By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
August 2, 2025
Gjykata Evropiane përforcon kriteret për vendet e sigurta të origjinës
August 2, 2025
Horoskopi ditor për 2 gusht
August 2, 2025
Zyrtari i lartë i Mbrojtjes së SHBA-së në Kosovë, pritet nga Maqedonci
August 2, 2025
Parashikimi i motit për vikend në Kosovë e Shqipëri
August 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Raporti i antidrogës italiane, rrjetet kriminale shqiptare po forcohen
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Raporti i antidrogës italiane, rrjetet kriminale shqiptare po forcohen
Uncategorized

Raporti i antidrogës italiane, rrjetet kriminale shqiptare po forcohen

Kosova Times
Last updated: 2024/10/08 at 9:16 PM
Kosova Times Published October 8, 2024
Share
SHARE

Raporti vjetor i antidrogës italiane për vitin 2024, që i referohet të dhënave të vitit 2023, konstaton një rol në rritje të organizatave kriminale shqiptare që veprojnë në Itali.

Sipas raportit, që u publikua të martën nga Drejtoria e Antidrogës italiane, “trafikantët shqiptarë të drogës po ngjiten me shpejtësi në radhët e organizatave më agresive dhe më të fuqishme të trafikut të drogës në Itali”.

Sipas raportit, “kjo dëshmohet nga numri i lartë i rasteve të raportuara në Itali nga polica për autoritetet gjyqësore në vitin 2023 në fushën e drogës: 171 organizata shqiptare që synojnë trafikun e drogës dhe 1,432 shqiptarë për krimin e shpërndarjes së drogës, të cilët përbëjnë 16.44% të gjithë të huajve të raportuar për këto vepra”.

Sipas raportit shtetasit shqiptarë renditen në vitin 2023 pas marokenëve në raportimet e policisë italiane pranë organeve të drejtësisë për veprat penale të drogës, me 1604 raste, nga 1574 që ishin raportuar në vitin 2022.

Pjesa më e madhe e shqiptarëve të raportuar, sipas policisë italiane, kanë aktivite në fushën e kokainës, ku janë raportuar 1263 persona nga 1211 në vitin 2022.

Raporti thotë se organizatat shqiptare kanë aftësi për të lëvizur sasi të mëdha të kokainës dhe heroinës.

“Për kokainën”, thotë raporti, “ata kujdesen për çdo fazë të zinxhirit të furnizimit dhe shpërndarjes: blerjen në vendet e prodhimit, grumbullimin e lëndës narkotike në portet holandeze dhe belge, transportin në destinacion me mjete të modifikuara posaçërisht, deri në fazën e mëpasshme të shpërndarjes së drogës në territorin Italian”.

“Për organizatat kriminale nga e gjithë bota të përfshira në trafikun e drogës, Kolumbia është një vend i rëndësisë strategjike”, thotë raporti.

“Aktualisht kartelet meksikane, ato braziliane dhe mafia shqiptare duket se janë partnerët kryesorë të rrjeteve kolumbiane. Krimi i organizuar italian historikisht më i lidhur me trafikun nga Kolumbia është ‘Ndrangheta’. Organizata tjetër ‘Camorra’, edhe pse nuk është e pranishme në formë të përhershme, duket se përfiton nga furnitorët kolumbianë”, thotë raporti i antidrogës italiane.

Raporti i Drejtorisë italiane të Antidrogës thotë se afërsia gjeografike midis Italisë dhe Shqipërisë ka lehtësuar lidhjet e drejtpërdrejta midis grupeve kriminale puliane dhe shqiptare, veçanërisht në furnizimin, ruajtjen dhe tregtimin e marijuanës.

Sipas raportit, organizatat shqiptare veprojnë në territorin italian në grupe të vogla, në disa raste multietnike, të cilat merren kryesisht me tregtimin e drogës, ose ato veprojnë në mënyra që pasqyrojnë strukturat e tipit mafioz, duke shfrytëzuar metodat frikësuese.

Raporti i antidrogës italiane thotë se organizatat shqiptare duke pasur dhe zhvilluar marrëdhënie të drejtpërdrejta për furnizim nga rajonet prodhuese, janë gjithnjë e më shumë në lidhje me mafien kalabreze, të Kampanisë dhe Sicilisë apo me grupe të tjera kriminale.

Sipas raportit, grupet shqiptare shfrytëzojnë të ashtuquajtirën “Rrugën Ballkanike”, të transportit të heroinës afgane nga Turqia në Itali dhe shtetete të tjera evropiane.

You Might Also Like

Komuna e Istogut, subvencion çdo nënë lehonë me nga 150 euro

Sot Dita Kombëtare e Zvicrës

Tarifat amerikane ndaj Evropës: Një fitore e madhe për Trump, jo një disfatë e plotë për Brukselin

Zjarr në Qipro: Zjarr i madh në Limasol – Dy të vdekur, shtëpi të djegura dhe dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Të pastrohet politika dhe institucionet shtetërore nga mbeturinat e UDB-së

TAGGED: #Antidroga italiane, #Rrjetet kriminale shqiptare
Kosova Times October 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pse Macron mund ta shtrijë “ombrellën bërthamore” të Francës mbi të gjithë Evropën

Kosova Times Kosova Times May 22, 2025
Futboll: Organizohet ceremonia e shpalljeve të më të mirëve
Demokratët e Senatit bllokojnë projektligjin për të ndihmuar Izraelin pa Ukrainën
Travis King kthehet në tokën amerikane nga K.Veriore
Në rajonin e Donetskut, 10 persona u plagosën gjatë granatimeve nga raketat S-300
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?