By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Partitë në Bosnjë publikojnë rezultatet e zgjedhjeve lokale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Partitë në Bosnjë publikojnë rezultatet e zgjedhjeve lokale
Uncategorized

Partitë në Bosnjë publikojnë rezultatet e zgjedhjeve lokale

Kosova Times
Last updated: 2024/10/07 at 2:07 PM
Kosova Times Published October 7, 2024
Share
SHARE

Rezultati e zgjedhjeve lokale në Bosnjë e Hercegovinë (BeH), sipas të dhënave të publikuara nga partitë politike, shfaq mbizotërimin e partisë së liderit prorus Millorad Dodik në Republika Sërpska, të Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) në zonat ku jetojnë kroatë, si dhe rritjen e Partisë së Veprimit Demokratik të boshnjakëve (SDA), e cila aktualisht është në opozitë në Federatën e BeH.

Dodik deklaroi se partia që ai drejton, Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur, ka fituar pushtetin në 47 nga 63 komunat e Republikës Sërpska, entitetit serb të Bosnjës.

Lideri i partisë më të madhe kroate në BeH, Dragan Çoviq, tha se Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) i BeH ka fituar në shumicën e komunave për pozitat e kryetarëve të komunave.

Partia e Veprimit Demokratik (SDA) në këto zgjedhje lokale ka fituar më shumë vota sesa në ato të mëparshmet, tregojnë rezultatet që kjo parti boshnjake i shpalli pas mbylljes së qendrave të votimit.

Kjo parti, e cila drejtohet nga Bakir Izetbegoviq, sipas rezultateve të paraqitura, ka fituar pozitat e kryetarëve të komunave në verilindje të BeH, ku deri tani dominonte Partia Socialdemokrate.

Nuk pati surpriza as në Srebrenicë, qytet ku në vitin 1995 u krye gjenocid. Kandidati i përbashkët i partive serbe fitoi shumicën e votave.

Një nga befasitë ishte edhe shpallja e fitores së Ibro Berilos në komunën Tërnovës së Sarajevës. Ky kandidat i Partisë së Veprimit Demokratik ndodhet në paraburgim për shkak të dyshimeve për korrupsion.

Analisti politik Adnan Huskiq tha për Radio Evropa e Lirë se logjika e votuesve që këtë vit votuan për kandidatë të burgosur, ose të akuzuar për korrupsion, është “e pakuptueshme dhe paradoksale”.

Ai thotë se kjo tregon se qytetarët kanë shumë pak besim në institucione, madje më pak sesa në partitë politike.

“Po përpiqem të vendosem në pozitën e dikujt që në qendrën e votimit zgjedh një kandidat që aktualisht është në paraburgim, ose madje i dënuar me vendim të formës së prerë. Nuk mundem, sado që përpiqem, ta kuptoj me cilën logjikë udhëhiqen qytetarët në këtë rast, përveç se kjo tregon sa pak besim kanë qytetarët në institucione, edhe në ato gjyqësore”, tha Huskiq.

Në zgjedhjet lokale në Bosnjë e Hercegovinë votuan 47.72% e qytetarëve, sipas rezultateve paraprake të Komisionit Qendror Zgjedhor të BeH. Deri tani janë përpunuar rreth 93.47% e qendrave të votimit.

Rreth 3.4 milionë qytetarë kishin të drejtë vote dhe zgjodhën rreth 140 kryetarë qytetesh dhe komunash, si dhe asambletë komunale dhe këshillat e qyteteve.

Për shkak të përmbytjeve, rrëshqitjeve dhe shembjeve të dheut, zgjedhjet janë shtyrë në pesë komuna.

You Might Also Like

Pritja e mërgatës nga Osmani, Haziri thirrje presidentes: Respekto këto 10 ditë fushatë

Gazetarët e BBC-së kanë hyrë në një strukturë sekrete ukrainase

Tërmeti në Kosovë, shqetësim ndërtimet e një dekade pas luftës

The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut

Në Izrael promovohet libri `Kosova në 100 fotografi`

TAGGED: #BeH, #Zgjedhje
Kosova Times October 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti me shoqatën më të madhe gjermane të biznesit mbi mundësitë e investimeve në Kosovë

Kosova Times Kosova Times November 15, 2022
Kurti me kreun e OSBE-së diskutojnë për komunitetet
Alonso thotë se Leverkusen synon fitore ndaj Inter
Në Dagestan, në bregun e Detit Kaspik, u gjetën sërish foka të ngordhura
Orban paralajmeron: Hungaria nuk do të jetë me ju!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?