By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti: Qeveria i trajton seriozisht deklaratat e Ambasadës Amerikane
September 19, 2025
A i mbani mend Javelins që shpëtuan Ukrainën në fillim të luftës? Tani Polonia po i blen ato
September 19, 2025
Defekt në rrjet, mungesë uji në disa lagje të Prishtinës
September 19, 2025
Policia kontrollon autobusët që nuk ndalen në stacione të caktuara
September 19, 2025
72 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Prindërit kërkojnë kushte për trajtim të fëmijëve që vuajnë nga diabeti
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > Prindërit kërkojnë kushte për trajtim të fëmijëve që vuajnë nga diabeti
Shëndetësi

Prindërit kërkojnë kushte për trajtim të fëmijëve që vuajnë nga diabeti

Kosova Times
Last updated: 2024/10/09 at 9:43 AM
Kosova Times Published October 9, 2024
Share
SHARE

Ndonëse institucionet shëndetësore në Kosovë nuk kanë ende shifra të sakta se sa fëmijë vuajnë nga diabeti, prindërit e fëmijëve me diabet vazhdojnë të apelojnë që të bëhet më shumë për këta fëmijë dhe t’u plotësohen kushtet për trajtim.

 

Në Pediatri, gjegjësisht në Repartin e Endokrinologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, nga janari  deri në muajin shtator të këtij viti, kanë kërkuar ndihmë mjekësore 74 fëmijë me llojin e diabetit Tip 1. Kështu ka bërë me dije për Radio Kosovën drejtoresha e Repartit të Endokrinologjisë, Hafize Rafuna.

Ajo tha se 27 raste janë me ketoacidozë.

Ndërsa disa nga prindërit e fëmijëve me diabet, përmes Radio Kosovës, kanë apeluar te institucionet shëndetësore që të ofrojnë kushte për trajtim më të mirë për fëmijët e tyre.

Sipas tyre, sëmundja e diabetit ka një kosto të lartë, se përveç një lloj të insulinës që e marrin nga Ministria e Shëndetësisë, të tjerat i sigurojnë vetë.

“Të gjitha thirrjet shkojnë për institucionet që këta fëmijë, që janë të këtij vendi, duhet t’u zgjatët dora e ndihmës. Sepse janë fëmijë të këtij vendi dhe do të kontribuojnë për këtë vend. Institucionet duhet të ofrojnë mundësi si në vende të tjera për fëmijët më diabet. Më e keqja është që institucionet nuk ofrojnë as fishat që matet sheqeri në mollëzat e gishtërinjve. Ato duhet m’i ble ne vetë. Po ashtu edhe sensorët për monitorimin e sheqerit i sigurojmë vetë dhe kjo ka një kosto të lartë”, tha një prind.

Ndërsa, endokrinologia Vjosa Mulliqi-Kotori thotë se rrezikshmëria me e madhe e diabetit është kur diagnostikohet në gjendje të komplikimit akut që thirret ketoacidozë diabetike dhe sipas saj, kjo është e rëndësishme që të parandalohet . Ajo thotë se përveç insulinës, personave me diabet duhet t’u plotësohen edhe nevojat e tjera për trajtimin e sëmundjes.

“Në Kosovë kemi statistika që mbi 50% të rasteve të reja më diabet zbulohen në gjendje të komplikimit akut. Shenjat e para që mund t’i vërejnë prindërit janë kur i shohin fëmijët më të shqetësuar, fillojnë të kenë uri më të shprehur, etje dhe humbje të peshës etj. Të gjitha këto ndryshime janë elemente kyçe që prindërit duhet t’i vërejnë me kohë, dhe nëse këto shenja i vërejnë, duhet të kërkojnë ndihmën e mjekut”,  theksoi ajo.

Radio Kosova ka pyetur edhe Ministrinë e Shëndetësisë se sa fëmijë vuajnë nga diabeti në Kosovë dhe kur pritet të furnizohen me sensorë diabetikë, por që deri në publikimin e këtij raporti nuk kemi marrë përgjigje.

 

You Might Also Like

Ushqimet që ndihmojnë në humbjen e dhjamit të barkut

Sot mbahet `Race for the Cure Prishtina 2025`

Klinika e Gjinekologjisë kërkon që ankesat të bëhen në mënyrë të rregullt

Ky virus “i padëmshëm” mund të jetë shkaku i sëmundjes së Parkinsonit

Gjethet e këtij fruti përmbajnë një substancë që vret qelizat kancerogjene

Kosova Times October 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Keating: Të ndalet dhuna Kosovë-Serbi, Serbia të shkëputet nga Moska

Kosova Times Kosova Times July 22, 2023
Polonia ka një plan për të parandaluar ukrainasit që të largohen nga vendi për të shmangur ushtrinë
Fatih Karabaxhaku dhe Alma Mehmeti kampion të kampionatit individual të Kosovës për U21 “Adem Jashari”
KQZ ka pranuar 1.162 kërkesa për regjistrim, 940 janë aprovuar
Hani i Elezit sot regjistroi temperaturën më të lartë në Kosovë me 39.7°C
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?