By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Më shumë se 20 gra janë vrarë në Bullgari që nga fillimi i vitit 2025
November 3, 2025
E thjeshtë, e shijshme dhe e shëndetshme: Torte me portokall dhe çokollatë pa pjekje
November 3, 2025
Tragjedia që e zgjoi shoqërinë në Serbi
November 3, 2025
Murati: Mosformimi i komisioneve të Kuvendit po e bllokon buxhetin e RTK-së
November 3, 2025
Sindikatat: Financimi i RTK-së nuk duhet të mbetet peng i politikës
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Paralajmëron Hoti: Nga janari tatimi në pronë rritet deri në trefish
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Paralajmëron Hoti: Nga janari tatimi në pronë rritet deri në trefish
Lajme

Paralajmëron Hoti: Nga janari tatimi në pronë rritet deri në trefish

Kosova Times
Last updated: 2024/10/21 at 10:36 AM
Kosova Times Published October 21, 2024
Share
SHARE

Ish-kryeministri i Kosovës, tash deputet i LDK-së, Avdullah Hoti ka paralajmëruar se nga janari 2025, tatimi në pronë rritet deri në trefish.

 

Hoti ka shkruar në Facebook, se sipas ligjit të ri të tatimit në pronë, nga janari 2025 zbatohet norma progresive e tatimit në pronë.

“Pronat me vlerë deri në 100,000 euro – norma minimale 0.10%,

Pronat me vlerë 100,000-500,000 euro – norma minimale 0.20%,

Pronat me vlerë 500,000-1,000,000 euro – norma minimale 0.30%,

Pronat me vlerë 1,000,000-5,000,000 euro – norma minimale 0.40%,

Pronat me vlerë mbi 5,000,000 euro – norma minimale 0.50%”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij, si rezultat, barra tatimore do të rritet veçanërisht për pronat me vlerë të madhe. Shikoni tabelën në vijim: prona me vlerë 1 mil euro ngarkohet me 2,400 euro tatim; prona me vlerë 5 mil euro ngarkohet me 18,400 euro tatim; prona me vlerë 10 mil euro ngarkohet me 43,400 euro tatim.

“Norma progresive e tatimit në pronë nuk ka kuptim ekonomik për disa arsye. E para, ngarkesa tatimore në pronë është progresive për nga mënyra e llogaritjes – sa më e lartë vlera e pronës, aq më e lartë ngarkesa tatimore. E dyta, të hyrat e shtetit nga tatimi në pronë nuk kanë vetëm qëllime fiskale, pasi ato përdoren kryesisht për mbulimin e kostove të shërbimeve publike të lidhura me ato prona. E treta, të ardhurat që zotëruesi i pronës i ka përdorur për blerjen e pronës janë tatimuar më herët, ndërkaq të ardhurat që zotëruesi i pronës i gjeneron nga prona tatimohen si të hyra nga qiraja”, ka shkruar Hoti.

Hoti ka shkruar se ‘përveç kësaj anomalive, ligji i ri i tatimon edhe tokat bujqësore të kultivuara, të cilat me ligjin paraprak ishin të liruara për të nxitur pronarët t’i kultivonin ato ose t’i jepnin në shfrytëzim’.

“Përvojat ndërkombëtare nuk i rekomandojnë këto norma. Siç kanë vlerësuar disa organizata ndërkombëtare, këto ndryshime janë bërë pa asnjë analizë paraprake dhe pa konsultim me ata që preken nga ky ndryshim, në veçanti bizneset”, ka shkruar Hoti.

You Might Also Like

Murati: Mosformimi i komisioneve të Kuvendit po e bllokon buxhetin e RTK-së

Sindikatat: Financimi i RTK-së nuk duhet të mbetet peng i politikës

UP-ja marrëveshje me universitetin nga Turiqia

Spiropali do ta vizitojë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë

Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

Kosova Times October 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rritet numri i rasteve të dhunës në familje në Kosovë

Kosova Times Kosova Times September 15, 2025
Ndalohen dy shtetase të huaja, thonë se janë trafikuar
Xi Jinping urdheron vendin të përgatitet për luftë
Dodik përmes mediave ruse kërcënon: “RS do të shpallë pavarësinë nga BH nëse Sarajeva…”
Serbia ne qender te nje skandali te mmadh ne BE: Hetimi kundër Varhelyi zbukuroi raportet për sundimin e Vuçiqit në Serbi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?