By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hamza: Muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën
December 16, 2025
Osmani udhëton në Bruksel, merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor
December 16, 2025
UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “ Vangjush Gambeta”
December 16, 2025
BE sinjalizon heqjen e masave ndaj Kosovës, por pa afat të qartë
December 16, 2025
Marrëveshja Kosovë-Danimarkë, certifikohen 15 zyrtarë korrektues
December 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Daçiq thotë se në Horgosh u ndalua një i dyshuar për krime lufte
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Daçiq thotë se në Horgosh u ndalua një i dyshuar për krime lufte
Rajon / Botë

Daçiq thotë se në Horgosh u ndalua një i dyshuar për krime lufte

Kosova Times
Last updated: 2024/10/12 at 5:05 PM
Kosova Times Published October 12, 2024
Share
SHARE

Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Brendshëm, Ivica Daçiq, ka thënë se në pikëkalimin kufitar mes Serbisë dhe Hungarisë, Horgosh, është arrestuar një person me inicialet M.I., nën dyshimet se ka kryer krime lufte kundër popullatës civile, në qershor të vitit 1999 në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme serbe, Daçiq ka pretenduar se i ndaluari, së bashku me disa anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka kryer krime lufte përmes përdorimit të forcës fizike, armëve dhe kërcënimeve ndaj banorëve të nacionalitetit serb, të cilët, sipas tij, janë dërguar më pas nëpër burgje të improvizuar dhe janë maltretuar.

Me urdhër të Zyrës së Prokurorit, është thënë se i ndaluari do të jetë për 48 orë në mbajtje.

Daçiq ka thënë se për shkak të hetimeve që po kryhen, nuk mund të japë më shumë hollësi.

Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar Ministrinë e Jashtme të Kosovës dhe Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, për të kuptuar nëse bëhet fjalë për ndonjë shtetas të Kosovës, por nuk ka marrë përgjigje.

Në të kaluarën janë arrestuar disa herë shtetas të Kosovës, nën pretendime të tilla.

Autoritetet e Kosovës i konsiderojnë këto ndalime si arbitrare dhe të padrejta dhe kërkojnë ndihmën e faktorit ndërkombëtar për lirimin e tyre.

Serbia, në strategjinë e vet kombëtare 2021-2026 për ndjekje të krimeve të luftës, pretendon se ka juridiksion për të vënë drejtësi për krimet e kryera gjatë konflikteve të armatosura në vitet ’90.

Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshje për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike, më 2013, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, por bashkëpunim mes tyre për rastet e krimeve të luftës nuk ka pasur thuajse fare.

You Might Also Like

Dhëndri i Trump heq dorë nga ndërtimi i një hoteli në Beograd?

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

Burri (36) vret gruan (30) në Gjermani, plagoset edhe vetë

Miliarderët kinezë përdorin nënat zëvendësuese amerikane për të krijuar ‘mega-familje’

Anëtarët e Rusisë së Bashkuar u kapën duke u marrë me turizëm lindjeje në Kili

TAGGED: #Ivica Daçiq, #UÇK
Kosova Times October 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Kreshnik Mahmuti dhe Shega Hashani Fitues të turneut “Adem Jashari”

Kosova Times Kosova Times March 4, 2024
Studiuesja nga Novi Sadi: Gjuhët janë bukuri, jo problem
Rreziqet e zgjuara të politikave radikalizuese
Të çmendurit e Putinit përmendin armët bërthamore dhe bëjnë thirrje për bombardimin e Oksfordit dhe Kembrixhit
Vengu: Kosova të ndërveprojë me KFOR-in në çdo situatë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?