By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 janar
January 12, 2026
Policia arreston të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
January 12, 2026
Durmishi inspekton punimet emergjente në autostradën `brahim Rugova`
January 12, 2026
Kurti: Kosova, rrëfim suksesi i ndërhyrjes së NATO-s, çlirimit e pavarësisë
January 12, 2026
Qytetari nga Ferizaj gjen para në rrugë dhe i dorëzon në Polici
January 12, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Deliu-Kodra dhe Qalaj: PDK fton kryeministrin Kurti dhe ministrat në inteprelancë për sigurinë – shteti po dështon të mbrojë gratë dhe vajzat
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Deliu-Kodra dhe Qalaj: PDK fton kryeministrin Kurti dhe ministrat në inteprelancë për sigurinë – shteti po dështon të mbrojë gratë dhe vajzat
Lajme

Deliu-Kodra dhe Qalaj: PDK fton kryeministrin Kurti dhe ministrat në inteprelancë për sigurinë – shteti po dështon të mbrojë gratë dhe vajzat

Kosova Times
Last updated: 2022/12/01 at 4:26 PM
Kosova Times Published December 1, 2022
Share
SHARE

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra dhe Rashit Qalaj në një konferencë për media kanë njoftuar se Grupi Parlamentar i kësaj partie ka parashtruar sot kërkesë për interpelancë me kryeministrin dhe ministrat e sektorëve të rendit e drejtësisë, pas rasteve të fundit të vrasjes së grave nga bashkëshortët e tyre.

Deputetja Blerta Deliu-Kodra theksoi se institucionet po dështojnë në mënyrë sistematike për të ofruar siguri juridike për qytetarët, sidomos për gratë dhe vajzat.

“Këto duhet të jenë rastet e fundit dhe ky duhet të jetë alarmi i fundit për shtetin dhe për shoqërinë tonë. Si Grupi më i madh Parlamentar opozitar ne nuk kemi mundur që të qëndrojmë duarkryq dhe të jemi indiferent karshi përballjes me një gjendje të viktimave pothuajse të përjavshme. Prandaj Partia Demokratike Kosovës në mënyrë urgjente sot ka parashtruar mocionin për interpelancë me kryeministrin për të vënë para përgjegjësisë institucionet qeveritare të cilat me vendimet dhe veprimet e tyre po dështojnë në mënyrë sistematike për të ofruar sigurinë juridike për qytetarët e Kosovës, për gratë dhe vajzat e këtij vendi”, tha ajo.

Deliu-Kodra tha se krimet e fundit ndaj grave duhet të jenë alarmi i fundit për shtetin dhe institucionet.

“Vrasjet dhe krimet e tjera si sulmet seksuale, dhunimet e ngacmimet janë jo vetëm fenomene në rritje, por edhe ngjarje të jashtëzakonshme e tronditëse, të cilat duhet të përbëjnë alarm serioz për shoqërinë, institucionet dhe mbarë vendin”, tha ajo.

Nga ana tjetër, deputeti Rashit Qalaj shprehu shqetësim për mosefikasitetin e institucioneve të sigurisë.

“Në emër të PDK-së i shpreh ngushëllime familjes Magashi dhe të shprehim indinjatën më të thellë për këtë situatë të sigurisë të krijuar këto ditë dhe të shprehim shqetësimin tonë të skajshëm për mosefikasitetin e institucioneve të sigurisë, në këtë rast të Policisë së Kosovës me rastin e fundit, ku viktima është dashur të mbrohet nga institucionet e Kosovës, me qenë se ka pasur një urdhër mbrojtjeje nga Gjykata Themelore kompetente”, tha ai.

Qalaj përsëriti thirrjen e PDK-së për forcimin institucioneve të sigurisë dhe mosndërhyrjen e pushtetit në punën e Policisë së Kosovës.

“Kjo bëhet kur Policisë së Kosovës nuk i ndërhyhet në aspektin operacional, kur institucionet e shtetit nuk udhëhiqen nga ushtrues detyre, kur drejtuesve të këtyre institucioneve dhe punëtorëve të tyre nuk u zvogëlohen pagat, kur punëtorëve të tyre u përmirësohen kushtet e punës. Ata nuk kanë asnjë mbështetje nga institucionet përkatëse. Ne kemi bërë thirrje të vazhdueshme që PK të ketë drejtorin e saj”, u shpreh ai. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Policia arreston të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Durmishi inspekton punimet emergjente në autostradën `brahim Rugova`

Kurti: Kosova, rrëfim suksesi i ndërhyrjes së NATO-s, çlirimit e pavarësisë

Qytetari nga Ferizaj gjen para në rrugë dhe i dorëzon në Polici

Pritet të nisë faturimi i ujit edhe në komunat veriore të Kosovës

Kosova Times December 1, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

SHBA do të prodhoje ‘avionin e ri për fundin e botës’ për herë të parë në 30 vjet

Kosova Times Kosova Times April 5, 2023
ShFMU “Pavarësia” krenare me emrin e saj dhe 16 vjetorin e Pavarësisë
Raketat ruse godasin një spital në Ukrainë, raportohet për viktima
Orkestra e Frymore e FA të Shqipërisë mbanë koncert festiv në Prishtinë
Kurti për ngushëllime në Vushtrri, përkujton aktivistin Agim Vatovci
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?