By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hamza prezanton vizionin e tij: Kosova ecën përpara kur jemi bashkë
December 10, 2025
Çfarë shkruajnë mediat ruse për NIS: Vuçiç paralajmëron, gati të “vendosë vijën”
December 10, 2025
ASK: Çmimet e konsumit 5,3% më të larta vjetore dhe 0,4% mujore
December 10, 2025
KQZ shpall konkurs për angazhimin e 1,100 zyrtarëve për zgjedhje
December 10, 2025
Gjermania mbështet projektin `Solar4Kosovo` të KEK-ut
December 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në Malishevë mbahet orë letrare në përkujtim të maturantëve të ndjerë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Në Malishevë mbahet orë letrare në përkujtim të maturantëve të ndjerë
Lajme

Në Malishevë mbahet orë letrare në përkujtim të maturantëve të ndjerë

Kosova Times
Last updated: 2024/10/11 at 4:44 PM
Kosova Times Published October 11, 2024
Share
SHARE

Në prag të 20-vjetorit të tragjedisë së aksidentit në Fushë Arrëz, ku humbën jetën 15 maturantë të Gjimnazit të Malishevës, Komuna e Malishevës, përmes Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, ka pasuruar bibliotekën e këtij gjimnazi me një fond të ri librash.

Me këtë rast, u mbajt një orë letrare në përkujtim të maturantëve të ndjerë.

Drejtoresha e Arsimit në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi, e cila ishte bashkëkohëse me viktimat, kujtoi me emocion këtë ngjarje tragjike. Ajo theksoi se pasurimi i bibliotekës është një mënyrë e veçantë për të nderuar kujtimin e tyre, duke qenë se ata ishin pjesë e këtij gjimnazi dhe kjo bibliotekë mban emrin e tyre.

Krasniqi bëri të ditur se, me mbështetjen e kryetarit të Komunës, Ekrem Kastrati, janë përkrahur edhe bibliotekat e tjera shkollore me një fond prej rreth 150 mijë euro, duke shtuar tituj kryesisht shkencorë në fushën e albanologjisë.

Në këtë aktivitet, profesori Ramiz Sopaj, i cili mbajti një fjalë për ngjarjen, foli edhe rëndësinë e aktiviteteve kulturore që mbahen në përkujtim të maturantëve.

Në përmbyllje, nxënësit e klasës së 11/8 organizuan një orë letrare kushtuar 15 maturantëve dhe shfaqën një dokumentar për tragjedinë e 14 tetorit 2004, ku humbën jetën 15 maturantët nga Malisheva.

I tërë aktiviteti, u përshkrua me emocion dhe me lot në sy nga të gjithë të pranishmit.

 

You Might Also Like

Hamza prezanton vizionin e tij: Kosova ecën përpara kur jemi bashkë

KQZ shpall konkurs për angazhimin e 1,100 zyrtarëve për zgjedhje

Gjermania mbështet projektin `Solar4Kosovo` të KEK-ut

Kurti: Drita e përfaqësoi me dinjitet shtetin tonë në Evropë

2,076,290 qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 28 dhjetorit

TAGGED: #Malishevë, #Maturantët, #Orë letrare
Kosova Times October 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Akademiku dënohet për sulmin në sinagogën e Parisit më 1980

Kosova Times Kosova Times April 21, 2023
Samiti Trump-Putin anulohet pasi Moska i dërgoi një memo Uashingtonit
Lajçakut takohet me Escobari, thotë se ishte produktiv
Biden nënshkruan projektligjin për të rritur tavanin e borxhit kombëtar të SHBA 3 orë më parë
Vrasja e policit, deputeti gjerman: Kureshtar të shoh se si do të arsyetohet kësaj radhe Vuçiqi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?