By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sanksione të pezulluara dhe propozime për metale të rralla
August 14, 2025
Mbyllet afati, KQZ mblidhet për certifikimin e 9 subjekteve politike
August 14, 2025
Vizita e parë e Nënë Terezës në Shqipëri
August 14, 2025
Evropa po digjet, me emergjenca nga Greqia në Portugali
August 14, 2025
Horoskopi ditor për 14 gusht 2025
August 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA, rregulla të reja për të bllokuar qasjen e Kinës, Rusisë dhe Iranit tek të dhënat amerikane
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA, rregulla të reja për të bllokuar qasjen e Kinës, Rusisë dhe Iranit tek të dhënat amerikane
Rajon / Botë

ShBA, rregulla të reja për të bllokuar qasjen e Kinës, Rusisë dhe Iranit tek të dhënat amerikane

Kosova Times
Last updated: 2024/10/21 at 9:13 PM
Kosova Times Published October 21, 2024
Share
SHARE

Departamenti amerikan i Drejtësisë propozoi të hënën rregulla të reja për të mbrojtur të dhënat e qeverisë federale apo të dhënat personale të amerikanëve nga vende si Kina, Irani dhe Rusia, duke vendosur kufizime të reja në disa transaksione biznesi.

Propozimi zbaton një urdhër ekzekutiv të lëshuar në fillim të këtij viti nga Presidenti Joe Biden, i cili synon të pengojë kundërshtarët e huaj nga përdorimi i të dhënave financiare amerikane dhe të dhënave shëndetësore për sulme kibernetike, spiunazh dhe shantazh.

Përveç Kinës, Rusisë dhe Iranit, rregulli do të zbatohej edhe për Venezuelën, Kubën dhe Korenë e Veriut.

Uashingtoni është përpjekur të frenojë rrjedhën e të dhënave personale amerikane në Kinë, pjesë e një lufte të gjatë për tregtinë dhe teknologjinë.

Në vitin 2018, një komision amerikan që shqyrton investimet e huaja për kërcënime të mundshme të sigurisë kombëtare hodhi poshtë planin e firmës ‘Ant Financial’ të Kinës për të blerë kompaninë amerikane të transferimit të parave MoneyGram International. Kjo ndodhi për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë e të dhënave që mund të përdoren për të identifikuar qytetarët amerikanë.

Propozimi i bërë të hënën dha detaje për herë të parë në lidhje me llojet dhe sasitë e të dhënave që nuk mund të transferohen, përfshirë të dhënat shëndetësore ose financiare për mbi 10,000 amerikanë.

Rregulli do t’i lejonte Departamentit të Drejtësisë të zbatonte rregulloren si përmes dënimeve penale ashtu edhe atyre civile.

Zyrtarët amerikanë u thanë gazetarëve të hënën se aplikacionet kineze si ‘TikTok-u’ mund të bien ndesh me propozimin nëse transferojnë të dhëna të ndjeshme nga përdoruesit amerikanë te një kompani kineze të cilës ato mund t’i takojnë.

You Might Also Like

Sanksione të pezulluara dhe propozime për metale të rralla

Evropa po digjet, me emergjenca nga Greqia në Portugali

Axhenda ndërkombëtare

Kur Rusia ia shiti Amerikës Alaskën…

Melania Trump kërcënon me padi prej 1 miliard dollarësh kundër Hunter Biden

TAGGED: #Haker, #Iran, #Kinë, #Rusi, #ShBA
Kosova Times October 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Djali i presidentit Biden përballet me aktakuzën e dytë, kësaj here për evazion fiskal

Kosova Times Kosova Times December 8, 2023
Jashari: Jam i lumtur për golin dhe fitoren ndaj Lituanisë
Serbia edhe çilimin kërkojnë ta përfshijnë në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s!
Hovenier: Nga Qeveria e Kosovës presim të punojë në partneritet me ne
AP e KE vendos dy ditë më herët për anëtarsimin e Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?