By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse Putini dhe Trumpi po takohen në Alaska
August 12, 2025
Policia kërkon ndihmë për gjetjen e të dyshuarit për vrasje në Hajvali
August 12, 2025
Trump do të zhvillojë një video konferencë me liderët e BE dhe Zelenskyn më 13 gusht
August 12, 2025
Refki Suma i hyn garës si i pavarur për Han të Elezit, LVV e mbështet
August 12, 2025
Ministria e Mbrojtjes tjetër thirrje urgjente: Të largohen menjëherë banorët e Skënderbegasit! Ekipet e emergjencës po evakuojnë fshatrat Spanesh dhe Kazie
August 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ZPS për Fadil Gecin: Do të flas për autorësinë e “komunikatës 59-të dhe për kërcënimet që Thaçi e Selimi ia kanë bërë Tahir Zemajt”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > ZPS për Fadil Gecin: Do të flas për autorësinë e “komunikatës 59-të dhe për kërcënimet që Thaçi e Selimi ia kanë bërë Tahir Zemajt”
Lajme

ZPS për Fadil Gecin: Do të flas për autorësinë e “komunikatës 59-të dhe për kërcënimet që Thaçi e Selimi ia kanë bërë Tahir Zemajt”

Kosova Times
Last updated: 2024/10/21 at 3:12 PM
Kosova Times Published October 21, 2024
Share
SHARE

Prokurori James Pace, përfaqësues i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) tha se dëshmitari Fadil Geci do të flas lidhur me autorësinë e komunikatës 59-të të lëshuar nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.

“Dëshmitari ka luftuar gjatë luftës dhe ka pas pozicione të ndryshme brenda LDK-së, duke përfshirë këtu edhe postet drejtuese të LDK-së në Skënderaj. Dëshmitari jep informacion lidhur me themelimin e LDK-së, strukturën e saj, anëtarësimin dhe aktivitetet dhe marrëdhëniet në mes LDK-së dhe UÇK-së, duke përfshirë këtu edhe kërcënimet, sulmet nga pjesëtarët e UÇK-së kundër anëtarëve të LDK-së”, tha prokurori.

Prokurori Pace theksoi se kjo komunikatë e etiketonte vëllain e dëshmitarit, Gani Gecin, si bashkëpunëtor dhe se si e tillë ajo kishte pasoja negative mbi familjen e tyre.

“Dëshmia e dëshmitarit përfshinë informacion që ka të bëjë me autorin e komunikatës 59 të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në tetor të ’98-ës që etiketon vëllain e tij, Gani Gecin si bashkëpunëtor si dhe ndikimin negativ dhe pasojën që ka pas kjo komunikatë mbi atë dhe mbi anëtarët e familjes dhe të tjerët”, tha prokurori.

Ndërsa, shtoi se do të japë informacion për kërcënimet që sipas tij, Thaçi dhe Selimi ia bënë Tahir Zemajt.

“Gjithashtu, dëshmitari jep informacion lidhur me kërcënimet që i ka bërë Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi, Tahir Zemajt dhe informacion lidhur me arrestimin, ndalimin dhe keqtrajtimin e përfaqësuesve të Asamblesë së Kosovës dhe të Kuvendit të Kosovës në ose përreth Qirezit në shtator të ’98-ës, si dhe arrestimin, ndalimin, vrasjen dhe keqtrajtimin e anëtarëve të UÇK-së dhe individëve të tjerë. Po ashtu, dëshmitari jep informacion  lidhur me ndërveprimet, njohuritë apo bisedimet që kanë pasur anëtarët e UÇK-së duke përfshirë Rexhep Selimin, Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Sylejman Selmin dhe Samedin Xhezairin lidhur me këto ngjarje”, tha Pace.

Më 18 shtator 2018, dëshmitari  kishte dhënë dëshmi për ZPS-në, e cila kishte dhjetë pjesë, e që u pranua në prova materiale së bashku me tri materiale përcjellëse.

Fadil Geci është dëshmitari i radhës në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, iu hoqën masat mbrojtëse

Ish-anëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Fadil Geci është dëshmitari i radhës, i cili filloi të hënën dëshminë në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët akuzohen për krime lufte nga Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë.

Ky dëshmitar është i 96-ti me radhë dhe mban kodin W04240. Ai ishte me masa mbrojtëse, por pas seancës private në fillim, atij iu hoqën masat.

Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, dëshmia e Gecit pritet të zgjasë rreth dy ditë.

Ndryshe, të gjithë të akuzuarit janë prezent në sallën e gjyqit. Ndërsa, përmes vido-lidhjes është i pranishëm gjyqtari Christoph Barthe.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

You Might Also Like

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e të dyshuarit për vrasje në Hajvali

Refki Suma i hyn garës si i pavarur për Han të Elezit, LVV e mbështet

Tahiri: 5 vrasje në 48 orë, Kosova në krizë sigurie

Konstituimi i Kuvendit mbetet pezull, pritet aktgjykimi i Kushtetueses

Policia e Kryeqytetit nis fushatë kundër vjedhjeve

TAGGED: #Fadil Geci, #Gjykata Speciale
Kosova Times October 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Japonia zgjat sanksionet kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times January 27, 2023
Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në Ferizaj
Duma e Shtetit miratoi një ligj që ndalon ICC-në të kryejë hetime në Rusi
Akinbule pasi mori çmimin ‘Ylli i Javës’: Po e shijoj Kosovën
Milo Gjukanoviq paralajmeron: “Ai që e bën këtë nuk e kupton se tashmë ka nisur një faqe të re e hakmarrjeve malazeze”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?