By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
RTK-ja finaliste në garën prestigjioze ndërkombëtare “Japan Prize 2025”
August 7, 2025
Ora po ecën
August 7, 2025
Dronët ukrainas sulmuan një rafineri nafte në Krai Krasnodar dhe dy stacione hekurudhore pranë Volgogradit
August 7, 2025
142 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
August 7, 2025
Operacion policor pas incidentit me të shtëna
August 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Koreja e Veriut thotë se Kushtetuta e saj e përcakton Jugun si “vend armik”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Koreja e Veriut thotë se Kushtetuta e saj e përcakton Jugun si “vend armik”
Rajon / Botë

Koreja e Veriut thotë se Kushtetuta e saj e përcakton Jugun si “vend armik”

Kosova Times
Last updated: 2024/10/17 at 4:04 PM
Kosova Times Published October 17, 2024
Share
SHARE

Koreja e Veriut konfirmoi të enjten se Kushtetua e saj e ndryshuar rishtazi e përcakton Korenë e Jugut si “vend armik” për herë të parë, dy ditë pasi ajo i hodhi në erë rrugët dhe hekurudhat kufitare që dikur e lidhnin atë me Jugun.

Këto zhvillime të njëpasnjëshme tregojnë se Koreja e Veriut e ka përnjëmend përshkallëzimin e armiqësive kundër Koresë së Jugut, duke rritur rrezikun për përleshje të mundshme në pjesët e tensionuara kufitare.

Megjithatë, gjasat që Koreja e Veriut ta futet në luftë janë shumë të vogla për shkak se Jugu dhe Shtetet e Bashkuara kanë ushtri shumë më të fuqishme se ajo.

Agjenci shtetërore e lajmeve e Veriut, KCNA raportoi të enjten se shkatërrimi i pjesëve veriore të rrugës ndërkoreane dhe lidhjeve hekurudhore ishte “masë e pashmangshme dhe e ligjshme, që u ndërmor për plotësimin e rregullores së Kushtetutës së DPRK-së, e cila qartazi e përcakton ROK-un si shtet armiqësor”.

DPRK-ja është shkurtesë për Republikën Popullore Demokratike të Koresë, emri zyrtar i Veriut, ndërsa ROK-u është shkurtesë për Republikën e Koresë, emri zyrtar i Jugut.

Ministria e Unifikimit e Koresë së Jugut e dënoi vendimin e Veriut për ta shpallur atë shtet armiqësor, duke e quajtur atë ” akt antiunifikues dhe antikombëtar”.

Ministria deklaroi se Qeveria e Koresë së Jugut do të përgjigjet me vendosmëri ndaj çdo provokimi nga Koreja e Veriut dhe do të vazhdojë të promovojë me qëndrueshmëri një unifikim paqësor të Koresë, bazuar në parimin themelor të lirisë dhe demokracisë.

KCNA nuk dha hollësi të mëtejshme rreth Kushtetutës së re, përveç përshkrimit të Koresë së Jugut.

Urdhri i Kimit në janar për ta rishkruar Kushtetutën befasoi shumë ekspertë të huaj, pasi u pa si një eliminim i idesë së shtetësisë së përbashkët ndërmjet Koreve të ndara nga lufta dhe si një shkëputje nga ëndrrat e paraardhësve të tij për të arritur paqësisht bashkimin e Koreve sipas kushteve të Veriut.

Në muajt e fundit, Koreja e Veriut ka shkatërruar monumente që simbolizojnë afrimin me Korenë e Jugut dhe ka shfuqizuar agjencitë shtetërore që trajtojnë marrëdhëniet ndërkoreane.

Disa ekspertë thonë se Kimi ndoshta synon të mbrohet kundër ndikimit kulturor të Koresë së Jugut dhe ta forcojë sundimin dinastik të familjes së tij.

Të tjerë thonë se Kimi dëshiron të krijojë hapësirë ligjore për të përdorur armët e tij bërthamore kundër Koresë së Jugut, duke e bërë atë shtet të huaj armik, e jo partner për një bashkim të mundshëm që ndan një ndjenjë të homogjenitetit kombëtar. Ata thonë gjithashtu se Kimi mund të synojë të kërkojë negociata të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara në diplomacinë e ardhshme për programin e tij bërthamor, dhe jo përmes Koresë së Jugut.

You Might Also Like

Ora po ecën

Dronët ukrainas sulmuan një rafineri nafte në Krai Krasnodar dhe dy stacione hekurudhore pranë Volgogradit

Operacion policor pas incidentit me të shtëna

Rusia kërkoi një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për shkak të heqjes së mandatit të Milorad Dodik

Sorensen: Rruga drejt integrimit evropian çon përmes përparimit të rëndësishëm në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës

TAGGED: #Koreja e Jugut, #Koreja e Veriut
Kosova Times October 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Mblidhet kryesia e Kuvendit, në rend dite dhjetëra pika

Kosova Times Kosova Times April 24, 2023
Raketat nga Gaza aktivizojnë Kupolën e Hekurt dhe nxisin evakuime në Izrael
Zgjedhjet e anuluara në Rumani, kërkimet nisën mëngjesin e sotëm
Roja presidenciale e Nigerit e shpall veten udhëheqës të shtetit, pas puçit
Si funksionon marrëveshja për emigrantët mes Italisë e Shqipërisë?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?