Trepça e ka fituar kryederbin e kësaj fundjavë duke mundur Pejën, me rezultat 94-85, të shtunën në ‘Minatori’ të Mitrovicës.
Dueli mes këtyre dy skuadrave të mëdha në vendin tonë, ka prodhuar një ndeshje interesante të cilin në fund e fituan ‘Xehetarët’.
Peja ishte më e mirë në çerekun e parë, duke e fituar atë me rezultat 16:24.
Mirëpo, në periudhën e dytë, Trepça u rikthye në lojë duke e fituar këtë çerek me një pikë dallim (26-25).
Basketbollistët e Trepçës diferencën e madhe në lojë dhe rezultat e bën në periudhën e tretë, ku mitrovicasit e fituan me 14 pikë (32:18).
Pejanët provuan mjaft shumë që në periudhën e fundit ta rikthejnë epërsinë në rezultat, megjithatë, Trepça mirë e kontrolloi lojën duke e fituar periudhën e fundit me dy pikë epërsi (20:18), derisa rezultati përfundimtar ishte 94:85.