By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pluhur i bardhë i gjetur në pako në qendrën e DHL në Gjermani, të paktën 12 të plagosur
June 6, 2025
Raporti i UN Tourism, Kumbaro: Shqipëria kryeson në rritjen e flukseve turistike në Europë me +136%
June 6, 2025
Von der Leyen mbështeti Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi SHBA-të vendosën sanksione ndaj katër gjyqtarëve
June 6, 2025
Dronët godasin bazat ajrore ruse, depot e naftës dhe uzinën e raketave ndërsa Moska sulmon Ukrainën
June 6, 2025
Sabotim i pajisjeve të telekomunikacionit në Suedi: Nuk dihet se kush qëndron pas serisë së sulmeve
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Thellohet mosmarrëveshja Izrael-Francë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Thellohet mosmarrëveshja Izrael-Francë
Rajon / Botë

Thellohet mosmarrëveshja Izrael-Francë

Kosova Times
Last updated: 2024/10/16 at 8:32 PM
Kosova Times Published October 16, 2024
Share
SHARE

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit e quajti të mërkurën “të turpshëm” vendimin e Presidentit francez Emmanuel Macron për t’ua ndaluar firmave izraelite të paraqesin produktet e tyre në një panair të armëve të marinës ushtarake. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant e akuzoi Parisin për zbatimin e një politike armiqësore ndaj popullit hebre.

Vendimi për t’ua ndaluar pjesëmarrjen firmave izraelite është incidenti më i fundit, i nxitur nga shqetësimet e qeverisë Macron për sjelljen e Izraelit në luftërat në Gazë dhe Liban.

Vendimi u njoftua pasi filluan përpjekjet franceze për të arritur një armëpushim në konfliktin ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut në Liban dhe ndërsa Izraeli po vazhdon sulmet ajrore ndaj objektivave në atë vend.

 

“Veprimet e Presidentit francez Macron janë një turp për kombin francez dhe vlerat e botës së lirë, të cilat ai pretendon se i mbështet”, shkruajti në rrjetin X ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant.

“Franca po ndjek vazhdimisht një politikë armiqësore ndaj popullit hebre. Ne do të vazhdojmë ta mbrojmë vendin tonë nga armiqtë në 7 fronte të ndryshme dhe të luftojmë për të ardhmen tonë – me ose pa Francën”, shkruajti zoti Gallant.

Zyrtarët francezë kanë thënë vazhdimisht se Parisi është i përkushtuar ndaj sigurisë së Izraelit dhe theksojnë se ushtria franceze ndihmoi në mbrojtjen e Izraelit pas sulmeve iraniane në prill dhe në fillim të këtij muaji.

 

Kompania Euronaval, organizatore e panairit që do të zhvillohet në Paris nga datat 4-7 nëntor, njoftoi me një deklaratë se qeveria franceze e kishte informuar të martën se delegacionet izraelite nuk duhet të lejoheshin të merrnin pjesë në panair me stenda apo pajisje, por se mund të ishin vizitorë në panair. Vendimi përjashtoi shtatë firma izraelite, informoi kompania.

Është hera e dytë këtë vit që Franca i përjashton firmat izraelite nga një aktivitet i rëndësishëm në fushën e mbrojtjes. Në maj, Franca tha se kushtet nuk ishin të përshtatshme që Izraeli të merrte pjesë në panairin tregtar ushtarak Eurosatory, ndërsa Presidenti Macron po bënte thirrje që Izraeli të ndalte operacionet në Gazë.

Gjatë panairit Eurosatory paraqitet një tank i tipit K2 Black Panther (17 qershor 2024)
Gjatë panairit Eurosatory paraqitet një tank i tipit K2 Black Panther (17 qershor 2024)

PËRPLASJET DIPLOMATIKE

Forcat izraelite kanë bërë sulme të shumta ajrore dhe një operacion tokësor ndaj organizatës Hezbollah të mbështetur nga Irani në Liban, duke shkaktuar viktima të konsiderueshme civile dhe duke i shtyrë kështu aleatët perëndimorë, përfshirë Francën, që të bëjnë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Përplasjet diplomatike ndërmjet Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe Presidentit Macron janë shtuar javët e fundit pasi Parisi punoi me Uashingtonin për arritjen e një armëpushimi 21-ditor, që më pas do të hapte rrugën për negociatat për një zgjidhje diplomatike afatgjatë.

Ndërsa mendonin se Izraeli kishte rënë dakord për kushtet, Franca dhe Shtetet e Bashkuara u kapën në befasi kur të nesërmen Izraeli kreu sulmet që vranë Hassan Nasrallahun, udhëheqësin e Hezbollahut, që konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

Kryeministri Netanyahu ka refuzuar një armëpushim të njëanshëm që nuk do të ndalte riarmatimin dhe riorganizimin e Hezbollahut.

Presidenti Macron kohët e fundit e ka nervozuar Kryeministrin Netanyahu disa herë, veçanërisht pasi forcat paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara u gjendën nën zjarrin e forcave izraelite në Libanin jugor.

Ai ka bërë thirrje për t’i dhënë fund furnizimit të Izraelit me armatimin ofensiv që përdoret në Gazë, ku mijëra civilë palestinezë janë vrarë dhe është krijuar një krizë humanitare gjatë një viti luftimesh kundër militantëve të Hamasit, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas një zyrtari francez, Presidenti Macron tha në një mbledhje të kabinetit qeveritar të martën se Kryeministri Netanyahu nuk duhet të harrojë se Izraeli u krijua me një vendim të OKB-së.

Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot u përpoq ta qetësonte situatën, duke thënë se ato kishin qenë komente të përgjithshme që i kujtonin Izraelit rëndësinë e respektimit të kartës së OKB-së.

Por zyra e Kryeministrit Netanyahut tha në përgjigje se Izraeli u krijua përmes “Luftës së Pavarësisë me gjakun e luftëtarëve tanë heroikë, shumë prej të cilëve ishin të mbijetuar të Holokaustit, përfshirë nga regjimi Vichy në Francë” – duke iu referuar qeverisë franceze që ishte bashkëpunëtore e Gjermanisë naziste.

You Might Also Like

Pluhur i bardhë i gjetur në pako në qendrën e DHL në Gjermani, të paktën 12 të plagosur

Von der Leyen mbështeti Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi SHBA-të vendosën sanksione ndaj katër gjyqtarëve

Dronët godasin bazat ajrore ruse, depot e naftës dhe uzinën e raketave ndërsa Moska sulmon Ukrainën

Sabotim i pajisjeve të telekomunikacionit në Suedi: Nuk dihet se kush qëndron pas serisë së sulmeve

Rusia sulmoi Kievin. Kremlini: Është hakmarrje për aktet terroriste të Ukrainës

TAGGED: #Francë, #Izrael
Kosova Times October 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Pranga babait te dhunshem, rrahu dy vajzat e mitura

Kosova Times Kosova Times March 21, 2024
Njohësit e ekonomisë: Kosova vazhdon të mos jetë tërheqëse për investime
Konfiskohet një sirenë e alarmit dhe 6 zmadhues zëri në Mitrovicën e Veriut
Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë
Dita Botërore e Refugjatëve, Rexhepi: Kosova e përkushtuar për ndihmë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?