By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Identifikohen emrat e gati 123,000 ushtarëve të vdekur rusë
August 8, 2025
Pesë skenarë, një luftë dhe tre udhëheqës: Nga fitorja e Putinit te një përsëritje e Afganistanit Sovjetik
August 8, 2025
Izraeli po kalon në pushtimin total të Gazës. NBC: Trump i bërtiti Netanyahut
August 8, 2025
Ka mbërritur reagimi i parë i Kinës ndaj takimit vendimtar midis Putinit dhe Trumpit
August 8, 2025
Djali (4) lirohet nga spitali në Angli, viziton gjyshen. Vritet nga autobusi
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lukashenko: doktrina e re bërthamore e Rusisë “ndoshta do të qetësojë zellin” e Perëndimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Lukashenko: doktrina e re bërthamore e Rusisë “ndoshta do të qetësojë zellin” e Perëndimit
Rajon / Botë

Lukashenko: doktrina e re bërthamore e Rusisë “ndoshta do të qetësojë zellin” e Perëndimit

Kosova Times
Last updated: 2024/10/13 at 9:07 PM
Kosova Times Published October 13, 2024
Share
SHARE

Ndryshimet që njoftoi Rusia për politikën e saj të armëve bërthamore duhet të ishin bërë prej kohësh dhe ndoshta “do të qetësojnë zellin” e kundërshtarëve perëndimorë, tha gjatë një interviste të publikuar të dielën udhëheqësi bjellorus Alexander Lukashenko.

Zoti Lukashenko, një aleat i ngushtë i Presidentit rus Vladimir Putin, tha se “mendjet e nxehta” në Perëndim i patën marrë paraprakisht sinjalet bërthamore që po dërgoheshin nga Moska, që përpara se udhëheqësi i Kremlinit të njoftonte ndryshimet muajin e kaluar.

Presidenti rus Putin tha më 25 shtator se Rusia po zgjeronte listën e skenarëve që mund ta shtynin të merrte në konsideratë mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore, ndër të tjera edhe në rastet kur ka informacion të besueshëm për një sulm masiv ndërkufitar me mjete si avionë, raketa dhe dronë. Ai tha se Moska do ta konsideronte një sulm të mbështetur nga një fuqi bërthamore, si një sulm të bërë bashkarisht me vendin sulmues.

Ky njoftim ishte përgjigja që i dha Kremlini diskutimeve në Shtetet e Bashkuara dhe në Britani, nëse i duhej dhënë Ukrainës leja për të përdorur raketat kovencionale të furnizuara nga Perëndimi, për të goditur objektiva në thellësi të territorit të Rusisë.

“Kjo doktrinë duhet të ishte rivendosur prej kohësh”, tha zoti Lukashenko, i cili ra dakort me Presidentin rus Putin vitin e kaluar për dislokimin e armëve taktike bërthamore të Rusisë në territorin e Bjellorusisë.

Zoti Lukashenko i tha një gazetari të një televizioni rus se raketat perëndimore “do të ishin tashmë duke na goditur, në veçanti Rusinë”, nëse Perëndimi nuk do i kishte kushtuar vëmendje sinjaleve të mëhershme bërthamore të zotit Putin. Por, ndryshimi i doktrinës bërthamore “ndoshta qetëson pak zellin e tyre”, shtoi ai.

Ukraina e ka akuzuar Rusinë për shantazh bërthamor. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy, i ka bërë thirrje Perëndimit të mos i kushtojë rëndësi “vijave të kuqe” të Presidentit rus Putin. Moska thotë se paralajmërimet e saj janë reale dhe zoti Putin ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët do të ishin duke luftuar drejtpërdrejt me Rusinë, nëse i japin dritën jeshile Kievit për të goditur në thellësi të Rusisë me raketat amerikane ATACMS dhe ato britanike Storm Shadow.

You Might Also Like

Identifikohen emrat e gati 123,000 ushtarëve të vdekur rusë

Pesë skenarë, një luftë dhe tre udhëheqës: Nga fitorja e Putinit te një përsëritje e Afganistanit Sovjetik

Izraeli po kalon në pushtimin total të Gazës. NBC: Trump i bërtiti Netanyahut

Ka mbërritur reagimi i parë i Kinës ndaj takimit vendimtar midis Putinit dhe Trumpit

Djali (4) lirohet nga spitali në Angli, viziton gjyshen. Vritet nga autobusi

TAGGED: #Alyaksandr Lukashenka, #Doktrina e re bërthamore e Rusisë, #Perëndimi
Kosova Times October 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

446 policë të rinj i shtohen Kosovës

Kosova Times Kosova Times April 18, 2024
Nis në Shqipëri projekti pilot për mjedisin mes Korpusit të Paqes dhe Agjencisë së ShBA-ve për Mbrojtjen e Mjedisit
Rama uron 110 vjetorin e Pavarësisë krah Dua Lipës
Opozitari rus: “Nuk pendohem për asgjë”
Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar Jeff Bieleyn: Mik i madh të Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?