do të inkuadrohen në strukturën më të madhe politike evropiane. Brukseli ka mbetur i pa aftë, për shkak të hipokrizisë pragmatike dhe bashkimit më shumë simulues, e veçmas në situatën e sigurisë që ka qenë BE-ja viteve te fundit pas agresionit rus ndaj Ukrainës. Kuptohet, nominalisht të gjithë janë shumë të shqetësuar për luftërat hibride dhe shpërndarjen e informacionit të rremë, që më së shumti i referohet propagandës ruse dhe serbe. Kjo dhe shumë dobësi burokratike e kanë zvetënuar rolin dhe ndikimin e BE-së në Evropë dhe veçmas në rajonin e Ballkanit Perëndimor të trazuar. Kemi në shumë shtete sundimtarë autokratik, të cilët janë dalë tashmë jashtë kontrollit të BE-së, por edhe të Amerikës. Është krijuar situatë sfiduese nga shpërthimi i luftës në Ukrainë, ku Serbia është në rolin dominant rus së bashku më Hungarinë e Orbanit, regjimin proserb në Mal të Zi, dhe nyje e gordit që shumë kohë është Republika Serpska e cila po kërkon shkëputje nga BH-ja. Serbët kanë mbetur me logjikën e luftës të viteve te 90-ta, dhe nuk po pendohen për gjenocidin e shkaktuar në BH dhe në Kosovë. Ballkani është këtu ku ka qenë gjithmonë, vetëm se larg Evropës gjithnjë e më hipokrite. Marrëdhëniet fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë rënë në pikën më të ultë, sepse Serbia po merr aktivitete të ndryshme destabilizuese e terroriste për shkëputjen me luftë të veriut të Kosovës. Pas Millosheviqit, nismëtarit të luftës tragjike në ish-Jugosallavi, Serbia është duke u sunduar nga Millosheviqët e vegjël, pasuesit besnik, të cilët po urrejnë gjithçka që nuk është serbe në rajon. Ne e dimë se çfarë ndodhi në të kaluarën e afërt, kur u ekspozuam ndaj agresionit serb madh dhe përpjekjes për të përvetësuar territorin shekullor shqiptarë. Dhe,sa sakrifica të mëdha bëmë për t’u mbrojtur nga ekstremistët dhe kriminalët e ushtrisë dhe paramilitaret serb. Ne u mbrojtëm heroikisht, me një armatim të dobët, duke larguar nga Kosova soldateskën terroriste millosheviqiane së bashku më miqtë tanë dhe NATO-n. Për çfarë po flasim në të vërtetë sot ? Po flasim për një fqinjë fashist të Vuçiqit, ku çdo dialog politik – për sa kohë që nomenklatura aktuale kriminale është në pushtet – është i pakuptimtë. Humbje kohe dhe energjie, mision i pamundur dhe rrezikim i dinjitetit të BE-së . Serbia e sotme nuk është një bashkëbisedues i denjë për një bisedë serioze politike. Normalizmi i marrëdhënieve fqinjësore, nuk mund të mbahen në aktivitetet e pareshtura luftënxitëse ndaj Kosovës, politikat të cilat bazohen në mitomaninë e pakuptimtë dhe hegjemoninë e pakufizuar. Serbia nuk dëshiron t’i bashkohet Evropës dhe botës perëndimore, por hegjemonisë së Putinit. Duke u ulur në dy karrige, me politikën e forcuar nga ortodoksia radikale, Serbia po kthehet në një oazë të një mendjeje çmendurake. Ajo hesht për të kaluarën e afërt, nuk dëshiron të kthejë as eshtrat e njerëzve që vrau në agresionin kundër Kosovës. Dhe, nuk rresht së ëndërruari për Serbinë e madhe.

You Might Also Like

Në balotazh le të votojmë vetëm për njerëzit e punës, jo për ngjyrat partiake

“Shkretëtira e ndjeshmërisë”

Teknologji e keqe: Ndjekja e Rusisë për një raketë bërthamore të Ditës së Gjykimit

Treni që nuk ndalet nga zhurma!

Pika e verbër e Evropës: Mediat sociale janë një kërcënim strategjik

TAGGED: #Skënder Mulliqi
Kosova Times October 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ulutash: Ngjarjet e vitit të kaluar në Kosovë cenuan sigurinë e rajonit

Kosova Times Kosova Times May 18, 2024
“Luftë” në mediat sociale: Trump tallet me Medvedevin, ai kundërpërgjigjet
Kuvendi i Lezhës, Haradinaj: Aty u vendosën bazat e ndërgjegjes kombëtare
Banorët e rajonit të Vladimir ne Rusi raportuan një shpërthim
ShBA dhe Kina nënshkruajnë marrëveshjen e ndryshuar për bashkëpunim shkencor dhe teknologjik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?