By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VMRO-ja fitoi në 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit, VLEN renditet e dyta me 9 komuna, LSDM e treta me 6 dhe AKI e katërta me 4 komuna
November 3, 2025
Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës
November 3, 2025
Arab News nis botimin në gjuhën shqipe- një hap i rëndësishëm për praninë ndërkombëtare të Kosovës
November 3, 2025
Plagoset me armë zjarri një 33-vjeçar në Durrës
November 3, 2025
Këshilltari regjional i FMN-së viziton ATK-në
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ismaili: Lufta kundër financimit të paligjshëm kërkon një përpjekje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Ismaili: Lufta kundër financimit të paligjshëm kërkon një përpjekje
Lajme

Ismaili: Lufta kundër financimit të paligjshëm kërkon një përpjekje

Kosova Times
Last updated: 2024/10/11 at 10:38 AM
Kosova Times Published October 11, 2024
Share
SHARE

Identifikimi dhe zbutja e rreziqeve të pastrimit të parave kërkon një qasje gjithëpërfshirëse ku kombinohen kapacitetet e avancuara teknologjike, pajtueshmëria rregullatore si pa dyshim bashkëpunimi midis sektorëve publik dhe privat.

Kështu ka theksuar Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili në panelin me temë “Rëndësia e bashkëpunimit ndër-institucional dhe partneritet publiko-privat për të trajtuar financat e paligjshme” me rastin e lansimit të Rrjetit të Përbashkët të Inteligjencës kundër Pastrimit të Parave në Republikën e Kosovës (JMLIN-K).

Guvernatori Ismaili gjatë këtij paneli ka potencuar se pastrimi i parave nuk prek vetëm institucionet financiare individuale, por gjithashtu paraqet një rrezik më të gjerë për stabilitetin dhe integritetin e sistemit financiar. Ai ka shtuar se luftimi efektiv ndaj tij është thelbësor për ruajtjen e besimit dhe sigurimin e stabilitetit ekonomik të vendit.

Sipas Guvernatorit Ismaili, lufta kundër financimit të paligjshëm, duke përfshirë pastrimin e parave, financimin e terrorizmit si dhe format tjera të krimit financiar, kërkon një përpjekje gjithëpërfshirëse dhe të koordinuar ku bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacionit përmes partneriteve publiko-private është vendimtar në ruajtjen e sigurisë dhe integritetit të sistemit financiar.

“Kompleksiteti në rritje dhe sofistikimi i krimeve financiare i nxitur edhe nga zhvillimet e hovshme teknologjike kërkon qasje të reja të bazuara në rrezik për parandalimin dhe luftimin e PP/FT. Prandaj një partneritet i fortë i tillë ofron një kornizë gjithëpërfshirëse ku organet e zbatimit të ligjit, rregullatorët dhe institucionet financiare mund të ndajnë informacionet, ekspertizën si dhe burimet në luftën e përbashkët”, ka potencuar Guvernatori Ismaili.

I pari i BQK-së theksoi se krijimi i këtij rrjeti do të rrisë fuqishëm shanset e vendit tonë për t’iu bashkuar organizatave ndërkombëtare si MONEYVAL dhe Task Forca e Veprimit Financiar (FATF), si pjesë e rëndësishme e proceseve tona integruese në institucionet dhe mekanizmat e Bashkimit Evropian.

Guvernatori Ismaili tutje ka shtuar se përmes themelimit të këtij mekanizmi do të realizohen procese të rëndësishme në aspekt të sigurimit të pajtueshmërisë me standardet e parandalimit pastrimit parave dhe financimit. Këto aspekte, përveç avancimit të kornizës ligjore dhe rregullative që BQK-ja ka realizuar dhe po vazhdon në proces, bashkë me ligjet që së fundi janë proceduar, patjetër që e përafroi vendin tonë me kërkesat relevante të Bashkimit Evropian. Madje, kjo do ta ndihmojë edhe procesin e para-aplikimit për anëtarësim në SEPA si një ndër prioritetet tona, në të cila BQK po punon intensivisht me mbështetje të tjerë ndërinstitucionale.

Në fund të fjalës së tij në panel, Guvernatori Ismaili u shpreh se identifikimi efektiv dhe zbutja e rreziqeve të pastrimit të parave kërkon një qasje dinamike, me shumë shtresa që integron teknologjinë, pajtueshmërinë, bashkëpunimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm. BQK me instrumentet e saj rregullatore dhe veprimet e ndërmarra të fokusuara në aspekt të integritetit dhe stabilitetit të sektorit financiar ka dëshmuar edhe praktikisht këtë zotim dhe qasje të saj.

“Duke miratuar strategji të bazuara në rrezik, duke përdorur analitikë të avancuar dhe duke nxitur partneritete të forta, institucionet financiare dhe rregullatorët e Kosovës mund të ndërtojnë një mbrojtje të fortë kundër pastrimit të parave dhe të ndihmojnë në mbrojtjen e integritetit të sistemit financiar”, ka përfunduar Guvernatori Ismaili.

Rrjeti i Përbashkët të Inteligjencës kundër Pastrimit të Parave në Kosovë përbëhet nga autoritetet ligjzbatuese të vendit, mbështetur nga Njësia për Inteligjencë Financiare dhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ku edhe BQK ka pasur kontributin e saj përmes ekipeve profesionale dhe do të vazhdoj të mbetet e përkushtuar dhe angazhuar në të. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Dogana ndalon sasi të fillerëve të padeklaruar në Vërmicë

10 vjet nga nënshkrimi i MSA-së me BE, Gërxhaliu: Arritje për Kosovën

Bajrami: Rritja e çmimit të energjisë, ‘dhuratë’ që varfëron familjet

Komuniteti i Energjisë: Vendet e rajonit me progres në tregun energjisë

Kurti për rritjen ekonomike: Politikat tona po ndikojnë pozitivisht

Kosova Times October 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti takohet me Plenkoviq, e falënderon për përkrahjen për anëtarësim në BE

Kosova Times Kosova Times January 18, 2023
Erdogan: Pavarësisht veprimeve të Perëndimit, Turqia do bisedime të paqes në Ukrainë
Nënshkruhen kontratat e punës për kadetët e gjeneratës së 62-të
Përtej Gjirit të Kotorit me vetëm një traget
Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?