By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Bundestagu nuk mund të frikësohet”: Kryetari i Parlamentit gjerman iu përgjigj Volodinit 9 minuta më parë
June 9, 2025
Filloi shkëmbimi i të burgosurve të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës
June 9, 2025
Fabrika e Komponentëve të Dronëve Shahed 1,000 km brenda Rusisë e goditur nga sulmi ukrainas
June 9, 2025
Rexhepi: Kompromisi është zgjidhja më e mirë
June 9, 2025
Migracioni ilegal dhe sovraniteti i Kosovës
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pajtimi i Kurtit për heqjen e masës kufitare, deklarohet edhe Sarrazin – ja çka thotë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Pajtimi i Kurtit për heqjen e masës kufitare, deklarohet edhe Sarrazin – ja çka thotë
Lajme

Pajtimi i Kurtit për heqjen e masës kufitare, deklarohet edhe Sarrazin – ja çka thotë

Kosova Times
Last updated: 2024/10/18 at 9:09 PM
Kosova Times Published October 18, 2024
Share
SHARE

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në një intervistë për “Balkan Debiref” të Ilva Tares ka folur për arritjen e kompromisit të fundit për heqjen e masës së sigurisë nga Kosova për mallrat serbe dhe zhbllokimin në anën tjetër të vendimarrjes në CEFTA përmes zëvëndësimit të UNMIK-ut me Kosovën.

Sarrazin ka thënë se meritat për këtë më shume iu përkasin liderëve të Kosovës dhe Serbisë që treguan vullnet politik për arritjen e një kompromisi të tillë.

I pyetur se sa afër ishte Kosova për të mbetur jashtë Procesit të Berlinit në rast të mos pranimit të heqjes së masës kufitare, Sarrazin ka bërë një krahasim me ndeshje futbollit, duke thënë se e rëndësishme është që u “shënua goli”, dhe pak rëndësi ka se në cilën minutë.

Emisari gjerman ka thënë se thirrja për Kosovën që të hiqte masën kufitare është bërë edhe nga Komisioni Evropian por edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ka qenë një lojë në ekip”, ka thënë Sarrazin.

Sa i përket skanerëve që pritet të marrë Kosova për të avacancuar kontrollet nëpër kufij, Sarrazin ka treguar se Gjermania do t’ia japë një dhe pritet që një t’ia dhurojë Kosovës Komisioni Evropian dhe një SHBA-ja.

“Është punë në ekip, Gjermania do ta prokurojë një, mendoj që Komisioni Evropian një dhe një SHBA, kështu që Kosova do të ketë mundësi për kontrolle më të shpejta të kamionëve në kufij nga aparaturat mobile me rreze X”, ka deklaruar Sarrazin.

Ai tutje ka deklaruar se situata aktuale në Merdare nuk është më e mira dhe ka thënë se Gjermania do të angazhohet në mënyrë pozitive për përmirësimin e gjendjes dhe për lëvizjen e kamionëve më shpejt.

Emisari gjerman ka potencuar se Gjermania asnjëherë s’ka neglizhuar shqetësimet lidhur me sigurinë, sidomos pas Banjskës dhe ka treguar se Gjermania i ka marrë shumë seriozisht ato dhe i ka dhënë garanci Kosovës, në mënyrë që të lejohet hyrja jo vetëm për mallrat serbe por edhe për mallrat që hyjne nga Serbia.

“Në përgjithësi, ideja ishte për t’i marrë seriozisht shqetësimet e sigurisë dhe jo të neglizhohen ato, sidomos pas Banjskës, por duke provuar t’iu përgjigjemi atyre me angazhim dhe me garancitë e dhëna nga ana jonë, për të bërë të mundshme jo vetëm lëvizjen e mallrave serbe por edhe mallrave nga Serbia. Kështu që siguri dhe tregti të lirë janë në një pako të përbashkët”, ka thënë Sarrazin.

You Might Also Like

Rexhepi: Kompromisi është zgjidhja më e mirë

Presidentja Osmani cakton 12 tetorin datë të zgjedhjeve lokale 2025

Auditori i Përgjithshëm gjen një sërë parregullsish në Komunën e Prishtinës

Kupina: Behrami po shpif, Presidenca nuk vazhdon mandat të Speciales

Kadrijaj : Dështimi i zgjedhjes së kryeparlamentares është dështim i Kurtit

Kosova Times October 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Këshilli i Evropës ka nisur krijimin e një gjykate të posaçme për Ukrainën

Kosova Times Kosova Times May 14, 2025
Personat me mbipeshë kanë nevojë për përkrahje institucionale
Mediat izraelite: Shqiptarët po negociojnë me Trump për të marrë 100 mijë palestinezë nga Gaza
Osmani: S`ka Ballkan të Hapur pa pjesëmarrjen e 6 shteteve të rajonit
Gjermanët gjithnjë e ma të pakënaqur me sistemin arsimor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?