By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kartelet meksikane të drogës sulmojnë fermën e El Chapos me dronë
October 29, 2025
Me “breshka”, rusët arritën të thyejnë mbrojtjen ukrainase me dronë
October 29, 2025
Anije turistike lë një grua (80) në një ishull në Australi, ajo gjendet e vdekur
October 29, 2025
Moti në Shqipëri i kthjellët në të gjithë territorin
October 29, 2025
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nagavci e Haxhiu me mesazh për kujdesin ndaj fëmijëve në teknologji
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Nagavci e Haxhiu me mesazh për kujdesin ndaj fëmijëve në teknologji
Lajme

Nagavci e Haxhiu me mesazh për kujdesin ndaj fëmijëve në teknologji

Kosova Times
Last updated: 2024/10/11 at 1:13 PM
Kosova Times Published October 11, 2024
Share
SHARE

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe ajo e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë dalë me një mesazh të përbashkët rreth kujdesit prindëror, rëndësisë së edukimit shkollor dhe ndikimit të mësimdhënësve tek fëmijët për përdorim të moderuar dhe të kontrolluar të teknologjisë.

Në mesazhin e tyre thuhet se rrjetet sociale kanë pushtuar botën moderne të komunikimit dhe se fëmijët që në moshë shumë të hershme shpeshherë po iu ekspozohen këtyre rrjeteve duke iu ndikuar negativisht në rritjen e shëndoshë dhe vetëbesimin e tyre.

Nagavci tha se përpos të mirave që na sjell teknologjia, fëmijët po përballen edhe me rreziqe e pasoja ndaj të cilave duhet të kemi kujdes të shtuar dhe të angazhohemi bashkërisht për evitimin dhe shmangien e tyre, njofton Klankosova.tv.

“Mësimdhënës të dashur, vazhdoni që t’i mësoni e udhëzoni fëmijët që ta përdorin internetin në mënyrë të dobishme e të përgjegjshme. Të nderuar prindër, të dashur qytetarë, secili prej nesh, të kujdesemi për sigurinë e fëmijëve përgjatë përdorimit të teknologjisë në mënyrë që së bashku të krijojmë rrjetin e qëndrueshëm për mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet online, dhuna, lëndimi i vetes dhe i të tjerëve”.

“Të shqetësuar nga rastet e vetëlëndimit të vajzave të mitura si pasojë e ndikimit nga platforma abuzive, bëj thirrje për të gjitha subjektet, prindër, mësimdhënës, psikologë, pedagogë, shërbime të tjera institucionale dhe të shoqërisë civile që të rrisin koordinimin më të mirë të ndërgjegjësimit të fëmijëve dhe të rinjve për përdorimin e sigurt të internetit dhe shmangien e dhunës dhe dukurive të tjera negative”.

Ajo tha se MAShTI ka përpiluar materiale të shumta mbi këtë temë, të cilat tha se janë publike në ueb-faqen e ministrisë.

“Ju ftoj që t’i lexoni dhe t’i ndani me të tjerët që të realizojmë së bashku qëllimin tonë për edukimin dhe mbrojtjen e fëmijëve tanë”.

Nga ana tjetër, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu thotë se fëmijët janë e ardhmja dhe për ta kanë shumë përgjegjësi.

“Si ministre e Drejtësisë, ashtu dhe si nënë lus prindërit të jenë të vëmendshëm ndaj përmbajtjeve që fëmijët shikojnë në internet. Monitorimi ynë dhe udhëzimi si prindër është i rëndësishëm për t’i mbrojtur ata nga rreziqet që mund të fshihen në rrjetet sociale, ku shumë shpesh shpërndahen përmbajtje të papërshtatshme”.

Haxhiu shton se fëmijët kanë nevojë për mbështetje për të krijuar një marrëdhënie të shëndetshme me teknologjinë, dhe si ta përdorin atë me përgjegjësi.

You Might Also Like

Moti në Shqipëri i kthjellët në të gjithë territorin

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Osmani me presidentin e Mauritanisë diskutojnë thellimin e bashkëpunimit

Vendimet i jep gjykata! Pse goditet vetëm SPAK? Analisti: Politika e bën qëllimisht…

Osmani takoi Princin e Kurorës së Mbretërisë Hashemite të Jordanisë

TAGGED: #Albulena Haxhiu, #Arbërie Nagavci, #Fëmijët, #Siguria kibernetike
Kosova Times October 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

ShBA paralajmëron për “luftime të ashpra”, teksa Rusia vazhdon sulmet ndaj Bahmutit

Kosova Times Kosova Times March 16, 2023
Malishevë, bllokohet rruga nga Stacioni i Policisë për shkak të asfaltimit
Garë armatimi mes Armenisë dhe Azerbajxhanit
Abbott: Dita për të shikuar me krenari arritjet në këto vite
Kush janë kandidatët për president të Malit të Zi?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?