By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rrushi në ushqim: Nga sallatat freskuese te gjellët
September 4, 2025
Dreka në 20 minuta: Recetë për një makarona kaq të shijshme dhe kremoze me tre lloje djathrash
September 4, 2025
Ryanair prezanton çantën më të madhe të dorës falas – rregulla të reja nga muaji i ardhshëm
September 4, 2025
Putini përgatit një ofensivë të re të madhe në Ukrainë
September 4, 2025
Macron: “Ministrat e mbrojtjes të aleatëve ranë dakord për garancitë për Ukrainën”
September 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vazhdohet periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Vazhdohet periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Lajme

Vazhdohet periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2024/10/07 at 3:32 PM
Kosova Times Published October 7, 2024
Share
SHARE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka vazhduar periudhën e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024.

Në komunikatën për media thuhet se në bazë të të dhënave, deri më 6 tetor 2024, përmes platformës elektronike http://diapsora.kqz-ks.org janë pranuar 6,069 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 5,571, ndërsa 498 të tjera janë refuzuar.

“Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, është duke vazhduar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024.

“Në bazë të të dhënave, deri më 6 tetor 2024 janë pranuar 744 kërkesa për ndërrimin e Qendrës së Votimit (574 përmes platformës elektronike http://qv.kqz-ks.org dhe 170 në zyrat e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve) prej të cilave janë aprovuar 725 kërkesa, ndërsa 19 të tjera janë refuzuar”, thuhet në komunikatë.

Tuje thuhet se në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, ka filluar programi orientues i trajnimit për anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve. Deri më tani, seancat e trajnimit janë mbajtur me anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve nga komunat, si Mitrovicë e Jugut, Skenderaj dhe Vushtrri, Mitrovicë e Veriut, Zvçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Në ditët në vazhdim, programet e trajnimit do të mbahen edhe në regjionet tjera, si: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan, Ferizaj dhe Gjakovë.

“Në mbledhje KQZ ka vendosur për emërimin e dy anëtarëve të KKZ në komunat Obiliq dhe Ranilluk; zëvendësimin e dy anëtarëve të KKZ në komunat Junik dhe Mitrovica e Veriut; revokimin e emërimit të dy anëtarëve të KKZ në komunat Suharekë dhe Kamenicë dhe për përfundimin e mandatit të një anëtari të KKZ në komunën e Obiliqit”, thuhet në komunikatë.

Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për miratimin e rekomandimt të Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike për ndalimin e transferimit të mjeteve financiare nga Fondi, në vlerën e gjobës së shqiptuar, për subjektet politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

“Shuma e gjobës do të zbritet nga shuma e planifikuar t’i transferohet subjekteve politike për tremujorin e katërt të vitit 2024. Pas përfundimit të procesit të auditimit të raporteve vjetore financiare për subjektet politike, ZRCKFSP ka gjobitur disa subjekte politike pas gjetjeve të evidentuara gjatë auditivit”, theksohet në komunikatë.

You Might Also Like

Sekuestrohet një armë në shtëpinë e Top Kolshit, i dyshuar për vrasje

Katër të lënduar në një aksident në Pejë, një në gjendje të rendë

IPK arreston një polic të njësisë spciale

Hoti: Marrëveshja e Washingtonit, mundësi e humbur

Aksident trafiku në Prishtinë, katër persona të lënduar

TAGGED: #KQZ, #Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës
Kosova Times October 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti fishkëllehet gjatë fjalimit për rininë

Kosova Times Kosova Times December 20, 2023
Nxënësit e fshatit Vranidoll të Prishtinës, janë bërë me shkollë të re
Kosova s’mund të shesë mish e bylmet jashtë, shkak moslicensimi i AUV-it
Rogozin letër kërcënuese Macronit me copë predhe: “Franca do të përgjigjet”
Turistët gjermanë të helmuar nga monoksidi i karbonit, një 36-vjeçar i vdekur, tre anëtarë të tjerë të familjes në gjendje te rëndë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?