By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Fox News: Putin dhe Zelensky mund të telefonojnë me njëri-tjetrin për herë të parë që nga fillimi i luftës pas bisedimeve me Trump
December 29, 2025
Zogjtë e Madyarit godasin forcat speciale ruse në Ukrainën e pushtuar, të paktën 120 viktima
December 29, 2025
Presidenti francez njofton takim historik për të ardhmen e Ukrainës
December 29, 2025
“Kemi rënë dakord për gjithçka, përveç Donbasit, dhe kjo do të jetë e vështirë”: Trump pas bisedës me Zelenskyn
December 29, 2025
LVV-në fitore bindëse në 7 komunat e mëdha
December 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fadil Geci nesër dëshmon në Hagë kundër Hashim Thaçit për Komunikatën 59
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Fadil Geci nesër dëshmon në Hagë kundër Hashim Thaçit për Komunikatën 59
Lajme

Fadil Geci nesër dëshmon në Hagë kundër Hashim Thaçit për Komunikatën 59

Kosova Times
Last updated: 2024/10/20 at 9:54 PM
Kosova Times Published October 20, 2024
Share
SHARE

Halil Geci ka njoftuar se vëllai i tij, ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Geci, ka udhëtuar për në Hagë, ku do të dëshmojë në Gjykatën Speciale.

Këtë, Halili e ka bërë të ditur përmes një postimi në platformën sociale, Facebook.

Halil Geci tha se dëshmia e vëllait të tij Fadilit do të jetë e hapur ku sipas tij, kjo dëshmi do ta vërtetojë edhe çështjen e Komunikatës 59.

“Miq të mi. Ju informojmë të gjithë juve që jeni të interesuar për ta përcjellë dëshminë e hapur të vëllait tonë Fadilit për publik të cilën e kemi kërkua neve vetë nga gjykata që seanca të jetë e hapur, por gjykata e ka ndërruar orarin nga ora 9:00 e paradites që ishte ditën e hënë, e kanë shtyrë në ora 13:00 pasdite. Ju kërkojmë falje ngase asgjë nuk është në dorën tone. Ngjan që prapë e ndryshojnë por dijeni ju miqtë tanë se dëshira e jonë është të përballemi sy më sy me shkruaresin e Komunikatës 59”, shkroi Halil Geci.

Zyra e Prokurorit të Specializuar të hënën ka dhënë deklaratën hyrëse në Dhomat e Specializuara të Hagës.

Prokuroria paraqiti disa komunikata, në mesin e tyre edhe komunikata e 59-të.

Sipas Prokurorisë këto vërtetojnë se Shtabi i Përgjithshëm ndoqi një politikë të shënjestrimit të kundërshtarëve.

Për komunikatën numër 59 kishte folur në muajin prill, 2023 edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Kosovës, Marigona Geci, e cila është vajza e Gani Gecit.

Deputetja Geci duke u bazuar në një deklaratë të Rexhep Selimit kishte thënë se ish-presidenti Thaçi përmes telefonit ia kishte lexuar tekstin e komunikatës numër 56 Selimit dhe kur ai e kishte pyetur ish-presidentin Thaçi se pse kishte thënë në këtë komunikatë një të pavërtetë për Gani Gecin, Thaçi kishte thënë “që ta shkatërrojmë plotësisht”.

“Në vitin 1998, pas shkrimit të kësaj komunikate famëkeqe dhe ogurzezë, vëllai ynë Fadil Geci kishte shkuar në Brojë në shtëpinë e Hashim Thaçit për të kërkuar sqarime rreth kësaj komunikate të pabazë e të paskrupullt. Aty ishte takuar me babanë e Hashim Thaçit dhe vëllanë e madh të Hashim Thaçit, Gani Thaçin” – ka thënë Geci.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, ndodhën në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020 dhe po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) më 27.02.2023 e kishte dorëzuar një version publik më pak të redaktuar të aktakuzës së ndryshuar në çështjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në aktakuzën e publikuar janë bërë të ditur edhe emrat e disa nga viktimat që pretendohen se janë vrarë dhe disa të tjerëve që pretendohen se janë zhdukur me forcë në vitin 1998 dhe 1999.

Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.

You Might Also Like

LVV-në fitore bindëse në 7 komunat e mëdha

Zgjedhjet e 28 dhjetorit: Përditësimi i fundit nga KQZ

Në Shqipëri moti i kthjellët dhe temperatura të ulta

Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell

Kurti: Do të flas me Osmanin për çështjen e presidentit, pastaj me opozitën

TAGGED: #Fadil Geci, #Gjykata Speciale, #Komunikata numër 59
Kosova Times October 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Surprizë në Çeçeni: Kadyrov i kërkon Putinit ta shkarkojë nga detyrat

Kosova Times Kosova Times May 6, 2025
Shefi i NATO-s në Kiev, teksa Rumania i dërgon një sistem Patriot Ukrainës
Osmani uron zgjedhjen e Mark Rutte për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-së
Vuçiq krahason veten me Biden: Edhe unë mund të flas 20 minuta si ai!
OJQ-të serbe mbështesin heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës me pasaporta serbe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?