By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump
May 17, 2025
Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi
May 17, 2025
Eliza Hoxha kritikon ashpër Përparim Ramën: E ke bo bërllog kryetar
May 17, 2025
Më shumë se 150 delegacione do të shkojnë në inaugurimin e Papës
May 17, 2025
Mediat ukrainase: Një nga krijuesit e Iskander u vra në Rusi
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dështimet politike në Kosovë dhe politikat klerofashiste të Rusisë dhe Serbisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Dështimet politike në Kosovë dhe politikat klerofashiste të Rusisë dhe Serbisë
Opinion

Dështimet politike në Kosovë dhe politikat klerofashiste të Rusisë dhe Serbisë

Kosova Times
Last updated: 2024/10/11 at 9:34 PM
Kosova Times Published October 11, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Skënder MULLIQI

Pas përfundimit të luftës çlirimtare, në Kosovë erdhën në pushtet njerëzit të cilët nuk patën njohuri të duhura për profesionin fisnik të politikës. Në vend të kësaj kategorie, është dashur të kemi në pushtet njerëzit, të cilët kanë potenciale intelektuale për sfidat e kohës së tranzicionit, me të cilin u përballëm. Kjo nuk ndodhi për shumë arsye, dhe mungojë pastaj zhvillimi i duhur i proceseve zhvillimore për 20 vite më radhë. Lulëzuan shumë dukuri negative, të cilat e bënë jetën e keqe për shumicën e qytetarëve. Patëm politika përjashtuese nga vendimmarrjet shoqërore dhe politike të shumicës. Populli u bë shërbyes i mirë vetëm për vota, e shumë pak iu dëgjua zëri dhe shumë pak iu plotësuan kërkesat e tij.

Kjo shkëputje na kushtojë më stagnim të proceseve dhe më mungesë të investimeve dhe investitorëve te jashtëm, pa të cilët zor që kalohet ndonjë krizë ekonomike edhe në shtetet shumë më të zhvilluara. Patëm privatizim më të keq të mundshëm dhe shumë hileqar të pronës shoqërore. Ky privatizim ju dedikua njerëzve të caktuar të politikës dhe të biznesit, të cilët edhe u pasuruan pafundësisht në kurriz të taksapaguesve. Varfëria arriti në shkallë enorme së bashku më numrin e madh te të pa punësuarve. Nga pa perspektiva e krijuar filluan edhe largimet masovike të rinjve tanë nga Kosova. Patëm eksod të madh në vitin 2011 nëse nuk gabohem ku u larguan më mijëra veta nga vatrat e tyre shekullore. Kjo ishte sirenë alarmi, por që hasi në vesh të shurdhër të pushteteve të pa ndjesi të duhur për shtetndërtim dhe për zhvillim të gjithëmbarshëm. Gati të gjitha sistemet funksionuan më defekte të mëdha. Sektori i drejtësisë ishte hallka më e dobët e pushtetit. Nuk u zbatuan reformat e kërkuara në drejtësi, që të kishim sundim të mirëfilltë të rendit dhe të ligjit. Po ashtu shumë pak u punua që të kemi shëndetësi dhe arsim në nivelin e kërkuar, si dy shtyllat shumë të rëndësishme për çdo shtet të prosperuar dhe demokratik. Çështjet e ligjit, drejtësisë dhe jetës politike publike u reduktuan në funksion më shumë të partive politike dhe përfaqësuesve të tyre.

Partitë politike krijuan një rrjetë klienteliste, kështu që një njeri nuk mund të gjejë dhe as të mbajë një vend pune, nëse nuk ishte anëtar i partive në pushtet. Në politikat e jashtme bartësit e pushtetit, u treguan të dobët. Nuk kishin ambasadorë dhe as diplomatë të nivelit, që na përfaqësuan denjësisht në botë. Në bisedimet më Serbinë u futëm pa asnjë kusht të vetëm, kur dihet së ky shtet kishte kryer gjenocid mbi shqiptarët në luftën fundit çlirimtare. Në këtë drejtim pjesë të fajit mban edhe BE-ja si ndërmjetëse e dialogut, e cila bëri lëshime të mëdha ndaj Serbisë, duke i bërë më shumë presion Kosovës që të bëjë koncesione politike. U pranua decentralizimi i pushtetit lokal i cili sjelli Asociacionin. Do të thotë nga bisedimet teknike, u kalua në bisedime politike, të cilat edhe prejudikuan statusin politikë të Kosovës. Nga kjo rrjedhën marrëveshjet radhazi në dëm të vendit, si ajo me Demarkimin më Mal të Zi, ku u humbën mbi 8 mijë hektarë tokë, paraprakisht më Maqedoninë u humben 2 mijë hektarë, dhe koncesionet vazhduan në dëm të së ardhmes të Kosovës. U pranua që në përfaqësimet rajonale Kosova të paraqitet më fusnotë të Edita Tahirit, e që nuk doli flluskë sapuni. Pastaj, ish krerët qe i udhëhoqën bisedimet më Serbinë, që bënë lëshimet e radhës, kësaj here edhe më të dëmshme më nënshkrimet në vitin 2013 në Bruksel, të Hashim Thaqit dhe në vitin 2015, të Isa Mustafës më Asociacionin e komunave më shumicë serbe, më kompetenca ekzekutive, që e sakaton shtetësinë e vendit, e që më të cilën temë BE-ja dhe Amerika po na nxjerrin telashe të mëdha, duke kërkuar të implementohet. Kthesa pozitive pamë pas shumë vitesh nga klasa e re politike, e cila është treguar më efikase sidomos në planin e vazhdimit të dialogut më Serbinë e Vuqiqit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e defaktorizoj presidentin serb në bisedime pas një kohe kur ai po thuaj diktonte me to. Kryeministri I Kosovës, nuk po e zbaton marrëveshjen e dëmshme të Asociacionit edhe përkunder së ju ka nënshtruar trysnisë të madhe nga BE-ja dhe Amerika, deri të masat e embargos ekonomike ndaj Kosovës, e Serbisë luftënxitëse deri më tash, nuk i mungojë as një fije floku.

Pordhët dhe maskaradat serbe dhe të presidentit të saj, Vuqiq në veri përfunduan me pushtetin e Albin Kurtit, i cili largojë institucionet e strukturave paralele kriminale serbe të dirigjuara nga Vuqiqi, duke vu rend dhe ligj për herë të parë pas përfundimit të luftës. Serbia e yshtur nga fitorja e mundshme e Rusisë së Putinit, ndaj Ukrainës edhe sforcoi kursin politik të shoqëruar më kërcënime, që më luftë të ndajë Kosovës, por edhe pjesët me serbë në Mal të Zi dhe BH-së. Një tentim për ndarje të vendit Vuqiqi dhe Radojqiqi dy terroristet serbomëdhenj e ndërmorën më aktin brutal që më armatim të rënd të bëjnë faktike ndarjen –Ngjarja në Banjskë, ku terroristet u sprapsen më bisht nën shalë,dhe disa nga ata u vranë nga forcat policore të Kosovës. Vuçiq ka manipuluar dhe udhëhequr dy politika, më BE-në farsë për donacione të majme, njëra anë, dhe tjetra anë aleancë me Rusinë. Politikat e Serbisë në fakt janë metastaza të ideologjisë së Millosheviqit dhe Sheshelit,rusofili deri në masë turpëruese dhe miti i rremë për Kosovën. Këtë politikë zhongleriste Amerika dhe NATO duhet ta çmontojnë sikur që çmontuan politikat fashiste të Millosheviqit. Askush nuk është budalla sa të mos kuptojnë se situatën në Evropë e përkeqësuan politikat klerofashiste të Rusisë dhe të Serbisë për zgjerim territoresh.

You Might Also Like

Kosova është zemra e kombit shqiptar

Lufta për pushtet po e fut vendin nëpër rrugët qorre!

Ja pse shoqëria kosovare nuk është e shkëputur nga mendësia mesjetare e kulteve të krye fisit

Avni Dehari drejt librit të Gines-it!

Kuvendarët e pa përgjegjshëm që po dëshirojnë të ndalin orën e historisë

TAGGED: #Skënder Mulliqi
Kosova Times October 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kryeparlamentari Konjufca pritet në takim nga kryeministrja Kallas, flasin për rrezikun e ndërhyrjeve ruse

Kosova Times Kosova Times February 5, 2024
Ngjarjet e datës 17 maj
Trump, pasiguria globale dhe një botë në tranzicion
Sulmet godasin Bejrutin pas urdhrit izraelit për evakuim
Raporti për masat ndaj Kosovës shtyhet për javën e ardhshme?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?