By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 janar
January 7, 2026
Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar
January 6, 2026
Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë
January 6, 2026
AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje
January 6, 2026
Osmani falënderon Turqinë pas pranimit të sistemit anti-tank OMTAS
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja sanksionon kompanitë kineze të dronëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja sanksionon kompanitë kineze të dronëve
Rajon / Botë

ShBA-ja sanksionon kompanitë kineze të dronëve

Kosova Times
Last updated: 2024/10/17 at 7:07 PM
Kosova Times Published October 17, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj dy kompanive kineze dhe një kompanie ruse për përfshirjen në prodhimin dhe dërgimin e dronëve që Rusia i përdor në luftën e saj kundër Ukrainës.

Dy kompanitë kineze që u sanksionuan nga Departamenti amerikan i Thesarit janë Xiamen Limbach Aircraft Engine Company dhe Redlepus Vector Industry Shenzhen.

Xiamen Limbach Aircraft Engine Company prodhon motorin për dronët me rreze të gjatë veprimi, Garpiya të Rusisë, tha Thesari amerikan. Redlepus Vector Industry Shenzhen është i përfshirë në dërgimin e dronëve sulmues, u tha në deklaratën e Thesarit.

Një shtetas rus dhe një kompani ruse e lidhur me dy kompanitë kineze po ashtu janë pjesë e sanksioneve të bëra publike më 17 tetor. I sanksionuari është identifikuar si Artem Yamshchikov, drejtor i përgjithshëm dhe pronar i TSK Vektor, që shërben si kompani ndërmjetëse për një kompani tjetër ruse dhe furnizuesit me bazë në Kinë, që më herët ishin sanksionuar për shkak të projektit të Rusisë për dronët Garpiya.

Departamenti amerikan i Thesarit tha se sanksionet e reja janë sanksionet e para që SHBA-ja ka vendosur kundër entiteteve kineze për prodhimin e sistemeve të armëve në bashkëpunim me kompani ruse. Sanksionet paraprake kishin shënjestruar entitetet kineze që ofronin komponentë kritikë për industrinë ushtarake të Rusisë.

“Rusia gjithnjë e më shumë po varet nga ekspertiza e profesionistëve të huaj dhe nga importi i teknologjive të sofistikuara për të mbajtur programin e saj të armëve dhe për të shtyrë përpara fushatën e saj ushtarake kundër Ukrainës”, tha ushtruesi i detyrës së nënsekretarit të Thesarit për Terrorizëm dhe Inteligjencë Financiare, Bradley T. Smith.

Droni Garpiya përdoret nga Rusia në luftën kundër Ukrainës dhe ky lloj droni ka shkatërruar infrastrukturë kritike dhe ka shkaktuar viktima të shumta, tha Thesari.

Droni është dizajnuar dhe zhvilluar nga ekspertët në Kinë dhe prodhohet në fabrikat në Kinë, në bashkëpunim me kompanitë ruse të mbrojtjes, para se të transferohet në Rusi për t’u përdorur kundër Ukrainës, sipas Departamentit amerikan të Thesarit.

Sanksionet po ashtu përfshijnë ngrirjen e aseteve që kanë individët dhe kompanitë në juridiksionin amerikan.

You Might Also Like

Vendet kryesore evropiane kanë lëshuar një deklaratë mbi të ardhmen e Groenlandës

Policia italiane ne kembe ne kerkim te kroatit, i cili therri per vdekje konduktorin e trenit

Anarki në rrugët e Karakasit, burra të maskuar patrullojnë rrugët

Shfaqja e forcës nga Trump në Venezuelë ishte një goditje e dhimbshme për Putinin: ‘Rusia humbi fytyrën’

Evropa i përgjigjet Trumpit për çështjen e Groenlandës

TAGGED: #Kompani kineze të dronëve, #Sanksione, #ShBA
Kosova Times October 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Freedom House: Serbia përjetoi një rënie historike për shkak të përpjekjeve të Vuçiqit për të konsoliduar pushtetin

Kosova Times Kosova Times April 11, 2024
Puljiq:”A ka poshtërim më të madh për një vendas të Sarajevës si Brega sesa ta mbrojë atë…”
OKB: Deri në vitin 2025, gratë do të kenë vetëm 64% të të drejtave që kanë burrat
Po keqpërdorte energjinë, zbulohet nga KEDS-i
Kurti premton 1 miliard euro për siguri dhe investime të reja në Ferizaj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?