By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për të shtunën, 31 janar
January 31, 2026
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik
January 30, 2026
Rama: Asnjë kompromis me interesin publik, prona u kthye te qytetarët
January 30, 2026
AUV largon nga tregu dy linja të qumshtit për fëmijë ‘Aptamil’
January 30, 2026
Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ishte president i Shqipërisë!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Ishte president i Shqipërisë!
Opinion

Ishte president i Shqipërisë!

Kosova Times
Last updated: 2024/10/21 at 8:35 PM
Kosova Times Published October 21, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Kim MEHMETI

E nxorën zvarrë nga makina?! Si të ishte kryebandit, vendndodhjen e të cilit mezi e kishte zbuluar policia, e jo ish President i shtetit, i cili me asgjë nuk la të kuptohet se do ikte nga vendi apo do e shmangte përballjen me drejtësinë.

E Ilir Meta i sotëm, me asgjë nuk është më i ndryshëm nga ai i ditës kur u zgjodh President dhe kur Piktori e lëvdonte si më të mirin që kurdo qoftë e ka pasur Shqipëria. Përpos që asokohe Piktori shpresonte se do e kishte nën kontroll dhe se nuk do bëhej ky që është sot: armik i tij politik i cili me asgjë nuk mund të shantazhohet.

Tani të gjithë pyesin se kujt i nevojitej një spektakël i tillë që u ka hije vetëm shteteve që nuk janë shtete por vëllazëri bandash? Pra thuajse të gjithë shtiren se nuk e dinë se ky demonstrim force primitive ndodh vetëm në vende ku policia e mbron pushtetin e jo shtetin dhe që ku duhet të shihet qartë se Shqipëria ka pasur mbret e diktator, por kurrë jo atë që ka sot: pronarin e vet – Piktorin!

Dhe duke qenë e tillë, çdo gjë në të, që nga Gjykata Kushtetuese e deri te SPAK-u, e kanë për obligim ta mbrojnë atë nga gjithë ata që mund ta rrezikojnë pronarin e saj – Piktorin. Si dhe të mos lejojnë që kushdoqoftë ta rrezikojë ‘aleancën e qelbësirave’ me përfaqësuesin e saj më të denjë: drejtuesin e shkollës së hajdutëve – Kryetarin e Bashkisë së Tiranës!

Po pra, me këtë spektakël policorë Piktori ua ripërsëriti kundërshtarëve të vet politik porosinë të cilën vite me radhë ata assesi ta kuptojnë: se jo vetëm Shqipëria, por edhe shqiptarët në të ai i konsideron si pengje në duart e hajdutëve të ‘Rilindjes’.

Sot pra e arrestuan ish presidentin e Shqipërisë. Edhe atë në mes të rrugës, duke e nxjerrë zvarrë nga makina, ashtu siç nuk do veprohej as me ndonjë kryemafioz të kërkuar me vite. Por siç mund të veprojë vetëm policia e Piktorit, të cilit askush nuk i ka treguar se ai që në luftën për t’i mënjanuar kundërshtarët e vet politik e përdorë shpatën, ka vetëm një përparësi: paraprakisht e sheh vendin ku një ditë do rrokulliset edhe koka e tij!

You Might Also Like

Makthi Strategjik i Evropës: I bllokuar midis Trumpit, Putinit dhe luftës që nuk mund ta përfundojë

Ja deri ku është i gatshëm të shkojë monstrumi Aleksandër Vuçiq për t’a luajtur lojën dhe mbetur në pushtet

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Një Holodomor me Temperaturë të Ulët

TAGGED: #Kim Mehmeti
Kosova Times October 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Krasniqi prit ambasadorin italian, flasin për zhvillimet aktuale

Kosova Times Kosova Times November 6, 2024
INSTAT: Në korrik mbi 1,82 milionë të huaj hynë në Shqipëri
Qofte të pjekura aromatike me pulë të grirë dhe fileto viçi
Të paktën dhjetë persona vdiqën në azilin e pleqve në Tuzla, midis 20 të plagosurve ka edhe ata në gjendje të rëndë
Zbulohen planet e Rusisë për Rendin e Ri Botëror
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?