By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë: Ushtria pushtoi dy vende në jug të Ukrainës
November 16, 2025
Pas 265 vitesh Caffè Greco, fundi i një mënyre jetese
November 16, 2025
Stamboll: Evakuohet hoteli pasi tre turistë vdesin nga helmimi
November 16, 2025
Ambasadori izraelit në SHBA: Turqia nuk duhet të marrë avionë amerikanë F-35
November 16, 2025
Zelensky në Athinë – Programi dhe marrëveshja e gazit
November 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vdes ish-ambasadorja e ShBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Vdes ish-ambasadorja e ShBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow
Lajme

Vdes ish-ambasadorja e ShBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow

Kosova Times
Last updated: 2024/10/16 at 10:23 PM
Kosova Times Published October 16, 2024
Share
SHARE

Tina S. Kaidanow, një nga diplomatët më të shquar të qeverisë amerikane, ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni.

“Paska ndërruar jetë Tina Kaidanow, ish ambasadore e SHBA-ve në Kosovë. Me Tinën kisha bashkëpunim dhe raporte të ngushta zyrtare. Përtej kësaj ishim edhe miq të mirë. Kontributi dhe angazhimi sistematik i Ambasadores Tina Kaidanow në përgatitjen e Kosovës për shpalljen e pavarësisë ishte dhe mbetet i pazëvendësueshëm. Tina ishte një diplomate dhe grua e fortë e cila Kosovën dhe popullin e saj e donte me gjithë qenien e saj. Lamtumirë Tina. Zoti të bekoftë dhe të pastë shpirti dritë! Prehu në paqe! R.I.P. Ambasador Tina Kaidanow”, shkroi Hyseni.

Kaidanow shërbeu në një sërë pozicionesh të larta në Departamentin e Shtetit dhe atë të Mbrojtjes, duke luajtur një rol të rëndësishëm në politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Ishte e njohur për punën e saj si Ambasadore e SHBA-së në Kosovë nga viti 2008 deri në 2009, ku shërbeu si ambasadori i parë amerikan pas shpalljes së pavarësisë së vendit.

Më pas vazhdoi të ngjitej në hierarkinë diplomatike, duke u emëruar Ndihmës Sekretare e Shtetit për Çështjet Politiko-Ushtarake në vitin 2016.

Gjatë karrierës së saj, ajo luajti një rol kyç në ndërmjetësimin e marrëdhënieve të sigurisë mes SHBA-së dhe vendeve të tjera, duke përfshirë transferimin e miliarda dollarëve në asistencë ndërkombëtare për sigurinë.

Kaidanow gjithashtu drejtoi negociatat për marrëveshjet ndërkombëtare të sigurisë dhe zbatimin e reformave të kontrollit të eksportit.

Përpara kësaj, ajo kishte shërbyer në një sërë pozicionesh të rëndësishme, përfshirë si Koordinatore për Kundër Terrorizmin, Zëvendës Ambasador në Kabul, dhe Shefe e Misionit të SHBA-së në Bosnje dhe Hercegovinë.

Karriera e saj diplomatike përfshiu gjithashtu një përfshirje të thellë në çështjet e Ballkanit, ku ajo ndihmoi në zgjidhjen e krizës në Kosovë në fund të viteve ’90.

Tina Kaidanow njihej për diplomacinë e saj të qetë dhe të vendosur, e cila kontribuoi në disa prej politikave më të rëndësishme të sigurisë së jashtme të SHBA-së gjatë dy dekadave të fundit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Sveçla: Serbia vazhdon të planifikojë sulme terroriste në Kosovë

Ambasada në Slloveni, u kërkon kosovarëve pa targa të raportojnë rastet

Ahmeti: Me zemër në Strasburg, padrejtësia ndaj UÇK-së duhet të marrë fund

Punëtorët e RTK-së pa paga, Shoqata Sindikale kërkon zhbllokimin e buxhetit

Sekuestrohet material eksploziv në Leposaviq

TAGGED: #Kosova, #ShBA, #Tina Kaidanow
Kosova Times October 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Emiliano Martinez, portieri më i mirë

Kosova Times Kosova Times October 28, 2024
Kombi mbi të gjitha besimet fetare!
PSG kualifikohet duke e mposhtur thellë Barcelonën
Kreu i Sekretariatit të KQZ-së thotë se 33 shkolla refuzojnë mbajtjen e votimit në veri
PDK: Barrikadat duhet të hiqen, marrëveshja finale të rezultojë me njohje të ndërsjellë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?