By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ambasada vlerëson “bashkëpunimin e shkëlqyer” me Kosovën për ekstradimin e Liridon Masuricës
May 14, 2025
Rama për Lojërat Mesdhetare: Nuk lejojmë t’i humbasim ato
May 14, 2025
Mbeturinat pushtojnë rrugët e Prishtinës
May 14, 2025
Pse Putini nuk është i interesuar të negociojë me Zelenskyn?
May 14, 2025
Pakoja e sanksioneve për Rusinë, lajme të këqija edhe për Serbinë…
May 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: IKD: Shumica parlamentare shkel kushtetutën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > IKD: Shumica parlamentare shkel kushtetutën
Lajme

IKD: Shumica parlamentare shkel kushtetutën

Kosova Times
Last updated: 2024/10/17 at 10:04 AM
Kosova Times Published October 17, 2024
Share
SHARE

Opozita parlamentare në Kuvendin e Kosovës ka thirrur tri seanca të jashtëzakonshme për tema me interes publik si për qytetarët dhe për funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Seancat janë thirr çështjet:

  1. Debat Parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, znj. Mimoza Kusari – Lila, me Milan Radojiçiç;
  2. Debat Parlamentar për mungesën e ushqimit në Ushtrinë e Republikës së Kosovës;
  3. Debat Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit dhe mënyrën e shlyerjes së këtyre borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Përkundër interesit publik për debat parlamentar për çështjet e lartpërmendura, shumica parlamentare, e përfaqësuar nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje!, ka refuzuar të marrë pjesë në seancat e jashtëzakonshme, pa asnjë arsyetim legjitim dhe të besueshëm. Ky bojkot përbën një shkelje të besimit të qytetarëve dhe detyrave dhe përgjegjësive si deputet të Kuvendit të Kosovës dhe si partia më e madhe parlamentare.

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) shpreh shqetësim të thellë për këtë situatë dhe kërkon nga LVV të largohet nga rruga e bojkotit kundërkushtetues. Kjo praktikë dhe qasje e LVV është e pazakontë dhe cenon rëndë vlerat demokratike të Republikës së Kosovës. IKD konsideron se debatet parlamentare janë shtyllë e rëndësishme e demokracisë dhe përfaqësimit demokratik, deputetët e shumicës parlamentare e kanë obligim të marrin pjesë në mënyrë aktive në diskutimin e çështjeve që prekin interesat e qytetarëve dhe të shtetit. Bojkoti i seancave parlamentare dëmton jo vetëm integritetin e Kuvendit por edhe injorim ndaj qytetarëve të Kosovës.

Deputeti ka detyrimin të respektojë dispozitat kushtetuese dhe ligjin, të cilat përbëjnë bazën e funksionimit të një shoqërie demokratike. Ky obligim e vendos atë në një rol të rëndësishëm, ku veprimet dhe vendimet e tij duhet të reflektojnë vlerat dhe parimet e shtetit ligjor.

Nga Kushtetuta dhe ligji deputeti vepron në përputhje me besimin që i është dhënë nga qytetarët. Ai duhet të jetë i përgjegjshëm ndaj tyre dhe t’i mbrojë interesat e tyre, duke u angazhuar për një qeverisje transparente dhe llogaridhënëse.

Pavarësisht përkatësisë partiake deputetet duhet të ruajnë dhe promovojnë vlerat bazë të garantuara më Kushtetutën e Kosovës. Deputetët duhet të jenë shembull i respektimit dhe promovimit të vlerave demokratike, sundimit të ligjit dhe qeverisjes se mirë. Bojkotimi i deputetëve për çështje ku kërkohet llogaridhënie dhe rezultate ndaj fenomeneve të korrupsionit qeveritar, ruajtjen e integritetit të institucioneve publike dhe sqarimit të situatave ku deputetë të Kuvendit të Kosovës komunikojnë me persona në kërkim ndërkombëtar për vepra penale kundër rendit kushtetues të Kosovës, ulin besimin e publikut në vullnetin politik për shtet ligjor dhe luftim te korrupsionit. Kjo qasje padyshim se pengon rrugën integruese të Kosovës në strukturat euro-atlantike. Po ashtu, IKD shpreh shqetësim për mungesën e vazhdueshme të Kryetarit të Kuvendit në drejtimin e këtyre seancave të jashtëzakonshme.

Instituti i Kosovës për Drejtësi bën thirrje që të gjitha partitë politike, pa dallim, të përmbushin detyrimet e tyre që rrjedhin nga Kushtetuta e Kosovës, ligjet e aplikueshme dhe obligimet ndaj qytetarëve të Kosovës dhe vlerave demokratike që Republika e Kosovës i ka marr përsipër në rrugën e saj drejtë integrimit evropian. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Rama për Lojërat Mesdhetare: Nuk lejojmë t’i humbasim ato

Mbeturinat pushtojnë rrugët e Prishtinës

65 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Presidenti i KE-së, António Costa sot në Kosovë, takon Osmanin e Kurtin

Mbyllet numërimi i votave në 12 qarqe, PS siguron 83 mandate, PD “tkurret”

TAGGED: #KDI, #Kushtetuta, #Shumica parlamentare
Kosova Times October 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

BDI: Opozita shqiptare akuzon me skenar të Rusisë putiniste

Kosova Times Kosova Times March 30, 2024
Përvetësoi mbi 200 artefakte, ndalohet i dyshuari në Gjilan
Rritja e pakënaqësisë me atë që Musk po i bën sektorit publik amerikan, situata në prag të konfrontimit fizik
Kurti takon Borrellin dhe Lajçakun, kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës
Bayern në kaos, përplasje mes Kimmich dhe Low
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?