By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
December 10, 2025
Moti në Shqipëri kryesisht i kthjellët
December 10, 2025
Rusët u përpoqën të lëshonin një dron, shihni si përfundoi e gjitha…
December 10, 2025
Kryeministri malazez Milojko Spajiq i përgjigjet presidentit serb Aleksandar Vuçiq…
December 10, 2025
Amazon do të investojë 35 miliardë dollarë në Indi deri në vitin 2030
December 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kremlini: Putini është i hapur për dialog me Scholzin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kremlini: Putini është i hapur për dialog me Scholzin
Rajon / Botë

Kremlini: Putini është i hapur për dialog me Scholzin

Kosova Times
Last updated: 2024/10/13 at 3:48 PM
Kosova Times Published October 13, 2024
Share
SHARE

Presidenti rus, Vladimir Putin, është i hapur për dialog me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ka thënë të dielën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov për mediat ruse.

“Ne kemi deklaruar vazhdimisht që jemi të hapur për kontakt”, ka thënë Peskov, por që, sipas tij, nuk ka pasur asnjë propozim nga pala gjermane për bisedë telefonike.

Peskov e ka bërë këtë deklaratë pasi ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka thënë të premten se Putin as nuk ka më gatishmëri të flasë me kancelarin përmes telefonit.

Scholz ka folur së fundmi që duhet eksploruar mundësitë për paqe, dhe ka pasur raportime për planifikim të një bisede telefonike në mes të kancelarit dhe Putinit.

Në fillim të tetorit, Peskov ka thënë se Putin është i hapur për dialog, ndonëse, sipas tij, marrëdhëniet në mes të Moskës dhe Berlinit janë në pikën më të ulët, dhe atë jo për fajin e Rusisë.

Scholz ka folur për herë të fundit me Putinin në telefon në dhjetor të vitit 2022.

Kancelari gjerman ka kërkuar atëherë zgjidhje diplomatike dhe tërheqje të trupave ushtarake ruse prej Ukrainës.

Në qershor, Scholz ka thënë se nuk e përjashton një bisedë me Putinin në të ardhmen, por vetëm nëse ekziston një temë specifike për ta diskutuar.

Liderët perëndimorë kanë ndërprerë kontaktin me presidentin rus, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Axhenda ndërkombëtare

Rusët u përpoqën të lëshonin një dron, shihni si përfundoi e gjitha…

Kryeministri malazez Milojko Spajiq i përgjigjet presidentit serb Aleksandar Vuçiq…

Amazon do të investojë 35 miliardë dollarë në Indi deri në vitin 2030

CNN: Higgins fiton zgjedhjet për kryetar bashkie në Miami, fitorja e parë demokrate në 30 vjet

TAGGED: #Olaf Scholz, #Vladimir Putin
Kosova Times October 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sot në Speciale, dëshmitari i 17-të kundër ish-krerëve të UÇK-së

Kosova Times Kosova Times August 17, 2023
Tajlanda rikonfirmon mbështetjen për Kosovën
Tetëmbëdhjetë të burgosur ikin nga burgu në Kashmir
Kremlini komenton propozimi e Trump për Grenlandë
Dogana e Oda e Farmacistëve bashkëpunojnë për kontroll në tregun e barnave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?