By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si po zhvillohen mashtrimet dixhitale në industrinë e ushqimit dhe hotelerisë?
August 8, 2025
Një luginë e jashtëzakonshme zvicerane me 72 ujëvara
August 8, 2025
Mustafa: VV bëri përpjekje të qëllimshme për kapje Kuvendi
August 8, 2025
Pasoja evidente të ngërçit politik në ecuritë ekonomike
August 8, 2025
Hoti: Shumica vendos, demokracia funksionon me votim të hapur
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA sanksione ndaj grupit që mbledh fonde për ‘Frontin Popullor për Çlirimin e Palestinës’
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA sanksione ndaj grupit që mbledh fonde për ‘Frontin Popullor për Çlirimin e Palestinës’
Rajon / Botë

ShBA sanksione ndaj grupit që mbledh fonde për ‘Frontin Popullor për Çlirimin e Palestinës’

Kosova Times
Last updated: 2024/10/15 at 10:51 PM
Kosova Times Published October 15, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara vendosën të martën sanksione ndaj një organizatë që sipas zyrtarëve amerikanë, mbledh fonde për Frontin Popullor për Çlirimin e Palestinës (PFLP). Uashingtoni e ka shpallur PFLP-në organizatë terroriste.

Departamenti i Thesarit, në vendimin e marrë në bashkëpunim me Kanadanë, tha përmes një deklarate se vendosi sanksione ndaj Rrjetit të Solidaritetit me të Burgosurit Palestinez – Samidoun, duke e akuzuar atë si “një organizatë të rreme bamirësie, që shërben për mbledhje fondesh ndërkombëtare” për PFLP-në.

PFLP, e cila gjithashtu është e përfshirë në luftën kundër Izraelit në Gazë, u shpall organizatë e huaj terroriste nga Shtetet e Bashkuara në tetor të vitit 1997. Më pas, në vitin 2001 Uashingtoni e shtoi atë edhe në listën e posaçme të organizatave terroriste botërore.

Departamenti i Thesarit tha se PFLP përdor organizatën ‘Samidoun’ për të mbledhur fonde në Evropë dhe në Amerikën e Veriut. Aktivitetet e grupit u ndaluan nga Gjermania vitin e kaluar.

“Organizatat si Samidoun maskohen si organizata bamirësie që pretendojnë se ofrojnë mbështetje humanitare për njerëzit në nevojë, por në realitet devijojnë fondet për të mbështetur grupet terroriste”, tha në deklaratë nënsekretari i thesarit për terrorizmin dhe inteligjencën financiare, Bradley Smith.

Rrjeti i Solidaritetit të të Burgosurve Palestinez Samidoun nuk iu përgjigj menjëherë kërkeses së agjencisë së lajmeve ‘Reuters’ për koment.

Një anëtar i udhëheqjes së PFLP-së, jashtë vendit, u shtua në listën e të sanksionuarve të martën.

Kanadaja njoftoi, gjithashtu, shpalljen e grupit Samidoun si një entitet terrorist të martën. “Ekstremizmi i dhunshëm, aktet e terrorizmit apo financimi i terrorizmit nuk kanë vend në shoqërinë kanadeze apo jashtë saj”, tha ministri kanadez i Sigurisë Publike Dominic LeBlanc në deklaratën që njoftoi për vendimin.

Departamenti i Thesarit tha se PFLP vazhdoi të marrë pjesë në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit, duke përfshirë pjesëmarrjen në sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit, në të cilin 1200 njerëz u vranë dhe rreth 250 u morën peng në Gazë, sipas të dhënave të shtetit hebre.

Më shumë se 42,000 palestinezë janë vrarë në ofensivën ushtarake izraelite deri më tani, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës.

You Might Also Like

Identifikohen emrat e gati 123,000 ushtarëve të vdekur rusë

Pesë skenarë, një luftë dhe tre udhëheqës: Nga fitorja e Putinit te një përsëritje e Afganistanit Sovjetik

Izraeli po kalon në pushtimin total të Gazës. NBC: Trump i bërtiti Netanyahut

Ka mbërritur reagimi i parë i Kinës ndaj takimit vendimtar midis Putinit dhe Trumpit

Djali (4) lirohet nga spitali në Angli, viziton gjyshen. Vritet nga autobusi

TAGGED: #Frontin Popullor për Çlirimin e Palestinës, #Sanksione, #ShBA
Kosova Times October 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për datën 28 ​​korrik

Kosova Times Kosova Times July 28, 2024
Parasqeve Simaku e pastrehe! Njeshi i Kavajes kerkon ta mbështesin Simakun siç i takon një artisteje të madhe
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Varhelyi: Mali i Zi, vendi kandidat më i avancuar në negociatat për anëtarësim
Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i Shqipërisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?