By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Elefanti vret 20 persona në Indi
January 12, 2026
Uji në rajonin e Mitrovicës sërish i pijshëm
January 12, 2026
Në kërkim te dyshimtit për tentim-vrasjen në Pejë
January 12, 2026
Gjykata zvicerane ia zgjati paraburgimin pronarit të lokalit zviceran ku vdiqën 40 persona
January 12, 2026
SHSKUK: Kardiokirurgjia shënoi rekord, mbi 400 operime më 2025
January 12, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti takon nobelistin Mukwege: mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti takon nobelistin Mukwege: mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës
Lajme

Kurti takon nobelistin Mukwege: mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës

Kosova Times
Last updated: 2024/10/16 at 6:57 PM
Kosova Times Published October 16, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në zyrën e tij nobelistin, Dr. Denis Mukwege.

Duke e falënderuar për vizitën e tij në Kosovë, kryeministri shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e nobelistit për të mbijetuarit tanë të dhunës seksuale të kohës së luftës.

Kryeministri shtoi se qeveria po punon ngushtë me institucionet dhe akterë të shoqërisë civile rreth proceseve të drejtësisë tranzicionale, në veçanti me organizatat e grave dhe të mbijetuarave të dhunës seksuale.

Ai theksoi se tashmë është themeluar dhe Instituti për Dokumentimin e Krimeve të Luftës dhe është miratuar Strategjia e parë Kombëtare për Drejtësinë Tranzicionale. Gjithashtu Komisioni Qeveritar për Njohjen e Statusit të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës, që nga viti 2018 pranon aplikime nga të mbijetuarit me trajtimin e sigurtë të garantuar të informacionit ku deri më tani kanë mbërritur mbi 2000 aplikime. Kryeministri veçoi gjithashtu që kemi rritur kapacitetin për të trajtuar krimet e luftës duke rritur numrin e hetuesve policorë.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Dr. Mukwege në aktivitetin e përbashkët me ministrinë tonë të Punëve të Jashtme, për vendosjen e instalacionit “Thinking of You”, të artistes Alketa Xhafa, në muajin qershor, në Hagë.

Dr. Mukwege përgëzoi Republikën e Kosovës dhe institucionet e saj për bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe punën që po bëhet në drejtësinë tranzicionale.

Dr. Denis Mukwege është avokues i të drejtave të njeriut. Së bashku me aktivisten Yazidi Nadia Murad, Dr. Mukwege mori Çmimin Nobel për Paqen 2018 për “përpjekjet e tij për t’i dhënë fund përdorimit të dhunës seksuale si armë lufte dhe konflikti të armatosur”. Ai ka marrë gjithashtu çmime të shumta për punën e tij, duke përfshirë Çmimin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut (2008), Çmimin e Drejtësisë së Jetesës (2013) dhe Çmimin Sakharov të Parlamentit Evropian (2014). Revista TIME e renditi atë në mesin e 100 personave më me ndikim në botë dhe Fondacioni Carter e ka cilësuar atë një “qytetar të botës”. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Uji në rajonin e Mitrovicës sërish i pijshëm

Në kërkim te dyshimtit për tentim-vrasjen në Pejë

KRU ‘Prishtina’: Në Batllavë e Badoc reshjet rritën nivelin e ujit

Osmani dekoron Arat me Medaljen Presidenciale të Meritave

Apeli shqyrton dënimin e Pleskoviqit, kërkohet burgim i përjetshëm

TAGGED: #Albin Kurti, #Denis Mukwege
Kosova Times October 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

KFOR: Jemi të gatshëm të përballemi me çfarëdo skenari

Kosova Times Kosova Times June 14, 2023
Hungaria zgjeron ndalesën ndaj importeve të produkteve ukrainase
Pasojat e sulmit ndaj institucioneve në Brazil
Haradinaj: Bashkimi opozitar e vetmja shpresë
Raporti i Helsinkit: `Bota Serbe`, instrument i Rusisë për ndikim në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?