By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë
August 8, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
August 8, 2025
Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar
August 8, 2025
Femra për të cilën gjithë ishin çmendur, publikoi foto me rroba banje: Është e pabesueshme si duket në moshën 57 vjeç
August 8, 2025
Një i ri lirohet, një tjetër ndalohet pas incidentit në festivalin në veri të qytetit të Mitrovices
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Trumpi e fajëson Zelenskyn për nisjen e luftës me Rusinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Trumpi e fajëson Zelenskyn për nisjen e luftës me Rusinë
Rajon / Botë

Trumpi e fajëson Zelenskyn për nisjen e luftës me Rusinë

Kosova Times
Last updated: 2024/10/18 at 10:59 AM
Kosova Times Published October 18, 2024
Share
SHARE

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka fajësuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se ndihmoi në nisjen e luftës së vendit të tij kundër Rusisë.

Kjo deklaratë e Trumpit është sugjerim shtesë se gjasat janë të mëdha që ai do ta ndryshojë rrënjësisht politiken amerikane karshi Rusisë, nëse rizgjidhet president më 5 nëntor.

Kandidati republikan për president e ka kritikuar shpesh Zelenskyn gjatë fushatës së tij zgjedhore, duke e quajtur vazhdimisht “shitësi më i zoti në Tokë”, pasi ka kërkuar dhe ka pranuar ndihmë ushtarake nga ShBA-ja në vlerë miliarda dollarë prej se nisi lufta më 2022.

Trumpi e ka kritikuar gjithashtu liderin ukrainas se ka dështuar të kërkojë paqe me Moskën, duke lënë të kuptohet se Ukrainës mund t’i duhet të pranojë t’i falë tokë Rusisë për të bërë marrëveshje paqeje, gjë që Kievi e vlerëson si të papranueshme.

Deklaratat e Trumpit të enjten vonë në PBD Podkast me Patrick Bet-David janë më të ashprat që ai i ka bërë deri tani ndaj liderit ukrainas.

Ai tha se Zelensky nuk ka faj vetëm për dështimin për t’i dhënë fund luftës, por edhe sepse ndihmoi në nisjen e saj, pavarësisht se lufta shpërtheu kur Rusia e nisi pushtimin e territorit sovran të Ukrainës.

“Kjo nuk nënkupton se unë nuk dua ta ndihmoj atë, sepse ndihem keq për ata njerëz. Por, ai nuk është dashur të lejonte kurrë që ajo luftë të niste”, tha Trump.

Zelensky ia paraqiti Trumpit “planin e fitores” për t’i dhënë fund luftës gjatë një takimi me të në Nju Jork në shtator. Të dy liderët e cilësuan atë takim si të ngrohtë.

Megjithatë, deklaratat publike të Trumpit lënë të kuptohet se ai mund ta kufizojë mbështetjen për Ukrainën, nëse e mposht kandidate demokrate Kamala Harris në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Ai vazhdimisht ka thënë se mund t’i japë fund luftës në Ukrainë, por nuk ka treguar si do ta bënte një gjë të tillë.

Për dallim nga Trumpi, Harrisi është zotuar se do ta vazhdojë mbështetjen për Ukrainën, nëse zgjidhet presidente. Ajo ka thënë se fitorja e Ukrainës do të ishte jetike për interesat e sigurisë nacionale të ShBA-së.

Harris e ka qortuar shpesh Trumpit pse nuk ngre zërin kundër presidentit rus, Vladimir Putin.

You Might Also Like

CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë

Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.

Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar

Inteligjenca e Ukrainës shkatërron Brigadën e 90-të të Mbrojtjes Ajrore të Rusisë në Krasnodar, dhjetëra të vdekur dhe të plagosur

Varroset gazetarja ukrainase që vuajti ‘tortura’ në robërinë ruse

TAGGED: #Donald Trump, #Volodymyr Zelensky
Kosova Times October 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

PDK me padi kërkon anulimin e liberalizimit të tregut energjetik

Kosova Times Kosova Times June 24, 2025
KPK i kërkon presidentes dekretimin e Blerim Isufaj në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit
Dy persona të lënduar nga aksidenti me motoçikletë në Prishtinë
Kremlini udhëzoi të përgatiste mobilizimin e 300 mijë njerëzve për një ofensivë të re
Çfarë ka ndryshuar jashtë vendit për rusët që ikin nga lufta
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?