By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
January 30, 2026
Kurti dhe Vitia do vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
January 30, 2026
Sot promovohet libri ‘Klithma’ i Alketa Gashi Fazliu
January 30, 2026
Horoskopi ditor për 30 janar 2026
January 30, 2026
BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Franca hapë derën për studentët nga Mitrovica
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Franca hapë derën për studentët nga Mitrovica
Lajme

Franca hapë derën për studentët nga Mitrovica

Kosova Times
Last updated: 2024/10/21 at 7:23 PM
Kosova Times Published October 21, 2024
Share
SHARE

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë do të bashkëpunojë me Institutin për Bashkëpunim dhe Zhvillim në Francë (Institut de Coopération et Développement), me qëllim të promovimit dhe bashkëpunimit akademik, arsimor dhe kulturor mes dy institucioneve. Për specifikuar fushat e bashkëpunimit, të hënën u nënshkrua edhe një Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy institucioneve, nga rektorja e UIBM, Prof. dr. Nurten Deva dhe presidenti i IBIZHI-it, Tahir Shabani.

Ndër pikat e cekura për bashkëpunim parashihet krijimi i mundësive për rrjetëzim dhe shkëmbim reciprok të mësimdhënësve, të personelit të kërkimit, të studentëve dhe stafit tjetër për ligjërata, vizita dhe shkëmbim të përvojave me universitetet e ndryshme Frankofone nga Franca dhe Zvicra – Evropë. Një tjetër është pjesëmarrja e përbashkët dhe aplikimi për fonde të caktuara për arsim, kërkim dhe aktivitete të tjera artistike dhe kulturore.

Në memorandum përfshihen edhe fusha tjera bashkëpunimi, si aktivitete të përbashkëta arsimore, trajnuese ose kërkimore, organizimin e përbashkët të konferencave, simpoziumeve, kongreseve, seminareve, kurseve, shkollave verore, dhe formave të tjera të bashkëpunimit me interes të përbashkët dhe shkëmbimin e informacionit në fushat me interes për të dyja palët. Megjithatë në dokument theksohet se bashkëpunimi nuk do të jetë i kufizuar vetëm brenda këtyre fushave.

Nënshkrimin e këtij Memorandumi Bashkëpunimi e kanë vlerësuar të rëndësishëm të dyja palët. Rektorja Deva, e cila në takim shoqërohej edhe prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, prof. asoc. Dr. Edita Bekteshi dhe prorektori për Zhvillim Akademik dhe Cilësi, prof.dr. Sabri Avdullahi, e ka falënderuar presidentin e IBIZHI-t për mundësitë e ofruara që do të hapin shtigje të reja për stafin akademik dhe studentët. Ndërsa, presidenti, Shabani, e ka vlerësuar qasjen korrekte dhe gatishmërinë për bashkëpunim nga ana e drejtuesve të UIBM. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Kurti dhe Vitia do vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

QKMK: Normalizohet qarkullimi i kamionëve Valmira Saraçi|RTKlive

Rinumërimi, deri tani, ia mori mandatin vetëm një deputeti

TAGGED: #Franca, #Universiteti "Isa Boletini"
Kosova Times October 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Bujqësi

Fermerët polakë protestojnë kundër politikave të BE-së dhe importeve nga Ukraina

Kosova Times Kosova Times February 27, 2024
Arrestohet në Hungari 45-vjeçari shqiptar i dënuar për vjedhje, me qëllim ekstradimin në Shqipëri
Plani i rritjes ekonomike, Von der Leyen: Shqipëria merr 920 mln euro
Për 24 orë shënohen gjashtë raste të gjuajtjes me armë në ahengje
30 ditë paraburgim serbit që mori pjesë në sulmet ndaj KFOR-it në Zveçan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?