Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që ndodhi dje në Veternik, që bllokoi gjithë Prishtinën. Ngasësi i kamionit që dyshohet se shkaktoi aksidentin është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Tetë persona (5 meshkuj dhe 3 femra) kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur midis një kamioni dhe shtatë veturave. Pas trajtimit mjekësor të lënduarit janë liruar për mjekim shtëpiak. Përveç lëndimeve gjatë aksidentit janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale. Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull kosovar, ngasës i kamionit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë. /Kosovatimes/