By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 qershor 2025
June 7, 2025
Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë
June 6, 2025
Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse
June 6, 2025
WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë
June 6, 2025
Kurbanet deri në 360 euro, interesim i madh për festën |VIDEO
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sylvinho: Rezultati negativ me Gjeorgjinë nuk i shërben Shqipërisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Sylvinho: Rezultati negativ me Gjeorgjinë nuk i shërben Shqipërisë
Sport

Sylvinho: Rezultati negativ me Gjeorgjinë nuk i shërben Shqipërisë

Kosova Times
Last updated: 2024/10/13 at 7:48 PM
Kosova Times Published October 13, 2024
Share
SHARE

Një rezultat negativ me Gjeorgjinë nuk i shërben Shqipërisë, ka thënë përzgjedhësi i Kombëtares shqiptare, Sylvinho.

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e sotme seancën e fundit stërvitore në “Mikheil Meskhi Stadium”, në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Gjeorgjisë.

I pari i pankinës shqiptare ka theksuar rëndësinë e fitores në ndeshjen e të hënës.

“Nesër duhet të marrim pikë duke qenë se bëhet e vështirë për ta arritur objektivin. Ne duhet të jetojmë me këtë realitet. E dimë që nëse marrim një rezultat negativ nesër, nuk na shërben për të arritur objektivin që kemi. Na shërben vetëm fitorja dhe tri pikët”, ka deklaruar Sylvinho në konferencën për shtyp para ndeshjes.

Braziliani ka vlerësuar se përballja me Gjeorgjinë do të jetë sfiduese, por gjithashtu ka theksuar se Shqipëria ka avantazhin e ndeshjeve të nëntorit, të cilat do t’i luajë në shtëpi. “Kemi një mini-avantazh, duke qenë se në nëntor i luajmë të dyja ndeshjet e fundit të edicionit në shtëpi. Por është shumë e rëndësishme që ne të japim 100% tonë nesër dhe të marrim një rezultat pozitiv. Ata janë shumë të fortë, por edhe ne jemi një ekip i fortë”, ka thënë Sylvinho.

Trajneri i Shqipërisë nuk ka harruar ta përmendë punën e shkëlqyer të bërë nga Sagnol në drejtimin e Gjeorgjisë. “Gjeorgjia është një ekip i madh, Sagnol po bën një punë shumë të mirë prej kohësh, ka në ekip lojtarë të mëdhenj. Ne kemi respekt për Gjeorgjinë, por nuk kemi kohë për të humbur. Do të jetë një ndeshje e vështirë”, është shprehur Sylvinho.

Ai gjithashtu analizoi ndeshjen e fundit të Gjeorgjisë kundër Ukrainës. “Ndeshjen e Gjeorgjisë me Ukrainën e pashë, ishte 50-50. Ukraina ka lojtarë të mirë, por Gjeorgjia bëri mirë. Në fund është balanca mes të gjithëve: me një gabim pëson gol dhe je i vdekur. Kjo është ajo që ndodhi me Gjeorgjinë. Nesër pres të njëjtën ndeshje, shumë të vështirë. Duhet shmangur çdo gabim, por do të jetë e vështirë për këdo”, ka thënë braziliani.

You Might Also Like

Norvegjia i mban leksion Italisë

Stojkoviç e Mitroviç flasin nga Tirana: Respekt, por duam fitore

FSHF vjen me një tjetër njoftim për biletat Shqipëri-Serbi

Shqipëri-Serbi, arrestohen 3 persona për shkak të biletave

Dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit para miqësores me Armeninë

TAGGED: #Gjeorgji-Shqipëri, #Sylvio Mendes Campos Júnior
Kosova Times October 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Arbnor Muja: Mitrovica është Shqipëri

Kosova Times Kosova Times September 5, 2023
Mbreti Charles u shtrua në spital sot, para se me Camilla të vizitonte Kate Middleton e cila po shërohet në një spital tjetër
Gjykata Ndërkombëtare Penale po heton kryeprokurorin e saj. Abuzoni seksualisht me një grua?
Osmani përkujton Ismet Rracin: Drejtësia të mbetet domosdoshmëri
Një Qendër Tregëtare Multinacionale përmbi Lumit Ibër, për bashkimit veri jug të qytetit të Mitrovicës si kundërpërgjigje goditëse planit rus dhe Aleksandër Vuçiqit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?