By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 12 janar 2026
January 12, 2026
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Për 24 orë, pesë raste të dhunës në familje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Për 24 orë, pesë raste të dhunës në familje
Lajme

Për 24 orë, pesë raste të dhunës në familje

Kosova Times
Last updated: 2024/10/19 at 4:11 PM
Kosova Times Published October 19, 2024
Share
SHARE

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në polici vetëm gjatë 24 orëve të fundit, e në shumicën e rasteve viktimat kanë qenë gra.

 

Në Gjakovë viktima grua, është detyruar të pranojë edhe tretman mjekësor meqë ndaj të njëjtës është ushtruar dhunë nga burri e vjehrritë e saj. Tre të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa viktima pasi ka pranuar tretman mjekësor është kthyer tek familja e prindërve saj. Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit, burri dhe vjehrri janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara, vjehrra e viktimës, është liruar në procedurë të rregullt.

Po në Gjakovë,  është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka tentuar ta godas fizikisht  bashkëshorten e tij. Viktima me dëshirën e saj është kthyer në shtëpi, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Në po të njëjtin rajon, në Malishevë babë e djalë kanë përfunduar në pranga meqë pas një mosmarrëveshje ishin rrahur mes vete, ku si pasojë e kësaj kanë pësuar edhe lëndime trupore. Të dy me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, në Fushë Kosovë  viktima femër kosovare, ka raportuar se ka pasur mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj dhe ai ka ushtruar dhunë psikike në vazhdimësi ndaj saj. Me vendim të prokurorit, palët janë intervistuar dhe janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa në Dragash është arrestuar e dërguar në mbajtje i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, e cila është dërguar në strehimore.

Ndërkohë, edhe fushatat e tryezat kundër kësaj dukurie janë shpeshtuar nga institucionet e Kosovës.

Të premten, një tryezë u mbajt në Pejë, ku u fol për këtë çështje, organizuar nga Prokuroria Themelore atje, pjesë e së cilës tryezë ishte edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ajo ka bërë të ditur se përveç tjerash ministria që ajo drejton ka filluar ndarjen e pronave të konfiskuara për të mbështetur viktimat e dhunës dhe ka lansuar masa për fuqizimin ekonomik të grave viktima përmes programeve të punësimit.

Ndërkohë në Mitrovicë të Jugut u bë fushatë nga Policia e Kosovës me moton “Raporto Mos Duro” të cilët shpërndanë fletëpalosje me mesazhe informuese e vetëdijesimi në të cilat përveç mesazheve sensibilizuese ishin të ilustruara edhe me sanksionet penale.

You Might Also Like

Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës

Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit

Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës

Osmani: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, patriotët që i dhanë gjithçka lirisë

Bekim Haxhiu i PDK-së ankohet në PZAP për votat me postë

Kosova Times October 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Bernard Karrica ‘Ylli i Javës’

Kosova Times Kosova Times May 20, 2024
Barça në sulm për yllin e Newcastle-s
Dita e djeshme ishte dita më vdekjeprurëse në Liban që nga viti 2006. Gati 500 njerëz vdiqën
Barnat dikur të shumëkërkuara, tani me afat të skaduar në barnatoren e QKUK-së
Një automjet e braktisi në dyert e spitalit me plagë në bark, vritet me thikë shqiptari në Spanjë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?