Siç raportojnë mediat braziliane, ai ndodhet në një spital në Sao Paulo.
Kujtojmë se Pele është i sëmurë prej kohësh dhe siç u theksua edhe më herët bëhet fjalë për kancerin e zorrës së trashë.
“Pele u shtrua në spital për shkak të ënjtjes, problemeve me zemrën dhe konfuzionit mendor. Trajtimi i tij me kimioterapi është aktualisht joefektiv dhe gjendja e tij është shqetësuese”, sipas mediave braziliane.