By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 gusht
August 8, 2025
Drejtësi apo strategji politike- një reflektim i sinqertë mbi protestën
August 7, 2025
Arrestohen për falsifikim të parave dy shtetas të Shqipërisë në Vërmicë
August 7, 2025
Rama: Kuvendi i Kosovës të reagojë ndaj padrejtësive të Hagës
August 7, 2025
Krerët e partive politike: Kosova po kërkon drejtësi për çlirimtarët
August 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fushatë e hershme dhe e ashpër!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Fushatë e hershme dhe e ashpër!
Opinion

Fushatë e hershme dhe e ashpër!

Kosova Times
Last updated: 2024/10/12 at 10:20 AM
Kosova Times Published October 12, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Është hera e parë në Kosovën e pas luftës kur një qeveri i shkon deri në fund mandatit politik, por është edhe hera e parë njëkohësisht që kemi një parafushatë kaq të gjatë dhe të ashpër elektorale siç është kjo e tanishmja.

Diçka nuk është në rregull me ndërgjegjen e deputetëve

Pra, është hera e parë që e kemi një fushatë me tendencë të rritjes së ashpërsimit të gjuhës fyese dhe denigruese mes rivalëve politik. Përdorimi i elementeve audio-vizive për të sulmuar kundërshtarët politikë ishte edhe më parë, po jo në këto përmasa, sa të cenohet integriteti personal i deputetit apo liderit partiak.

Siç e ceka në fillim, është hera e parë që një subjekt politik në pushtet me mbi 50% të votave i shkon deri në fund mandatit politik, por është edhe hera e parë njëkohësisht që një mazhorance politike në Kuvend i ikin deputetët në fund të mandatit politik!

Sa i përket largimit të deputetëve të mazhorancës, respekt për secilin, por largimi në fund të mandatit politik bëhet vetëm për shkaqe elektorale e jo parimore, gjegjësisht e nuhatjes së mos përfshirjes në listë për deputet apo të tejkonsumimit në partinë në pushtet, me qëllim të rikthimit në kuvend përmes një subjekti tjetër politik!

Këtu diçka nuk është në rregull me ndërgjegjen e deputetëve në radhë të parë, por edhe të subjekteve që i pranojnë!

Deri dje rival politik, nga sot në listë për deputet dhe në hierarki të lartë partiake!

Deputetët karkaleca që i ndërrojnë partitë në fund të mandatit politik u ngjajnë “kalorësve”, të cilët me të njëjtën shalë i kalërojnë disa kuaj (parti)!?

Thënë ndryshe në gjuhën puro politike, aderimet nga fillimi deri në fund të mandatit politik të deputetëve janë kontrabandim i vullnetit të elektoratit partiak, prej të cilëve e kanë marrë postin e deputetit!

Të dinjitetshëm janë ata deputet që largohen nga cili do subjekt për çështje parimore, të cilët vazhdojnë të qëndrojnë si deputet të pavarur deri në fund të mandatit politik.

Për largimin e deputetëve përgjegjësia bie mbi liderët partiakë

Vetvetiu shtrohet pyetja, si është e mundur që një qeveri e suksesshme siç pretendon të jetë LVV-ja, i largohen deputetët dhe i bashkëngjiten partive opozitare në fund të mandatit politik!?

Si është e mundur një qeverie të suksesshme t’i ndodhin kaq shumë skandale dhe afera korruptive në fund të mandatit politik!

Por, akoma më e habitshme është indiferenca e aleatëve politik të LVV-së, në këtë rast të ashtuquajturit “GUXO”, të cilët nuk e marrin dot guximin ta ngrisin zërin kundër aferave korruptive në qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti!

Nuk po kuptohet arsyeja e heshtjes së aleatëve politik të LVV-së ndaj kritikave të opozitës, në këtë rast e GUXO, a është në koordinim me opozitën apo kanë frikë nga përfshirja e tyre në afera korruptive!?

Një këtë rast po vërtetohet se, në politikë nuk ka moral, ndershmëri dhe as sinqeritet, ka vetëm ndërlidhje të interesave personale dhe grupore mes aleatëve të poleve të kundërta politike!

Kurse përgjigja e LVV-së ndaj akuzave të opozitës është tepër e ashpër, duke e cilësuar atë si “luftë hibride në koordinim me Serbinë”!

Me çështjen e “koordinimit” të pushtetit apo të opozitës me Serbinë duhet të merret Prokuroria Speciale e jo deputetët në Kuvend, e aq më pak analistët nëpër studiot televizive.

Traumatizimi i qytetarëve

Me fushatën e hershme, të ashpër dhe të paparë deri më tani janë duke i traumatizuar edhe ata pak qytetar të mbetur në Republikën e Kosovës, shumica prej të cilëve nuk do ta presin afatin zgjedhor, do të emigrojnë para 9 shkurtit 2025!

You Might Also Like

Drejtësi apo strategji politike- një reflektim i sinqertë mbi protestën

Eshtë koha për zë, jo për heshtje! Eshtë koha për qëndrim!..

Kujt po i shkon përshtati kjo gjendje kaotike – kriza në shtet dhe lufta për pushtet ?

Ndërhyrja e Presidentes Osmani në Kushtetuese për interes të shtetit apo ruajtjes së pushtetit

Çipa:Kryeministri Mickoski gabon pas reagimit

Kosova Times October 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kreu i parlamentit francez pritje për Konjufcën, diskutojnë bashkëpunimin

Kosova Times Kosova Times July 20, 2023
Përfundon pa detaje takimi ndërmjet Kurtit e ambasadorëve të QUINT-it
Björn nga grupi ABBA qëndroi përsëri para altarit
Kurti për të zhdukurit: Në Serbi s’ka vullnet, në Kosovë afër 3 mijë gërmime
Eksporti i mallrave në muajin korrik 2023 kishte vlerën 67,3 milionë euro
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?